Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Studime të Avancuara GAP kanë kritikuar projektbuxhetin e Kosovës që ka të bëjë me Policinë e Kosovë, i cili, sipas tyre, as përafërsish nuk përmbush kërkesat e Policisë së Kosovës, qoftë në blerjen e makinerisë së rëndë, por edhe në aspekte tjera të zhvillimit të saj.
Në muajin mars 2012, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Studime të Avancuara GAP, kanë publikuar analizën me titull “Buxheti i Policisë së Kosovës - nevojat për buxhet shtesë dhe planifikim më të mirë financiar”, analizë kjo e cila vështronte dhe analizonte buxhetin e Policisë së Kosovës që nga planifikimi deri te nevojat që ka ky institucion.

Sipas një komunikate të këtyre dy organizatave, një nga rekomandimet kryesore të theksuara në këtë analizë, ishte blerja e pajisjeve të sofistikuara për Policinë e Kosovës; dy helikopterë dhe dhjetë automjete të blinduara.
“Në bazë të studimit që është bërë nga Policia dhe nga MPB, ka dalë se dy helikopterë dhe 10 autoblinda janë të mjaftueshme në këtë kohë. Vlera e mjeteve që përmendeshin të blihen parashihej të jetë afro 20 milionë euro. Edhe organizatat tona, GAP dhe FIQ, vlerësojnë se kjo makineri për Policinë e Kosovës është e domosdoshme me qëllim të kryerjes së detyrave që i takojnë sipas ligjeve në fuqi. Mirëpo, Draft-buxheti i Kosovës për vitin 2013, nuk i përmbush aspak kërkesat e Policisë së Kosovës, qoftë në blerjen e makinerisë së rëndë, por edhe në aspekte tjera”, thuhet në komunikatë.