2012-11-20

Nga Flori Bruqi:Gjenerali do të kthehet ,Kosova po të pretë!

I

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, të cilën drejtësia ndërkombëtare, padyshim, do ta mbaj në mendje si gjykatën më të dështuar në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, duke mos gjetur askund mbështetje në akuzat që ua bëri ish-të burgosurve kroat Ante Gotovina dhe Mlladen Markoviq, i liroi ata pa asnjë ngarkesë. Që prej formimit të saj ICTY qellim kishte që të ndihmoj drejtësinë e të nxisë paqen në rajonin tonë, mirëpo kjo gjykatë, me në krye sidomos ish-kryeprokuroren Karla Del Ponte e degradoi drejtësinë duke relativizuar okupatorin me çlirimtarin. Çelit e Scheveningenit në vend që të ishin strehimore për vrasësit, ato u bënë konak edhe i çlirimtarëve. Luftërat e tmerrshme në hapësirën e ish-Jugosllavisë kanë një emër, padrejtësi dhe krim, i nxitur nga Serbi si agresore ndaj Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Të bërit një, në mes të viktimës dhe agresorit nuk është synim i drejtësisë.

Meritore për prishjen e imazhit të ICTY dhe tentimin për të barazuar kriminelin dhe viktimën do të ngelet përherë ish-kryeprokurorja Karla Del Ponte. Transverzalija e krijimit të së “vërtetës” e të gënjeshtrës vazhdon me serinë e të ashtuquajturit Raport i Dick Martyt, i cili u plasua në publik fuqishëm nga ana e Beogradit dhe aleatëve. Për manovrimet e çfarëdo lloji të Beogradit nuk habitem, por më irriton Prishtina zyrtare e cila me fuqinë e argumentit që ka, nuk flet për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë që nga vitet e ’90, për trupat e qindra, ndoshta mijëra shqiptarëve të djegur dhe të hedhur në furrat industriale nga forcat serbe, sidomos gjatë ditëve të sundimit të Millosheviqit në Trepça dhe Maçkaticë, e varrezat masive në Rashkë të Serbisë. Kosova ka themeluar një Institut për hulumtimin e krimeve, por çfarë është duke punuar ky Institut deri më tani pak dimë,thotë gazetari  Albinot Maloku.

Mirë se vjen Gjeneral!

Pavarësisht asaj, sa vjet kanë kaluar që nga fundi i luftërave në ish-Jugosllavi, autor i së cilave është Republika e Serbisë, sot ajo nuk e ka ndryshuar kursin e saj. E dimë shumë mirë se klasa politike në Serbi disa herë e ka përsëritur se ka ardh koha e “rehabilitimit”!. Pa shtuar këtu çka do të thotë kjo gjë? Nëse vërtet kjo gjë do të thotë, se klasa politike serbe krimet e saja i konsideron të vjetërsuara, ose ndoshta Beogradi do të pranoj rolin e gjenocidkryesit kundër popullatës jo-serbe në Bosnje dhe Kosovë? Apo ndoshta me “rehabilitim” nënkuptohet që presidenti Nikoliq e pranon që 8.000 burrat dhe djemtë e vrarë në “zonën e sigurisë” në Srebrenicë janë gjenocid dhe jo vetëm krime lufte siç e pohon ai. Ose që Serbia është e interesuar të pranoi se ka hartuar program gjenocidial kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u vranë me mijëra, gati një milion u shpërngulen me forcë nga shtëpitë e tyre e u dogjën shumë shtëpi. Fatkeqësisht, përgjigjja është, Serbia vazhdon ti mohoj të gjitha.


Procesi kundër ish-kasapëve Karaxhiq e Mlladiq, po sikurse edhe me Sheshelin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë nuk dallon nga një cirk fëmijësh. Drejtësia edhe po u vonua ajo do të dali në shesh, e bëri këtë gjë ICTY apo jo. Krimineli e ka emrin kriminel dhe duhet gjykuar, kurse çlirimtari është hero i cili pritet e nderohet siç i ka hije. Zagrebi priti me gëzim lirimin e gjeneralit Ante Gotovina. Kurse Beogradi u mllefos.

Paralelja që e ka krijuar ICTY, edhe në rastin e të pafajshmëve është e pa hijshme. Dallon rrënjësisht procesi i gjeneralit Ramush Haradinaj me atë të Ante Gotovinës. Haradinaj nuk i iku kurrë drejtësisë dhe kjo më bënë të bindur në krenarin që përçon ky burrë i luftës e i paqes. I akuzuari padrejtësisht i ICTY nga Kosova, Ramush Haradinaj është rasti i vetëm i kësaj gjykate që rikthehet në gjykim. Ka kohë që kur u vetëdorëzua në ripërsëritje gjenerali Haradinaj dhe asnjë fakt nuk u rivërtetua ndryshe nga rasti kur u lirua nga Tribunali i Hagës, mirëpo me durim e maturi këtë proces do ta kaloj çlirimtari nga Kosova.



Me 29 nëntor  2012 ICTY do të marrë vendimin për gjeneralin Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj dhe Idriz Balajn. Verdikti, pavarësisht zhgënjimit të thellë që ka provuar në opinion Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, do të jetë drejtësi për çlirimtarin. Festa e Kosovës për çlirimtarin ka arsye të shumëfishtë. Çlirimtari i Kosovës nuk i iku kurrë drejtësisë ndërkombëtare, i doli në ballë se herë që iu tek asaj ta ftojë në përgjegjësi. Çlirimtaret janë heronj e jo kriminel lufte.

II

Qeveria e Kosovës është duke ndjekur më vëmendje të veçantë procesin në Tribunalin e Hagës ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush  Himë  Harandinaj(dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit thuhet të kenë respektuar "çdo bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në këtë kuadër Republika e Kosovës është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare".

"Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush, e as nga politika", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Duke vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve të lartë institucionalë të Serbisë janë tendencë për të ndikuar në vendimin e Tribunalit të Hagës për rastin e zotit Haradinaj, në komunikatë thuhet se "qeveria e Kosovës ka qenë e kujdesshme në deklarimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë".

"Kërkojmë që edhe autoritetet e Serbisë dhe të tjerët të jenë të përmbajtur dhe të mos tentojnë të ndikojnë në vendimet gjyqësore", thuhet mes tjerash në fund të komunikatës së qeverisë në Prishtinë.
Vendimi në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, pritet me datën 29 nëntor 2012.


Ish kryeministri  Ramush Haradinaj, i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj në vitin 2010.

Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor.


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...