2012-11-23

‘Fëmijët e Hitlerit’


Duke paraqitur telashet emocionale të pesë pasardhësve të figurave të larta naziste në luftën e tyre të tejkalimit të trashëgimisë së tmerrshme për “mëkatet e baballarëve të tyre”, dokumentari ‘Hitler’s Children’, (Fëmijët e Hitlerit), i regjisorit izraelit Kanok Zevi, një shtesë ngjethëse në vargun e filmave që temë kanë holokaustin. Pak njerëz mund të mbesin të paprekur nga subjektet e filmit, duke përfshirë edhe stërmbesën e Herman Goringut dhe vajzën e komandantit të kampit të përqendrimit Amon Ket, derisa ata përballen me ngarkesën që rrjedh nga prejardhja famëkeqe. Katrin Himler, stërmbesa e Hajnrih Himlerit, arkitektit kryesor të kampeve të vdekjes, tregon se si ka mëshuar disa gjuhë në mënyrë të në mënyrë më efektive t’i fshehë rrënjët e saj gjermane.

description

Ajo u martua me një hebre izraelit, djalin e të mbijetuarve të holokaustit dhe shkroi një libër, i cili ishte purgativ për të madje edhe pse ai e largoi prej shumë anëtarëve të familjes së saj. Niklas Franku i moshuar, djali i guvernatorit të përgjithshëm të Polonisë së okupuar, Hans Frankut, ia ka kushtuar jetën e tij përshkrimit të babait të tij përmes një libri të ashpër dhe duke ligjëruar për nxënësit gjermanë lidhur me krimet e tij. Disa prej subjekteve shihet se kanë vuajtur shumë, si Betina Goringu, e cila është tërhequr në një jetë të izoluar jashtë Nju Meksikos dhe tregon se si ajo dhe vëllai i saj i janë nënshtruar sterilizimit në mënyrë që t’i japin fund lidhjes së gjakut të familjes. Monika Get, babai i së cilës ishte bërë edhe më i njohur për famën e keqe të tij kur u luajt në film nga Ralf Fienes në filmin ‘Schindler’s List’, tregon se si në fillim aq që ishte e vetëdijshme për rolin e vërtetë të babait të saj në kamp deri kur bëri një vërejtje lidhur me të gjatë takimit me një të mbijetuar, ndërsa hasi në një reagim të tmerrshëm. Një prej momenteve më ngjethëse të filmit është përshkrimi i saj i një përfshirjeje nga paniku derisa ishte duke e shikuar filmin e Spilbergut në një kinema në Nuremberg. Ndoshta figura më patetike në këtë film është Rajner Hes, nipi i Rudolf Hesit, komandantit të Aushvicit. Duke shikuar me neveri fotografitë e fëmijërisë së babait të tij, i cili është rritur në afërsi të kampit, duke luajtur me një veturë lodër të bërë nga njëri prej të burgosurve, ai më pas e viziton Aushvicin, i shoqëruar nga gazetari izraelit Eldad Bek, ndërsa atje ka frikë se dikush do ta njohë atë. Në një segment të mëvonshëm ai shihet duke biseduar me një grup të nxënësve hebraikë, ai shpërthen në lot dhe më pas përqafohet nga ana e një të mbijetuari të moshuar të Holokaustit i cili i thotë: “Ti nuk ke qenë atje, ti nuk e ke bërë atë”. Momenti mbështetës si duket nuk duket të jetë i mjaftueshëm për ta larguar ndjenjën joracionale të fajit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...