2012-11-24

Aktiviteti fetar i Petro Nini Luarasit në SHBA 1904-1908)

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Kontributi i Petro Nini Luarasit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Aktiviteti fetar i Petro Nini Luarasit në SHBA 1904-1908)

Gazeta Kombi, 10 janar 1908


"Zgjedhjet e shoqërisë Besa-Besë ( ku u diskutua edhe per një prift shqiptar)
Folën Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’

Nga një rekord zyrtar i marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’

Veterani Guri Sevo, shkruan
“Edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonës, Petro Nini Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri po e po, por edhe në Amerikë. Më 1905 me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it,Mass, që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift...Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit...”
(Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 vmars 1908 nxorri meshën e parë shqip në BostonI vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të lkish patur atdheu tonëporsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ërmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si] u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ Kombi 22 mars 2008


Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha petro sa s’qante nga gëzimi! dikush i tha që prifti shqiptar qenkesh me të vërtetë shumë i zoti.
-përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’ Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86)

Mesha në Hudson Mass
Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur “ kombi, 27 mars 1908
Fan Noli ka shkruar:" Petro Nini Luarasi ish i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë‘’

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...