Zëdhënësja e EULEX-it Bardha Azari, e kontaktuar nga RTV 21 para pak minutash, as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi lajmin se EULEX-i është në aksion për arrestimin e Fatmir Limajt. Edhe avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtar. Sipas tij, po të ndodhte arrestimi i Limajt, familjarët e tij do ta informonin menjëherë. Ndërkohë, EULEX-i konfirmoi se janë arrestuar tre të akuzuarit në “rastin Kleçka” Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Megjithatë në orë n 17.00 në bazë n e EULEX-it në Fushë Kosovë ë shtë paraqitur z. Limaj i cili me kë të rast ka marr vendimin për t’u paraqitur në gjykatë. Të tillë vendimesh njohtohet se kanë marrë edhe tre bashkëluftëtarët e ish komandandit të UÇK-së z. Limaj, e për të cilët thuhet se nuk janë arrestuar.
Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Limajt thotë për Express Online se tre të arrestuarit e tjerë Naser Shala, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniqi do të paraqiten para Gjykatës Supreme të Kosovës në ora 16:00.
Ndërkaq, deputeti Limaj bashkë me të do të paraqitet në qendrën Alpha të EULEX-it në Fushë Kosovë pas orës 17:30.
Limaj nuk do të arrestohet, i ftuar nga Gjykata
Koordinatori për rastin Fatmir Limaj, Endrit Shala ka hedhur poshtë të gjitha informacionet që kanë rrjedhur për arrestimin e deputetit Fatmir Limaj gjatë ditës së shtunë.
Ai thotë se aktualisht ai me Limajn janë duke shkuar në EULEX për të marrë një ftesë për gjykatë.
“Nga aty do të nisemi drejt Gjykatës Supreme. Aty do të jemi në ora 17:30. Nuk ka të bëj asgjë me arrestimin”, tha ai.
Rrecaj: S’kam informacione zyrtare për arrestimin e Limajt
Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.
"Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim", ka thënë ai.
Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë.
Fatmir Limaj është paraqitur në EULEX, ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se cila është arsyeja që ai gjendet në EULEX, ai është shprehur shkurtimisht: “Pyetni këta [EULEX-in], sepse unë nuk e di”. /zëri/
Nis seanca e gjykimit për Naser Shalën
Në Gjykatën Supreme të Kosovës ka filluar seanca për të arrestuarin e parë në rastin “Kleçka”, Naser Shala.
Aktualisht ai është duke u marrë në pyetje.
Gjykata Supreme ka caktuar nga një seancë veç e veç për të gjithë të arrestuarit.
Avokatët këtë vendim si të paligjshëm.