Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kësaj ngjarje të madhe për të gjithë kombin shqiptar, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në bashkëpunim me Institutin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me datën 28 nëntor ditën e martë do të mbajnë një Konferencë Shkencore me rastin e 28 Nëntorit 1912-Ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë nga plaku i urtë dhe i mençur Ismail Bej Qemali.
Në këtë Konferencë Shkencore do të referojnë dhe do të mbajnë kumtesat e tyre disa nga personalitetet më të shquara shqiptare nga Diaspora, Kosova, Shqipëria dhe mbarë trojet shqiptare. Ndërkohë, në ditën e ngritjes së flamurit ashtu si 100 vjet më parë në Vlorë kur u mblodhën burrat më të mirë të kombit nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqiptarët e Diasporës, më 28 nëntor në sheshin kryesor në zemër të Nju-Jorkut “Bowling Green” do të bëjë ngritjen solemne të flamurit kuqezi, flamurit të Kastriotit.