2012-11-20

Izet ABDYLI ,,Zogu i vjeshtës” vjersha për fëmije, botoi Shtëpia Botuese ,,Beqir Musliu” Gjilan


Recension




Libri me i ri i Izet Abdylit ,,Zogu i vjeshtës” me vjersha për fëmijë, që ka për botues Shtëpinë Botuese ,,Beqir Musliu” në Gjilan, vjen si një dhuratë në njëqindvjetorin e pavarësisë, pas katër librave te deritashëm të autorit: ,, Fjalë Zemre” poezi 1995 ,,Prelud Poetik“ poezi (grup autoresh ) 1997 ,, Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi 2005 dhe ,,Në mes jetës dhe vdekjes”(fletëza ditar lufte) 2008. Ndonëse libri është strukturuar në tri cikle : ,,Këngë e lule” ,,Zemër Ilire” dhe ,,Rreze Drite” tematika e vjershave është e ngjashme dhe pothuaj që në tërësi korrespondojnë me njëra tjetrën, ngase fryma e shpirtit poetik te autorit është derdhur në vargje si një puhizë e lehtë që e bën lexuesin ta lexoi me një frymë.

Në vjershat e poetit si një defile shpaloset historia jonë me tërë trimërinë, krenarinë por edhe tragjiken e saj. Libri niset me vjershën antologjike ,,Atdheu” e cila si një prelud bën hapjen e librit, për tu shpalosur pastaj magjia e artit poetik në vjershat tjera te librit. si: ,,Kosovë ke një emër” ,,Gjaku ta dha emrin Drenicë e kuqe” ,,Pavarësia” ,,Vogëlushet dhe tanket” , ku si një vargan radhiten epokat dhe heronjtë e Drenicës në periudha të ndryshme historike duke përshkruar vazhdimësinë e trimërisë. Lufta e Drenicës me tërë përmasën e saj heroike por edhe fundin tragjik duke dhënë portretin e tribunit popullor Shaban Polluzha na paraqitet te poezia ,,Pranvera e Lirisë po tretej larg larg”. Një vend të rëndësishëm në libër zënë edhe vendlindja me gjithë bukurit e saj, duke përshkruar peizazhet si:

Mbi fushat tua
Pranvera derdhë blerimin,
E mbi kodra e male
Ndriçon dielli anekënd.

( Vendlindjes)

Dashuria dhe përkujdesja ndaj familjes pasqyrohet përmes vjershave përkushtuese për nënën si: ,,Këshilla e nënës” dhe ,,Fjalët tua të urta”, pastaj edhe shqetësimet e vajzës së tij lidhur me robërinë dhe pyetjet e saja se: .. kur ikin barbarët, me mjeshtri janë prezantuar përmes vargjeve:

Dëgjo bija ime,
Kush ka shkel këtë tokë
Ka ardhur kokëlartë,
Ka shkuar kokëposhtë!

(Kur ikin barbaret”

Në këtë libër janë portretizuar edhe figura te rëndësishme si poet, shkrimtarë e luftëtarë të lirisë si: Naim Frashëri, Migjeni, Rifat Kukaj, Ymer Elshani, Ragip Halilaj etj. Një e veçantë e librit është e dhe vërja në spikamë e dukurive negative përmes satirës e humorit si të vjershat ,,Kush ha misër bëhet ministër” ,,Dhelpra dhe Ujku” ,,Bardhësi bore”etj. Në fund si një emblemë identifikuese e librit për të gjithë të rënët për liri, përmbyllet libri me vjershën ,,Rreze lirie”.

Ilustrimet e bukura të disa prej këtyre vjershave nga pena e piktorit Fatmir Caraku e kompletojnë këtë libër të cilin do të preferonim të gjej vend në raftet e bibliotekave shkollore. Si i tillë libri e pasuron fondin librar të letërsisë për fëmijë e cila edhe ashtu ka pak prurje të reja nga krijuesit e rinj. Na mbanë shpresa se autori i librit nuk do ndalet me kaq por do na sjellë edhe libra tjerë të këtij zhanri mjaft interesant.

Mentor BARANI

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...