2012-11-23

“Pavarësia e Shqipërisë dhe pasojat e luftës 1912-1913”


       Prof. asc. dr. Ibrahim Gashi.

Është përuruar libri “Pavarësia e Shqipërisë dhe pasojat e Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913”, i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. asc. dr. Ibrahim Gashi.

Libri trajton tema për rrethanat ballkanike, evropiane në momentin e shpalljes së pavarësisë. Po ashtu ai flet për krijimin e aleancës ballkanike ndërmjet Serbisë, Bullgarisë, Malit Zi e Greqisë dhe kryengritjen e përgjithshme shqiptare.

Autori është përpjekur të përmbledhë fakte për Luftën e Parë Ballkanike, luftimet veç e veç për krijimin e asaj aleance, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, konferencën e ambasadorëve, ku do të caktoheshin kufijtë e Shqipërisë me padrejtësi të mëdha për shqiptarët, masakrat, shpërnguljet e shqiptarëve etj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...