Nga Flori Bruqi
Siq kemi theksuar edhe më parë(Floripress)Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan Milosheviq, për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1999.
Kjo informatë u zbuluar nga ish ministrja e Jashtme bullgare Nadezhda Neynski (atëherë Nadezhda Mihajlova), në dokumentarin "Operacioni Patkoi," të kanalit privat bullgar bTV.
"Ia sigurova ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Ficsher - respektivisht NATO-s – raportin që posedonte qeveria bullgare dhe që tregonte qartë se ekzistonte plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershme të shtetit Milosevic, e që kishte dy qëllime.
I pari – shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe i dyti, spastrimi i Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ky plan gufoi me depërtimin e masave të mëdha të shqiptarëve nga Kosova. Ka filluar në fund të muajit shkurt 1999", ka thënë Neynski, aktualisht deputete, në dokumentarin e titulluar "Historia sekrete e Planit Patkoi".
Dokumentari zbulon informacione se si operacioni “Patkoi” i Milosheviqit u rrëmbye nga zbulimi ushtarak i Bullgarisë dhe iu dha qeverisë bullgare të partisë djathtiste UDF (Unioni i Forcave Demokratike) dhe kryeministrit Ivan Kostov (1997-2001).
Sipas ministres së atëhershme Neynski (Mihajlova), kabineti i Kostovit vendosi që t’ia ofroj NATO-s informatat, të cilat pastaj ajo ia dorëzoi si raport ministrit të atëhershëm të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer.
Fushata e pastrimit etnik në Kosovë, ishte arsyetimi formal i NATO-s për intervenim ushtarak në Kosovë në vitin 1999, në kampanjën tremujore të bombardimeve të Serbisë, përmes të cilave u larguan forcat e Slobodan Milosheviqit nga Kosova.
Operacioni "Patkoi" i Serbisë (atëherë ende mini-Jugosllavi e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi), besohet të ketë filluar si një operacion kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga Kryeministri i tashëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dokumentari i bTV për këtë plan përqendrohet edhe në refuzimin e Bullgarisë për të pranuar refugjatët nga Kosova gjatë krizës së vitit 1999, duke theksuar se qëndrimi i qeverisë ishte "i drejtë".
"Ju e dini se kishte presion të madh në Bullgari që të pranonte refugjatët”, thotë Neynski, duke theksuar se autoritetet e atëhershme bullgare ishin të shqetësuara për "palestinizimin" e mundshëm të konfliktit të Kosovës.
"Për fat të keq, në Ballkan këta njerëz mund të kishin siguruar lehtë armë, dhe do të mund të bënin sulme në Serbi përmes kufirit tonë, duke përfshirë shtetet fqinje në konflikt dhe duke e ndezë në zjarr Ballkanin.
Pra, kjo çështje korrespondon me çështjen e komentuar atëherë dhe sot - nëse Bullgaria bëri gabim që nuk pranoi refugjatët. Besoj se ky vendim ishte kryesori për të siguruar stabilitetin e Bullgarisë”, thotë ish-ministrja.
Sipas saj, qeveria bullgare që në vitin 1999 i siguronte NATO-s raporte për planin “Patkoi”, edhe pse shërbimi inteligjent ushtarak paralajmëroi se informacioni nuk mund të verifikohet.
"Kur ke të dhëna të tilla, është logjike që ne do t’ua sigurojmë ato partnerëve tanë. Në qoftë se ata e shohin të jenë jo bindëse, kanë të drejtë të mos i përdorin. Por, ky ishte një alarm që ne si politikanë me përgjegjësi kombëtare duhej ta përcillnim me qëllim të mbrojtjes së vendit tonë”, thotë Neynski, duke shtuar se ministri i Jashtëm gjerman, Fischer, e mori me seriozitet raportin e zbulimit ushtarak bullgar.
Neynski gjithashtu komentoi pohimet se “Plani Patkoi” i Milosheviqit, për spastrimin etnik në Kosovë, nuk ka ekzistuar por se është fabrikuar nga inteligjenca perëndimore për të arsyetuar bombardimet kundër Serbisë.
"Ky plan ka ngritur shumë emocione, sepse në esencë ka legjitimuar luftën në Kosovë - domethënë, për të gjetur një shpjegim për çështjet për të cilat janë brengosur, nëse shkalla e madhe e eksodit është shkaktuar nga bombardimet apo diçka tjetër.
Përgjigja është se ato janë shkaktuar nga diçka tjetër dhe se ky ishte ‘Plani Patkoi’ i shërbimit inteligjent serb”, shpjegon ajo, duke shtuar se dëbimi masiv i shqiptarëve etnikë nga Kosova ka filluar rreth 25 shkurt 1999, “kur nuk kishte logjikë që këta njerëz që të largohen nga Kosova".
"Nuk ka asnjë mënyrë që 400 mijë njerëz të zbresin nga malet e ta braktisin Kosovën. Nuk duhet të jesh politikan ose një oficer i zbulimit që ta dini këtë. NATO dhe koalicioni ndërkombëtar nuk ishin amatorë që do të merrnin thjeshtë një pjesë të informacionit. Ai ishte i verifikuar nga të gjithë dhe u zbulua se ka të vërteta në të”, thotë Neynski.
"Unë përfundimisht besoj se Bullgaria u soll në mënyrë shumë dinjitoze atëherë, dhe arriti të parandaloj ndoshta ngjarjet dramatike në rajon".
Në operacionin „Patkoi“ ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.
Komandant i armatës së tretë ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.
· Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:
- pesë brigada,
- një njësi policore ushtarake dhe
- një regjiment aviacioni.
Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë edhe korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi,
si:
· Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga:
- Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
- Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
- Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
- Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
- Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
- Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
- Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
· Korpusi 37 i Uzhicës me:
- Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe
- Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë kishte ardhur edhe:
· Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:
- Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa si dhe
· Korpusi 12 i Novi - Sadit që në përbërje kishte:
- Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte stacionuar edhe:
· Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:
- Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.
Këtu ishte edhe:
· Korpusi special i Beogradit me
- Brigadën e parë të Blinduar,
- Brigadën speciale 72 dhe
- Brigadën 63 të parashutistëve.
- Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
- Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa
- Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Në këtë operacion famëkeq, ishte angazhuar edhe:
· Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:
- Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
- Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
- Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
Skema: Plani 1 + Plani 2 i Operacionit “PATKOI”
Strukturat e MUP’it dhe njësitë paramilitare serbe
Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
- policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç
- Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
- Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
- Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, e ashtuquajtura UDB-ë, e cila konsiderohej si syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë. Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte z. David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë (UDB-a), për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.