Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Mitrovicë u bë zbulimi i shtatores së heroit Isa Boletini. Me këtë rast, u vlerësua lart figura e Boletinit dhe kontributi i tij për themelimin e shtetit shqiptar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues institucionalë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Kryeministri Hashim Thaçi, tha se festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është i natyrshëm.
“100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë shënon fillimin e ri për gjithë shqiptarët, shekullin e ri, shekullin e fuqizimit dhe të bashkimit të kombit shqiptar”, tha Thaçi.
Figurën e Isa Boletinit, Thaçi e ngriti në piedestalin më të lartë të kombit:
“Me Isa Boletinin vinte historia e lavdishme e kryengritjeve të vitit 1908, kryengritje të frymëzuara nga kolosi i pavarësisë së Shqipërisë, ideologu dhe strategu Hasan Prishtina. 400 bashkëluftëtarët e Isa Boletinit, përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha tha se ndihet krenar që është bashkëkombës i Isa Boletinit.
“Isës ju blatuan shumë arë, prona dhe çifligje, por ai nuk i ndërroi kurrë ato me gurët e Boletinit, sepse kish besë dhe i jepte besë një kombi të tërë, nga Mitrovica në Vlorë”, tha Basha, transmeton RTK.
Ndërsa, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se amanet i Isa Boletinit ishte që nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe cenim te integritetit territorial.
“Ky apel është ende gjallë, integriteti dhe sovraniteti është i paprekshëm”, tha Ahmeti.
Me këtë rast foli edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili tha se vetëm një Shqipëri e bashkuar është e pranuar për të gjithë shqiptarët.
“Rikthimi i Isa Boletinit në bronz pas një shekulli në Mitrovicë, është sinjal i qartë se në këto toka kumbojnë minutat e bashkimit. Rroftë Shqipëria e natyrshme, rrofte flamuri kombëtar”, tha Boletini.
Ai bëri thirrje nga institucionet e Kosovës që të bëjnë rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit. Kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati tha se po bëhet gjithçka që është e mundur për të verifikuar ADN-në e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të marra nga varrezat e Podgoricës në vitin 1998. Eshtrat e Isa Boletinit vazhdojnë të qëndrojnë në Mitrovicë, duke pritur rezultatet e ADN-së.
--------------------------------------
Shtatorja e patriotit dhe atdhetarit të shquar Isa Boletini është inaguruar në Mitrovicë, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të politikës shqiptare. Ceremonia është hapur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati i cili ka shprehur rëndësinë e një evenimenti të tillë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Lulzim Basha: Burrat si Isa Boletini, gjeneza e pavarësisë
I pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha i cili në fjalën e tij ka përmendur faktin se Boletini luftëtar i lirisë që në moshën 17 vjeçare, së bashku me trimat e tij janë garda e parë shqiptare.
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi rolin e Isa Buletinit në mbrojtjen e pavarësisë shqiptare të asaj kohe.
“Burrat si Boletini lindin rrallë janë gjeneza e pavarësisë”- u shpreh Basha.
I pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha i cili në fjalën e tij ka përmendur faktin se Boletini luftëtar i lirisë që në moshën 17 vjeçare, së bashku me trimat e tij janë garda e parë shqiptare.
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi rolin e Isa Buletinit në mbrojtjen e pavarësisë shqiptare të asaj kohe.
“Burrat si Boletini lindin rrallë janë gjeneza e pavarësisë”- u shpreh Basha.
Ali Ahmeti: Isa Boletini nuk reshti për aspiratën kombëtare
I pranishëm në këtë ceremoni kreu i BDI-së Ali Ahmeti vlerësoi figurën e Isa Boletinit, që u bë frymëzim për të gjithë luftëtarët dhe që nuk reshti asnjëherë së luftuari për aspiratën kombëtare.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka vend për të folur për ndarjen e Kosovës, pasi kjo është një çështje e mbyllur.
I pranishëm në këtë ceremoni kreu i BDI-së Ali Ahmeti vlerësoi figurën e Isa Boletinit, që u bë frymëzim për të gjithë luftëtarët dhe që nuk reshti asnjëherë së luftuari për aspiratën kombëtare.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka vend për të folur për ndarjen e Kosovës, pasi kjo është një çështje e mbyllur.
Hashim Thaçi: Sot Isa Boletini kthehet në Mitrovicën e tij
Pasi ka përshëndetur të pranishmit kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se 100 vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s, dhe Kosovën të pavarur, dhe se sovraniteti i saj nuk do të cënohet.
“Në këtë 100 vjetor, Shqipëria anëtare e NATO-s. Kosova ka hyrë në 5 vjetorin e pavarësisë së saj. Janë këto arritje historike për të cilat u flijuan brezat”- theksoi Thaci.
Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili në emër të familjes së tij dhe pasardhësve të atdhetarit të shquar ka falenderuar të pranishmit dhe ata që bënë të mundur vendosjen e shtatores në Mitrovicë.
Aktiviteti është përmbyllur me një performancë të ansamblit të valleve Shota.
Flori Bruqi