2012-11-23

STAFI REDAKTUES NË PRISHTINA-PRESS


Stafi

Logo nga: Adem Ramadani www.prishtinapress.info
Prishtina Press është gazeta e parë e Kosovës themeluar me rastin e shpalljes së pavarësisë me 17 Shkurt 2008.Nga 2008 – 2010 gazeta u publikua fillimisht si mujore dhe më pas javore duke shtypur dhe shpërndarë mbi 3000 kopje në Prishtinë. Sot Prishtina Press vazhdon si publikim ditor online në Anglisht dhe Shqip.
Qëllimi i gazetës është për t’i dhënë hapësirë shkrimeve të paanshme qofshin ato të autorëve vendas apo të atyre nga mërgata shqiptare dhe jo vetëm shqiptare. Gazeta është zgjeruar në New York, Hollywood, Londër dhe shtete të tjera. Kjo gazetë bashkon inteligjencën shqiptare dhe ka synim promovimin e talenteve shqiptare dhe zhvillimin e kulturës, traditës dhe vlerat kombëtare.
Gazeta Prishtina Press është gazetë zyrtare e Kosovës, e regjistruar në Prishtinë. Historikisht gazeta u publikua nga nevoja për të dhënë informata dhe për të lidhur institucionet shtetërore me ato shoqërore nëpërmjet lajmeve dhe ngjarjeve më të fundit vendore dhe botërore.

STAFI

 

CEO/Editor

New York, USA
Email: contact@prishtinapress.info
 
Egzon Bunjaku

Egzon Bunjaku – Vushtrri, Kosovë

Web Programues & Dizajner
Egzon Bunjaku ka lindur më 20.06.1989 në qytetin e Vushtrrisë, Kosovë. Shkollën e mesme e mbaroi në “Lutfi-Musiqi” në vitin 2009. Punoi si vetëmotivues web developer gjatë viteve 2008-2010. Ka punuar web faqe te shumta Shqiptare dhe Ndërkombetare. Pëlqen Fotografinë, Kinematografinë dhe Udhëtimin.
Egzon Bunjaku posedon njohuri cilësore dhe praktike në web ndërtim, dizajnim dhe programim. Jeton në Prishtinë, Kosovë ku vazhdon studimet. Ka ekperiencë pune në kompani të njohura në Kosovë. Ka kontribuar në MosFli.TV dhe Dizajn Plus. Për Gazetën Prishtina Press merret me mirëmbajtjen e faqes, dizajnimin dhe organizimin profesional të webfaqes.
 
Gazetari Ilir Berisha

Ilir Berisha – Prishtinë, Kosovë

Gazetar – Politikë & Kulturë
Gazetar me 20 vjet pervojë dhe ish antar i Lidhjes së Gazetareve të Pavarur Zviceran. Fillet e para në gazetari i ka filluar në vitin 1990 në Zvicer, ku ka bashkëpunuar me gazeta Zvicerane dhe shqiptare, si “DRS”, “Bota Sot” dhe për radio e televizione për çështjen e ndërkomtarizimit të Kosovës. Për Europën Juglindore ka pasur lidhje gazetarie me korrespondenten Iren Meier e cila raportonte nga Praga për DRS-në. Gjithashtu ka punuar dhe për Gazetën Tagblat von Sent Galen në bashkëpunim me gazetarin Johanes Vollmer, që ka qenë zë i fortë për çështjen Shqiptare.
Ishte pjestar i UÇK-së prej krijimit të saj në aspektin propogandistik prej vitit 1990. Prej 1990-ës ka qenë antar i Komitetit të Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror, nën udhëheqjen e Xhafer Shatrit. Ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në Betejen e Kosharës, dhe ka kontribuar në aspektin e gazetarisë për shumë gazeta. Për Gazetën Prishtina Press shkruan për fushën e politikës dhe kulturës.
Glenn Holland

Glenn Holland – Mexico City

Analist – Kronika “Pulsi Meksikan”
Glenn është rritur në North Carolina, Sh.B.A., dhe ka kaluar 14 vjet në qytetin me popullatë 21 milion – Mexico City, duke studiuar, dhënë mësim dhe shkruar. Ka mbaruar fakultetin për Historia e Amerikës Latine tek Universiteti i North Carolina të Chapel Hill dhe kreu masterin për Studime Humanistike tek Universiteti Tecnológico de Monterrey në Mexico City. I intereson të lexojë dhe mësojë për historinë dhe kulturën botërore. Si hobi ka basketbollin, notimin në Oqeanin Paqësor, ngjitja në vullkane të shuara, gatimi dhe shijimi i ushqimeve të ndryshme si dhe vallëzimi.
Arqile Gjata

Arqile Gjata – Athinë, Greqi

Shkrimtar – Kulturë & Letërsi
Arqile V Gjata ka lindur më 24.6.1942 në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Në vitet 1972-75 vazhdoj Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Që nga viti 1995 jeton dhe punon në Athinë familjarisht. Bashkëpunon ngushtë me shtypin shqiptar në Athinë ku ka botuar shumë artikuj problemor për emigracionin, reportazhe, skica, poezi, tregime dhe mendime estetike.
Arqile Gjata është bashkautor në disa Antologji dhe Revista Letrare ku ka prezantuar cikle poetike, tregime dhe esse. Për gazetën Prishtina Press shërbet si kontribues në sektorin e kulturës dhe letërsisë.
Ka publikuar disa libra: “Arvanitas me shumë emër” (2000); “Kur trazohet jeta”(2005); “Kurorë me ngjyra” (2006); “Qyteti që kërkon muzikë” (2007); “Gratë e poetëve” (2009); “Një ese për jetën” (2010); “Jeta më vjen si poezi” (2010).
Aleko Likaj

Aleko Likaj – Francë

Shkrimtar – Letërsi & Politikë WEB
Aleko Likaj është lindur në Tiranë më 1949. Ka ndjekur studimet për Gjuhë – Letërsi shqipe. Gjithashtu, është Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëvre të Shqipërisë, që prej vitit 1978. Është dhe fitues në letërsi i disa çmimeve lokale e kombëtare. Për shumë vite ka punuar mësues në zonën e Dumresë dhe të Cërrikut, pastaj gazetar. Në vitet e demokracisë, për tetë vjet ka qenë në gazetën “Koha Jonë”. Boton herë pas here tregime për të rritur në shtypin letrar të kohës. Që nga viti 2001 jeton me familjen në Francë. Ka shkruar edhe pjesë teatrale për fëmijë e teatrin e kukullave, skenare. Për Gazetën Prishtina Press është kontribues i letërsisë dhe në fushën e politikës me analiza.
Është autor i 12 librave me tregime, romane, novela e përralla për fëmije: Guximi, Trimi i vogël i Skënderbeut, Nata e fundit e Ballaban Pashës, E fshehta e asaj dite, Thesari në fund te detit, Amant bariu, Vrasja e refugjatit, Porta hapet në mesnatë, Princi që çmendi perandorin, Bardi i Shpend Ujmirit, Goni nuk do të luaj më.
Agim Gashi – Drenica

Agim Gashi (Drenica) – Francë

Shkrimtar – Kulturë & Letërsi
Agim Gashi u lind me 28.04.1959 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Polac, kurse gjimnazin në Skënderaj. Ka ndjekur studimet në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Gjatë vitit 1980/81 ka punuar në arsim, kurse prej vitit 1986 punësohët në Organizatës Punuese Kosovatrans në Mitrovicë, njësia në Skënderaj.
Ardhja e masave të dhunshme serbe e gjen në këtë organizatë punuese ne krye të Sindikatës se pavarur, ku ishte kryetar i saj. Kjo bëri që në mbarim te vitit 1990 në mënyrë të dhunshme të largohët nga puna. Në gusht te vitit 1991 emigron jasht atdheut. Fillimisht në Gjermani e më vonë në Francë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Në vitin 2005 ka punar mësues në Montbiliard të Francës ne shkollën shqipe me mësim plotësues, më fëmijët e bashatdhetarëve tanë. Me krijime letrare ka filluar te mirrët që në bangat e shkollës se mesme. Ka bashkëpunuar me te gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe, si me: “Zëri i Rinisë”,”Pionieri”,”Gazeta e pionierëve”,”Bujku”,”Rilindjën për fëmijë”, “Thumbi” e tje. Që nga viti 1985 bëhet bashkëpunëtor i jashtëm i “Zërit të Rinisë” dhe që nga ky vit mbante edhe rubrikën e përhershme në faqët e humorit “Fotografia që flet”. Shkruan poezi për të rritur e fëmijë dhe humor. Në letrat shqipe është prezent qe tri dekada. Për gazetën Prishtina Press është kontribues i fushës së letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Në vitin 2009 ka botuar përmbledjën me vjersha për fëmijë më një titull shumë simpatik “Gjysh të kam shoqe”e cila u pritë shumë mirë nga kritika dhe lexuesit. Ka në dorëshkrim edhe një përmbledhje tjetër me aforizma dhe vargje satirike dhe një me poezi për të rritur, qe do të sheh dritën se shpejti.
Kujtim Stojku

Kujtim Stojku – Tiranë

Shkrimtar – Kulturë & Letërsi
Kujtim Stojku, ka lindur në Dibër me 12.2.1964. Pas mbarimit të shkollës në vendlindje ka mbaruar gjimnazin.
Ka studiuar në Institutin e Kulturës Italiane pranë fakultetit të gjuhëve të huaja dega Italisht me 1995. Më pas ka ndjekur studimet në Nations University për degën master në Sh.B.A.
Ka filluar të shkruaj poezi që në moshen 13 vjecare. Ka botuar artikuj të ndryshëm në Tirane nga viti 1990 në gazeta te ndryshme.
Aktualisht banon në Tiranë. Për gazetën Prishtina Press është kontribues në letërsisë dhe kulturë.
 
Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) Avdyli – Zvicër

Shkrimtar – Politikë WEB
Është i lindur me 05.09.1960 dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, një vend me tradita kulturore dhe kombëtare. I takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).
Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar. Ndër të parët u vu në krah të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shtëpia e tij ka qenë bazë e UÇK.
Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër„Qëndresa“, në të cilën ka qenë Kryeredaktor i saj. Ka kryer shkollën fillore„Ganimete Terbeshi“ në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm. Fakultetin Filologjik e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe me notën mesatare 8,11 dhe është Profesor i Letërsisë. Pas Universitetit ka kryer kursin pasuni-versitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Maradhëniet Ndërkombë-tare dhe Diplomaci dhe ka filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi poashtu i Maradhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci që i përfundoi dhe mbrojti temën e magji-straturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës.
Ai është poet i njohur shqiptar, shkrimtar e publicist. Ka kryer një varg kursesh të tjera profesionale të Gastronomisë, Informatikës dhe të përkthi-mit të gjuhës gjermane. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Lidhjes së Autorëve të Zvicrës (AdS) dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Botëror Shqiptar.
Vullnet Mato

Vullnet Mato – Tiranë

Shkrimtar – Kulturë & Letërsi WEB
Poet dhe prozator, lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Pasi i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga Saranda në moshë të re dhe punoi kinomekanik në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj e më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë. Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007), “Poezi të zgjedhura” (2010). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse” (1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004),”Vajza e Kyçur”(2007) “Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar” (2009).
Murat Gecaj

Prof. as. Dr. Murat Gecaj – Tiranë

Profesor/Shkrimtar – Kulturë & Letërsi
Ka lindur në fshatin Bujan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më 29 mars 1940, në një familje me tradita atdhetare. Pasi kreu studimet e larta me vlerësimin “shumë mirë”, për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitet 1963-1965 punoi redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pionieri”. Ka studiuar e botuar dhe vazhdon punimet e tij për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, veçanërisht nga Kosova. Në vitin 1992, mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i shkencave pedagogjike”. Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Në 2011, është përfshirë në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, me detyrën përgjegjës i sektorit të shtypit e i marrëdhënjeve me publikun.
Për një periudhë afër 55-vjeçare, është autor i mjaft shkrimeve e studimeve, në gazeta e revista shqiptare. Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj.
Një vit pas luftës në Kosovë, e vizitoi këtë për herë të parë. Përshtypjet e tij i botoi në librin “Si e pashë unë Kosovën” (Tiranë, 2000), i cili mori vlerësimin “Mirënjohje e Kombit”. Në vazhdim, publikoi librat: “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001; ribotuar më 2008), “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”(Kumanovë, 2002) e “Filologë që nuk harrohen”(Tiranë, 2002) dhe “Salih Myftar Kolgeci-monografi” (Tiranë, 2006; librin jetëshkrimor ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010),”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”-përmbledhje kujtimesh(Tiranë, 2010) dhe ”Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011).
Faik Krasniqi

Faik Krasniqi – Prishtinë, Kosovë

Publicist/Poet/Politikolog – Kulturë & Politikë
Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë.Me profesion është publicist, poet dhe politikolog. Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Gjermani. Gjatë qëndrimit në mërgim, në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane, si; ”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur” dhe” Rheinische Post” etj, etj. Për gazetat shqipe prej vitit 1997-2000 ka qenë publicist pranë gazetës së përditshme ”Bota Sot”, si dhe për gazetat” 24 Orë”, ” Dita” etj. Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës elektronike”TAKENEWS.INFO”. Momentalisht është publicist dhe redaktor pranë gazetës elektronike”Nacional Albania”, si dhe publicist pranë gazetave ditore në shqip ”Infopress” (Kosovë), ” Tribuna Shqiptare” (Kosovë), dhe kohë pas kohe edhe në gazetat tjera në shqip, gazeta”Sot” (Shqipëri), gazeta”55”, ”Koha e Re” (Maqedoni), ”Lajmpress”(Maqedoni), ”Kosova Sot” (Kosovë), ”Bota Sot” (Kosovë), si dhe kontribues në shumë gazeta elektronike.Është publicist, poet dhe shkrimtar i njohur në të gjitha viset shqiptare por edhe jashtë saj.
Në gusht të 2010 në shtëpinë botuese ”ADA” në Tiranë ka botuar librin romantik me poezi ”Ëndrrat për ty”, si dhe të njëjtin libër e ka botuar në dhjetor të 2010 në anglisht në SHBA me titullin ”THE DREAMS FOR YOU”. Për Gazetën Prishtina Press shkruan për fushën e politikës dhe kulturës.
Cenë H. Pushkolli

Cenë Pushkolli – Prishtinë, Kosovë

Gazetar – Aktualitete
Cenë Hamit Pushkolli, ( 1950, Prishtinë) si fillorist nën mësimdhënien e patriotit e atdhetarit të madh të kauzës gjithëkombëtare shqiptare dhe
poetit të shquar prof. Behram Hoti, është “indoktrinuar” me atdhedashuri. Ka mbaruar gazetarinë pran Institutit të gazetarisë dega: gazetaria konsultative-diplomatike në Beograd. Shkrimet e para i ka të botuara në “Zëri të Rinisë”, në “Rilindje”, “Bujku”, “Shkëndija” “Kosovare”, me fjalë të tjera në shtypin e atëhershëm të Kosovës.
Pas dëbimit nga puna 1991 ai bashkë me disa shokë themelojnë shoqatën “Bashkimi”, aty angazhohet në cilësi të kryeredaktorit të edicionit të librit “Ittifak si edhe i revistës “Bashkimi Paqësor. Pas lufte rreth një vit ka qenë kryeredaktor i gazetës së përditshme “Pavarësia News”, pasi kjo gazetë nuk ka pasur “jetëgjatësi” është punësuar në gazetën e përditshme “Tema R”, në cilësi të zv/kryeredaktorit, mjerisht edhe kjo gazetë nuk ka pasur “jetëgjatësi”.
Aktualisht është kryeredaktor i gazetës javore informative ”OPINION PLUS”, në Prishtinë. Shkruan tema nga aktualiteti, por më së shumë shkruan në fushën e politikës, posaçërisht shkrime me karakter kombëtar, disa nga këto shkrime të z. Cenë Pushkollit gjenden nëpër web faqe të ndryshme të internetit.
Bujar Plloshtani

Bujar Plloshtani – Shkup, Maqedoni

Poet/Publicist – Analizë Kritike
Bujar Plloshtani u lind më 18 dhjetor 1983.Në vitin 2002 nisi studimet për Drejtësi në Universitetin e Europës Juglindore. Nëntor-Dhjetor 2005, publikon librin e parë me poezi “Heshtja e poetit”. Dhjetor 2005, si anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë viziton “Goethe Haus” , “Goethe Museum” & “Ekspozitën Friedrich Schiller” në Frankfurt/Main.
Shtator 2006, merr pjesë në Festivalin e poezisë “Portiku poetik”, Dibër. Qershor 2007, merr pjesë në Festivalin e poezisë “Netët korçare të poezisë”, Korçë.Qershor 2009, merr pjesë në Festivalin e poezisë “Poezia Jonike”, Sarandë. Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve “Pushkin” dhe zgjedhet kryetar i saj. Nëntor 2007, Shtëpia botuese “Asdreni” i publikon librin poetik “Nga regjia e shpirtit”.
Nëntor 2007, merr pjesë në Netët poetike “Takime nën Rrap”, të organizuar në Shkup. I jepet çmimi “Për vepër erotike” botuar brenda dy takimeve. Janar 2008, fiton Çmimin e dytë për punimin më të mirë shkencor në nivel republikan. Drejton dhe organizon Festivalin e poezisë “Poezia, art i fjalës”, Tetovë. Tetor 2008, boton librin me poezi të zgjedhura nga autorë të botës “Perla e poezisë botërore”. Shtator 2009, boton librin me letra filozofike “Traktati mbi arsyen e mendimit”. Gusht 2010, merr pjesë në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”. Tetor 2010, boton librin me poezi filozofike “Mbi arsyen e fjalës”.
Pilo Zyba

Pilo Zyba – Athinë, Greqi

Publicist, Shkrimtar – Kulturë & Letërsi
Poet, prozator, fabulist, publicist, kritik, gazetar dhe përkthyes. Antar i lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë që nga viti 1982. Në vitin 1990 emigron në Greqi ku jeton edhe sot, në shtepinë e poetit të madh grek, Janis Ricos. Pjesmarrës në Anthologjinë e parë në emigracion “Balada e largësive” Athinë 1995.
Bashkëpuntor i të gjitha gazetave që dalin në Athinë dhe Shqipëri, bashkëpuntor special i kolegjiumit të revistës letraro-artistike “Pegasi” që boton zoti Griigor Jovani. Shkrimtar në prefesion të lirë në shtetin grek. Drejtor i (Shtëpisë së redaktimeve dhe krijimeve letrare “ELENA” ). Krijimtaria e tij eshte botuar ne Anglisht, Frengjisht, Greqisht, Rumanisht.
Botimet: (Për fëmijë): Cicërimë në degë të shpirtit, Këngët e burimit tim, Alo…babi, Pyetjet e vogëlushit, Vijnë zogjtë nga mërgimi, Ku ta gjëj gjyshin, Aventurat e Elonës, Rruga drejt lirisë v. I, II, Aventurat e Gabrielës, Ekzili i ëndërrave, etj. (Për të rritur): Kam mall, Vizitë te miqtë e mi të vjetër, Gomari dhe patat, Këmborët, Nga ditari i një të çmënduri, Rruga për te ju, Karjera e Miço Qullit, etj.
Raimonda Moisiu

Raimonda Korça – Connecticut, USA

Poete/Publiciste – Kulturë & Letërsi
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në Korçës. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet ’60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj.
Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si “Gruaja e vitit në komunitet”, nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez.
Pese poezi lirike dhe me ton qytetar të poeteshës korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhën në Festivalin Ndërkombetar të Poezisë 2009, e quajtur Netët Poetike te Strugës, si një ndër më të arrirat dhe e kohës, duke hyrë në antollogjinë boterore: “Who’s Who” me titull “Poezi nga pesë continentet.
Botimet letrare: Jeta mes dy dashurive”, “Dashuria nuk ka emër”, “Sikur s’më ke puthur kurrë”,“Lulëkuqja e Egër”, “Duke kërkuar Ardianën”, “Gërhitja e gjeneralëve”, “Pafajsia e Evës”, -”Gjëmimi i
moshave”, “Maska e intelektit”, “Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut”.
Keze Kozeta Zylo

Keze Kozeta Zylo – New York

Shkrimtare – Aktuale & Letërsi
Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, K. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit. Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.
Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane të Shqipërisë si dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” . Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në Bramson ORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut.
Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan. Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA, 2007-2010.
Botimet: Monumenti i Lotit (2005); Pranverë pa Mimoza (2006), Mjellmat po të vijne (2008), Nje fjongo dielli nga New Yorku (2010), Refleksione shpirterore (2010).
Myzafer Muharremi

Myzafer Muharremi – Prizren, Kosovë

Aktuale - Politikë
Myzafer Muharremi rrjedh nga një familje e lartë intelektuale dhe patriotike nga trevat e Prizrenit, nga Opoja (Brruti i Madh). Ka lindur në Prizren me 01.01.1950. Fakultetin teknologjik e kreu po në Prizren, ku magjistroi po në të njëjtin fakultet për teknologji industriale në vitin 1980.
Nga viti 1978 – 1991 ai punoi në ” Printaks ” të Prizrenit, kurse me 01.08 .1991, organi i dhunshëm serb e deboi nga puna me pranga sepse ai shkroi një artikull në gazetën e përjavshme kroate me emër ” DANAS ” nr: 444 të datës 20 .08.1990 me titull “Aventura e Rezikshme ” ose (Opasna Avantura ). Myzaferi ishte i pari shqiptar nga Kosova që sulmoi drejtëpërdrejtë kreun jugosllav të asaj kohe.
Babai i tij, Shqefqet Muharremi, sot 90, vjeç, është luftëtar i gjallë i Ballit Kombëtar në Kosovë, i cili plot 37 muaj luftoi në malet e Koritnikut dhe Pashtrikut (1943 – 1945).
Sot, Myzaferi jep mësim në një shkollë speciale për fëmijë me nevoja të veçanta.
Faton Mehmeti

Faton Mehmeti – Ferizaj, Kosovë

Aktuale – Letërsi
Faton Mehmeti ka lindur në Ferizaj me 12.09.1982. Ka mbaruar fakultetin e  filologjisë, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe, dhe vazhdon masterin po në këtë drejtim.
Merret me shkrime të ndryshme: poezi, recensione, vështrime letrare si dhe shkrime (opinione) të ndryshme në gazetat ditore. Hobi ka futbollin, dhe i pëlqen të vizitojë dhe të njohi kultura dhe njerëz të huaj. Punon si mësimdhënës në shkollë fillore, dhe ligjëron lëndën gjuhë dhe letërsi shqipe.
Flori Bruqi

Mr.sci. Flori Bruqi – Prishtinë, Kosovë

Kulturë – Letërsi WEB
Flori Bruqi lindi më 29 qershor 1952 në Isniq të Deçanit ,Republika e Kosovës. Studioi Mjekësinë dhe Diplomoi në Fakultetin e Defektologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Beogradit, Republika e Serbisë. Ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Prishtinës, Republika e Kosovës, ku fitoi gradën shkencore magjistër i shkencave fiziologjike, 2005. Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Vecer” – Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Ka shkruar mbi 30 libra, prej tyre shkencore janë dhjetë si dhe një numër të madh punimesh shkencore nga lëmia e mjekësisë dhe defektologjisë. Ka mbi 21 punime në revista të ndryshme shkencore në përiudhën 1974-2011. Është drejtor ekzekutiv i kompanisë “Flomed “nga Prishtina prej vitit 1987 e deri me tash. Kompania “Flomed” që nga themelimi në ish Jugosllavi ka bërë plasimin në treg të barërave dhe produktve tjera medicinale. Kurse tash në Republikën e Kosovës plason produktet dezinfektuese –higjenike të Kompanive faramceutiko-kimike Schülke-Mayr GmbH dhe Borer chemie AG.
Viron Kona

Viron Kona – Tiranë

 Shkrimtar, Publicist & Letërsi & Kulturë
Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore; Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme. Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981; Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!”
Krijimtaria letrare artistike:
Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”,“Pulëbardhat përbindëshe”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bublinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bublino!”, “E fshehta e pyllit”, ”Dardi”, ”Dardi në gadishullin e  vetëtimave”,“Të çuditshmit!”, ”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë), “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”, “Drithërimat e yjeve”, “Dëgjoma zemrën, Budapest!”, ”28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”,  “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”,”Shpëtoni papagallin Çate!”,  “Për ju, miqtë  e mi” etj. Ka botuar  edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta  revista brenda dhe jashtë vendit.
“Kam kënaqësi që bashkëpunoj me Prishtina Press dhe vlerësoj fisnikërinë dhe devotshmërinë e stafit të saj, si dhe punën mjaft të vlerësueshme  atdhetare, kulturore dhe artistike.” V. K.
Akil Mark Koci

Prof. Dr. sc. Akil Mark Koci

 Arte – Muzikë & Kulturë WEB
Kompozitori, pedagogu, publicisti dhe organizatori i jetës muzikore në Kosovë, tash e pesëdhjetë vjet, AKIL MARK KOCI, është lindur në Prizren më 1 shtator 1936, ku kreu edhe shkollën e mesme të muzikës në degën e teorisë, në vitin 1957. Studimet e larta për teori, i vijoi pranë Akademisë së Muzikës në Sarajevë në vitin 1962, ndërsa ka studiuar kompozimin, në Akademinë e Muzikës në Shkup, në vitet 1973. Në vitet 1979 – 1981 mbaroi studimet pasuniversitare, shkallën e tretë në muzikologji, në Akademinë e Muzikës në Sarajevë. Në janar të vitit 2012,mbrojti dhe fitoi gradën shkencore Doktor në shkenca Etnologji,Folklor dhe Art në Tiranë.
Një figurë unike e artit mistik, muzikës, prof. Koci u bë i njohur përmes kompozimeve në zhanrin e të gjitha gjinive, atë të këngës popullore, Zambaku i Prizrenit, argëtuese dhe serioze. Ai është konsideruar si babai i muzikës moderne shqiptare. Fitues i shumë shpërblimeve brenda dhe jashtë vendit, si dhe është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.
Veprat e Akil Kocit, autor i të parit balet kosovar (“Sokoli e Mirusha”), janë ekzekutuar në mbi 70 shtete të botës. Ato përshkohen tejembanë nga fryma kombëtare. Në to ndjehet krenaria e të qenit shqiptar e atdhedashuria e pakufishme. Në kohën e regjimit komunist, një vëlla i Akilit, me banim në Shkodër, vuajti shtatë vjet burg politik, ndërsa familja dhe të afërmit e tij u përndoqën e u keqtrajtuan në mënyrë sistematike.
Vokal & Piano: 
* Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.
* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.
Ymer Halimi

Dr. Sc. Ymer Halimi – Prishtinë, Kosovë

Profesor/Shkrimtar – Politikë & Aktualitet
Dr. Sc. Ymer Halimi ka lindur në Kozhicë të Skenderajt. Ka lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës që ishte përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). Ymer Halimi është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore.
Dr. Sc. Ymer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri, shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe Elektroteknikën në Prishtinë. Gjatë studimeve, falë sukseseve të arritura ishte edhe bursist i Universitetit. Studimet pasuniversitare I kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që nga viti 1977. Mes viteve 1992-2000 Ymer Halimi ka qenë anëtarë i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Sc. Ymer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2007. Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit.
Veprimtaria botuese profesionale : R .Gashi, Y. Halimi dhe të tjerë; “Teste për provim pranues në Fakultetin e mjekësisë” NB. Rilindja. Prishtinë, 1996; “Zgjedhje problemesh të fizikës,” (1984); “Fizikë mjekësore me Biofizikë,” (1996); “Elektronikë për Fizioterapi,” (2003); “Fizikë për farmaci,” (2003); “Fizikë për farmaci,” (2011); Y. Halimi; me bashkëpunëtor, “Ushtrimet eksperimentale,” (2003).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...