Kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me zv.kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka folur për një bashkim të shqiptarëve pa ndryshimin e kufijve. Berisha ka theksuar intensifikimin e përpjekjeve për njësimin e çdo standardi që të krijojmë një bote shqiptare të njësuar, duke respektuar kufijtë aktualë, pasi ky është interesi i shqiptarëve sot. “Shqiptarët, kudo ku jetojnë, duhet të ndjehen një”, është shprehur Berisha.
Sa i takon zhvillimeve politike në Maqedoni, Berisha ka përshëndetur rolin stabilizues e konstruktiv që forcat politike shqiptare luajnë si dhe kontributin e tyre në sanksionimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Berisha dhe Xhaferri ndanë mendimin se marrëveshja e Ohrit është historike, pasi nëpërmjet saj shqiptarët e maqedonasit pranuan të bashkëjetojnë me kushte të barabarta.
Në kuadër të “Ditës së Alfabetit”, që festohet me 22 nëntor në përkujtim të Kongresit të Manastirit, ata ranë dakord për të ndërmarrë përpjekje të përbashkëta për rikonstruksionin e godinës, si një ndër monumentet më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve.
Berisha përshëndeti vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup, të cilin e cilësoi kryearkitektin e Shqipërisë etnike, organizatorin e udhëheqësin kryesor të lëvizjeve të mëdha, që ngritën zërin e shqiptarëve në nivelet më të larta.