2012-11-23

VBRACIONE TË SHPIRTIT TË AKIL KOCIT



Nga: Akademik Vasil S. TOLE


Kur ulesh të shkruash për kompozitorin Akil Koci dhe veprën e Tij, është e pamundur që më përpara të mos parashtrosh faktin se çështë muzika dhe kompozicioni shqiptar për të kuptuar më mirë edhe vlerat e veprës së tij muzikore. Fillimisht do të theksonim se rëndësia e një kompozitori shndërrohet në një koncept relativ kur flasim për një kompozitor shqiptar. Arsyet për këtë janë nga me të ndryshme syresh, por besoj se ajo me kryesorja lidhet me specifikat e lindjes dhe zhvillimit të vetë muzikës shqiptare. Pikërisht veçoritë ndryshe të të kësaj muzike, nga ato europiane, janë një arsye e mjaftë për të mos gjykuar nisur vetëm nga vlerat profesionale dhe ato ngushtësisht teknike te ç’do kompozitori, por ndër të tjera edhe nga arsye jashtë këtyre të fundit, të cilat janë po aq të rendësishme sa të parat. Personalisht, do ta kisha shumë më të lehte të perzgjidhja 2-3 nga emrat më të rëndësishëm të kompozitorëve shqiptare (jeta dhe vepra e të cilëve ishin ose janë të pasqyruara në enciklopeditë e huaja), pikërisht për faktin e thjeshtë se kriteret e përzgjedhjes për të hyrë në to janë të unifikuara për të gjithë kompozitorët e botës, kritere që marrin parasysh kryesisht vetëm vlerat e larta estetike dhe teknike të cilat janë krijuar dhe burojne nga muzika e tyre, duke e konsideruar këtë muzikë si një pjesë të natyrshme të muzikes europiane dhe boterore.
Më tej, ështe disi e vështirë që të lokalizosh emrat e këtyre kompozitorëve më të rëndësishëm të muzikës sonë edhe për një tjetër fakt. Koha e ngushtë e lindjes dhe zhvillimit të vetë muzikës shqiptare (në Shqipëri dhe Kosovë), bën që procesi i seleksionimit të vlerave krijuese të tyre të jetë ende ne proces. Do të ishte shumë më e lehtë për të përzgjedhur kompozitorët më të rëndësishëm të x-vendi, i cili ka 3-4 shekuj jetë muzikore aktive, pikërisht për shkak të seleksionimit dhe përzgjedhjes së vlerës, sesa p.sh në muzikën tonë, ku ende një pjese e madhe e kompozitorëve jane ende ne proces krijues aktiv, pra ku kontributet me të fundit janë ende në proces vleresimi, sa me të tanishmen, e për më teper me traditën tonë etj.
Një arsye tjetër që e ben akoma më të vështirë klasifikimin dhe përzgjedhjen e kompozitorëve, lidhet edhe me faktin se qëndrimet e deritashme të kritikës muzikore shqiptare, në thelb nuk kanë bërë ende një renditje të vlerave dhe të rëndësisë së gjithsecilit prej tyre, por me pak fjalë vetëm kanë vendosur në rend kronologjik kontributet e gjithësecilit, pa decizuar rëndësine e këtyre kontributeve. Në këtë vështrim lista duket se ështe shumë e gjatë dhe, pa mohuar askënd, sipas këtij “koncepti studimor” të procesit muzikor në Shqipëri, që të gjithë duken të rëndësishëm për vendin që zëne në këtë muzikë. Këtu nuk duhet përjashtuar edhe ndikimi ndonjëhere i “kritikes zyrtare”, kryesisht në 50 vitet e komunizmit në Shqipëri, e cila herë pas here synoi që të krijonte një listë tjetër “vlerash”, kuptohet nisur jo nga kontributet profesionale, por kryesisht nga mbështetja që x kompozitor ose vepër e tij kishte për partinë në pushtet etj,.
Një problem i vështire në këtë formim të listës së kompozitorëve më të rëndesishëm të muzikes sonë, lidhet edhe me faktin se ndërkohë që muzika shqiptare është vetëm një, zhvillimi i saj u kushtëzua të kultivohej në Shqipëri dhe në Kosovë, shpesh herë në një mungesë të plotë informacioni për zhvillimet respektive, e po aq në tendenca të ndryshme të kultivimit të shijes dhe gjuhës muzikore të kompozitorëve shqiptarë, këtej dhe matanë kufirit shtetëror. Edhe për këte pikë specifike të zhvillimit të muzikës sonë, ende nuk ka një qëndrim të kritikës muzikore, qendrim i cili do të na lehtesonte mjaft në zgjedhjen tonë.



           Akil Koci

* Rëndësia e veprës muzikore të Akil Kocit



Kur Akil Koci hyri në muzikën muzikën shqiptare me veprat e tij të para, tradita e muzikës profesioniste shqiptare kishte tashmë CV-në e saj, emrat e këtyre krijuesve dhe disa nga veçoritë thelbësore të krijimit të gjuhës së saj muzikore, ndër ta:
* Nikete Dardani-shek. IV, krijues i hymnit te njohur mbare botërore, “Te Deum laudeamus”;
* Jan Kukuzeli-shek. XII-XIII, autor i njërës prej periudhave të shkrimit muzikor bizantin të njohur me emrin e tij, si dhe i shume krijimeve që kane zënë vend në repertorin e kishës orthodhokse;
* Martin Gjokën-realizuesin e “Skizmës” muzikore, apo nxjerrjes së muzikës nga institucioni i kultit të kishës katolike. Kompozitor i shume veprave instrumentale, vokale dhe simfonike. Kishte studiuar për kompozim në Austri;
* Fan S.Noli – realizues i “Skizmës” muzikore, apo nxjerrjes së muzikës nga institucioni i kultit të kishës orthodhokse. Kompozitor dhe muzikolog. Autor i veprave simfonike, vokale dhe instrumentale. Kishte studiuar për kompozim në USA;
* Palok Kurti-krijues i formacionit të parë muzikor laik. Autor i disa pjesëve muzikore për këtë formacion muzikor;
* Thoma Nashi-krijues dhe dirigjenti i bandës së parë zyrtare të shtetit shqiptar e njohur me emrin “Vatra”. Autor i shumë këngëve, pjeseve instrumentale dhe vokale te njohura në të gjithë Shqipërinë. Botuesi i parë muzikor shqiptar. Kishte studiuar per kompozim ne USA.
* Kristo Kono-kompozitori i parë shqiptar që ka regjistrua muzikë në pllaka gramafoni. Autor i shumë veprave simfonike, operave, rapsodive, valleve etj. Studiuar per instrument dhe kompozim ne Itali
* Preng Jakova-krijuesi i operas së parë shqiptare “Mrika”.
* Çesk Zadeja(1926-1997), personaliteti qendror i muzikes shqiptare te kesaj periudhe. Autor i simfonisë së parë shqiptare etj;
* Tish Daija-krijues i baletit të parë shqiptar.
* Lorenc Antoni-kompozitori i parë në muzikën kosovare dhe studiues i muzikës popullore;
* Akil Koci kompozitor i parë i muzikës atonale në Kosovë dhe Shqipëri;
* Feim Ibrahimi (1936-1997), iniciues i tendencave per një gjuhe atonale muzikore në Shqipëri
Për ta bërë më të qartë, theksojmë se tradita e muzikës profesionite shqiptare në shek. XX-të, u kushtëzua nga veçoritë e muzikës popullore në të cilën u mbështetën kompozitorët tanë. Në këtë kuptim, shkolla shqiptare e kompozicionit, u krijua si një shkollë kombëtare në muzikë me dy drejtime. Kështu, na rezulton se muzika e viteve 1930-1970 (me kompozitorë të tillë si Martin Gjoka, Çesk Zadeja, Preng Jakova, Tish Daija, Tonin Harapi, Lorenc Antonie etj), u formua kryesisht si gjuhë modale; ndërkohë që kërkimet e Thoma Nasit, Kristo Konos dhe në mënyrë të veçantë të Feim Ibrahimit në fillim të viteve 1970, sollën aromën pentatonike në këtë muzikë. Në këtë mënyrë, dallojmë qartë dy drejtime krijuese të formësuara prej trashëgimisë sonë folklorike: muzikën modale-tonalo veriore dhe atë pentatonike-atonale jugore.
Në këtë realitet muzikor mbarë shqiptar, hyn në muzikën shqiptare të Kosovës edhe Akil Koci, në mes të viteve 1960. Qysh në fillim, ai u prezantua qartazi si një kompozitor i alternatives muzikore, pra i tendence tjetër. Vlerat e veprës së Akil Kocit, personalisht i shoh të lidhura me këtë fakt: me faktin që përmes tij, muzika shqiptare mundi të përjetonte zhvillimet bashkëkohore të muzikës europiane në ato vite. Me pak fjalë, kjo ishte rruga e pluralizmit muzikor, rruga e lirisë krijuese e cila frymëzohej, krijohej, piqej, ekspozohej, sa në raport me kombëtaren dhe me ndërkombëtaren, sa në diversitet por edhe në unitet me traditën pararendëse, duke e respektuar dhe rivlerësuar atë. Këtë mision e filloi Akil Koci, i cili solli në muzikën tonë frymën e kërkimit dhe filozofisë perëndimore mbi tingullin, që zgjeroi kufijtë e frymëmarrjes së kompozicionit shqiptar, kjo në kushtet kur Shqipëria ishte e izoluar dhe pa informacion në këtë lëmi etj.
Kjo tendencë e atëhershme, pas viteve 1990 është bërë realitet sot në muzikën shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë . Emrat dhe krijimtaria e sotme e Aleksandër Peçit, Zeqirja Ballatës, Rafet Rudit, Thoma Gaqit, Thoma Simakut, Mendi Mengjiqit, Ermir Dergjinit, Endri Sinës etj janë një dëshmi më shumë se pluralizimi muzikor i muzikës shqiptare, i filluar nga Akil Koci me veprat e tij, është tashmë një vlerë e mbarë muzikës sonë. Përmes këtij realiteti mozaikal, respektohet më mirë edhe tradita jonë muzikore folklorike e cila e ka në thelbin e saj larminë dhe diversitetin e të shprehurit, aq i lakmuar ky sot nga muzika bashkëkohore europiane dhe më gjerë. Prandaj emri i Akil Kocit dhe vepra e tij bëjnë pjesë në kompozitorët më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në të gjitha kohët, sepse fara që ai mbolli dje, sot është bërë një pemë, simbol i jetëgjatësisë së artit tonë muzikor.


***************





Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur kosovar shqiptar. Njihet me komponizime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës populloreZambaku i Prizrenit, argëtuese dhe serioze.
Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).
Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha...

Vepra të korit

Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.
Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.
Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë
Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.
Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.
O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.
Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.
Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanović Mokranjac, 1973. Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.

Vokal & Piano

Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.
Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.

DY FJALË PËR LEXUESIN

Kompozitori i Artë - Akil Mark Koci gurthemel graniti i muzikës dhe kulturës bashkëkohore, të mirëfilltë shqiptare

Projekti botues – libri “Akil Koci dhe të tjerët”, i publicistit të mirënjohur Ndue Ukaj, na vjen si perlë shumë e këndshme dhe e merituar, mbi kolosin e artë të transformimeve historike të kulturës sonë të përgjithshme kombëtare, ne theks të veçantë të një shkëlqimi historik të muzikës sonë, që me këtë Kompozitor të pazëvendësueshëm është ngritur në piedestalin e perlave botërore artistike, që siç thonë kolegët e tij të plejadës muzikore mbarëshqiptare, e ka bërë diellin të lind në perëndim. Shumë nga kolegët e tij të këtij zanati të shenjtë, të Madhin Akil e cilësojnë si kolos i mirëfilltë dhe shtyllë e fortë graniti në kështjellën tonë kombëtare të kulturës, respektivisht të artit muzikor, duke e quajtur krijimtarinë e tij gjysmëshekullore si një fenomen që rrallë lind dhe rrezaton në botën njerëzore. Siç thonë shumë nga ata, e më konkretisht Akademik Vasil S. TOLE, që të mund të studjohet mirë veprimtaria fenomenale e të Madhit Akil Koci, së pari duhet të bëhet një studim i përgjithshëm i kompozicionit shqiptar. Duke mos harruar veprat kapitale të këtij kompozitori të madh, që plotësisht ia ndërroi faqen dhe kahun muzikologjisë shqiptare, respektivisht kryeveprat: “Filigranët”, “Sokoli e Mirusha”, “Kënga e Rexhës”, “Gloria Festive” – Nënës së Dhimbshme”, psalm që shkëlqen në përmasa botërore, kushtuar Nënë Terezës, po cekim edhe kontributin historik të këtij kryemjeshtri të artit muzikor, që për shumë vite e ka dhënë, në rolin e redaktorit përgjegjës të Radiotelevizionit të Prishtinës dhe si pedagog shembullor – profesor ordinar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë i lëndës “Njohuri e literaturës muzikore”. Për veprën e madhe të të Madhit Akil Koci, duhet të krenohemi të gjithë ne fara arbërore, që patëm fatin të jetojmë në shekujt XX dhe XXI, sepse ky kolos i dha kahje të bukur artit tonë muzikor, duke e ngritur atë në piedestalin e vlerave të shkëlqyeshme botërore. Ai, veç kryeveprave muzikore – kompozimeve historike, na ka dhënë shumë edhe në lëmin e literaturës muzikore, duke na njohur me vlerat e mëdha të kolosëve botërorë, siç janë Beethoven e të tjerët. Ka ditur të bashkëpuojë mirë dhe frytshëm edhe me kolegët shqiptarë. Bile për kolosin tjetër të muzikës shqiptare – Vinçenc Gjini-n ka bërë një libër të mirë. Ai ishte edhe lërues i pakrahasueshëm shkencor në lëmin e muzikologjisë dhe publicist, shembullor ndër të rrallët në lëmin e kulturës kombëtare dhe botërore. Mbase në këtë drejtim i kishte ndihmuar shumë edhe të qenët profesor universitar i literaturës muzikore. Profesor Akili kishte fatin edhe të ketë për bashkëshorte Gjejlane Broqi-n, një muziktare tipike e shembullore e soliste fantastike e këngës së vjetër qytetare shqiptare, që i kishte ndihmuar shumë në këtë profesion të shtrenjtë e të shenjtë. Prof. Akil Mark Koci ka komponuar edhe këngën shumë të popullarizuar “Zambaku i Prizrenit”, e cila – edhepse nën izolimin total komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës, kishte hyrë bujshëm në të gjitha zemrat e shqiptarëve, sepse ishte lejuar emitimi i saj përmes Radiotelevizionit Shqiptar, në interpretim të bilbilit të këngës popullore shqiptare – të së pavdekshmes Nexhmije Pagarusha. Veprat e mëdha të Akil Kocit në mënyrë dinjitoze kanë përfaqësuar muzikën tonë kombëtare edhe në manifestime prestigjioze ndërkombëtare, si në Amsterdam – më 1992, në bienalin e Venedikut – 2004, në Santa Cecilia – 2008 e të tjera dhe janë vlerësuar shumë lartë, si perla botërore të krijimtarisë muzikore. Kryemjeshtri Akil Koci ishte njëri nga shtyllat shumë të forta dhe vezulluese të Kështjellës së Përjetshme të muzikologjisë shqiptare, e motor i pandalshëm i zhvillimeve muzikore në Kosovë dhe në Shqipëri, si kompozitor, studjues, publicist e propagandues i arritjeve të mëdha në muzikën tonë. Profesori universitar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Aleksandër Peçi e cilëson si personalitet të pazëvendësueshëm dhe figurë të rëndësishme të lirisë së mendimit perëndimor kompozicional në Kosovë, me dimensione diellore, nga Eposi ynë i veriut. Ndërkaq Prof Dr Fatmir Hysi, në maj 2010, ndër të tjera do t’i shkruante: “... Ju me kolegët që iu keni pri, keni bërë që edhe muzika jonë të njohë zhvillimet demokratike europiane, duke dominuar fryma e skemantizmit, tradicionalizmit dhe e pllakateve tingullore e agjitative, deri në ato propagandistike...”. Në studimet e tij shkencore e tematike, kolosi Akil Koci konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikësynmet e përshfaqjes së njeriut në marrëdhëniet ballafaquese në shoqërinë dhe në botën e vet të brendshme shpirtërore, është ipso facto, jo një lulëzim në hava (ajër), por në “njohje në vetënjohje”, siç do të thoshte Th. Gotjea. Në librin, që e botoi në dy vëllime “Vibracione të shpirtit shqiptar” ka shpalosur perlat më të bukura të artit tonë muzikor, të krijuara e të qëndisura bukur nga kolegët e tij bashkëkombas. Duke pasur parasysh tërë veprimtarinë e pakrahasueshme të të madhit kompozitor Akil Koci, Akademik Vasil S. Tole e radhitë atë në mesin e kolosëve iliro-arbërorë nëpër shekuj. Po e paraqesim për korrektësi radhitjen e kolosëve të muzikës iliro-arbërore, sipas Akademikut të sipërpërmendur: • Niketë Dardani – shekulli IV, autori i Hymnit “Te Deum laudemus”, që edhe sot është hymni i lavdishëm i Kishës Katolike Universale në mbarë botën. • Jan Kukuzeli – shek. XII-XIII, autori shumë shkrimeve dhe veprave muzikore bizantine të kishës orthodokse. • Martin Gjoka – realizuesi i “Skizmës”, respektivisht i nxjerrjes së muzikës nga institucioni i kultit të kishës katolike. • Fan S.Noli – edhe ky realizues i “Skizmës” dhe kompozitor e muzikolog i devotshëm. Autor i shumë veprave simfonike, vokale dhe instrumentale. • Palok Kurti – krijues i formacionit të parë laik shqiptar. • Thoma Nashi – krijues e dirigjent i bandës së parë zyrtare të shtetit shqiptar “Vatra”. • Kristo Kono – kompozitori i parë shqiptar që ka regjistruar muzikë në pllaka gramofoni. • Preng Jakova – krijuesi i operas së parë shqiptare “Mrika”. • Çesk Zadeja (1926 – 1997) – shtylla kryesore e muzikës shqiptare në shekullin tonë. • Tish Daija – krijuesi i baletit të parë shqiptar. • Lorenc Antoni – kompozitori i parë në muzikën kosovare dhe studjues i muzikës popullore në Kosovë dhe në Shqipëri. • Akil Koci – kompozitori i parë i muzikës atonale në Kosovë dhe në Shqipëri. • Feim Ibrahimi (1936 – 1997) – inicues i tendencave për një gjuhë atonale muziokore në Shqipëri.

Siç thamë edhe më parë – Profesor Akili është edhe studjues e publicist shumë i madh. Ai, edhepse – siç thotë vetë, në moshën e tretë, është i pandalshëm dhe i palodhshëm. E mba të fortë shkollën mbretërore të muzikës, për fëmijët shqiptarë në Londër. Shkruan dhe boton libra e shumë artikuj shkencorë. Por nuk ndalet edhe në stimulimin e motivimin humanitar të krijimtarisë së njerëzve në lëmenjë të ndryshëm, për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e popullit tonë në botë. Në këtë kontekst, qe disa vjet jep çmimin tradicional “Akil Koci”, për të arritura në fusha të ndryshme krijuese, në manifestimin tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll të Vitisë. Të gëzojmë o shqiptarë artdashës dhe të jemi krenarë, që po jetojmë në shekujt e krijuesit të madh të vlerave dhe të perlave të pazëvendësueshme të muzikës dhe të kulturës sonë kombëtare, krahas atyre më të zhvilluarat dhe më të ndritshmet në botë. Le të jemi krenar që patëm fatin t’u takojmë shekujve të shkëlqyeshëm të Akil Kocit. Engjëll Koliqi Gusht-shtator 2010 Stubëll (Kosovë)

Skeda:Akil Koci.jpg


Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana,Arti Marika.
Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti. Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze. Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe Kompozitori Akil Koci,ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera....



Libër kushtuar kompozitorit


Libri “Monografi për jetën dhe veprën e Lorenc Antonit”, fillon me dy parathënie të shkruara nga Spiro Kalemi dhe Robert Prenushi dhe më pas hasim në shumë kapituj ku autori, Akil Koci, përshkruan, analizon dhe bënë komente për jetën dhe veprimtarinë krijuese, pedagogjike, muzikologjike dhe asaj organizative të jetës kulturore në Kosovë, bartës i së cilës ishte Lorenc Antoni.

Koci më tepër përqendrohet në veprimtarinë e kompozitorit dhe jep komente për veprat e tija, por edhe disa nga to edhe i merr edhe për analiza, duke vlerësuar lart punën dhe veprimtarinë e kompozitorit, të cilin e quan “apostull” të kulturës kombëtare. Këtë vlerësim Koci e jep duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat kalonte Kosova ku me ngulm vepronte Lorenc Antoni.

”Mendoj se ky është shërbimi më i mire e më me vlerë që Akil Koci i bënë kulturës shqiptare dhe në këtë shtrat vendoset edhe libri që ia ka kushtuar jetës veprimtarisë e krijimtarisë së pionierit të kulturës e muzikës të hapësirës kosovare”, shkruan Kalemi në parathënie.

Nga ky vlerësim i Kalemit vërtetojmë bindjen se autori Koci duke prezantuar të dhëna të bollshme për figurën dhe veprimtarinë e kompozitorit Lorenc Antoni nxjerr në pah kulturën kombëtare dhe traditën e zhvillimit të saj në Kosovë.

Duke lexuar këtë libër me ngjarje, dëshmi e analiza, por pa partitura, në mungesë të cilave, autori Akil Koci do që përmes këtyre shkrimeve ta prezantoj të vërtetën e kësaj figure të ndritshme në rrugën e tij të veprimtarisë pedagogjike, arsimore dhe të krijimtarisë muzikore.

Lorenc Antoni ishte mësues, themelues dhe drejtor i shkollës së muzikës në Prizren, redaktor në Radio-Prishtinë dhe produksionit muzikor në radio. Ai ishte edhe studiues dhe mbledhës i folklorit, si etnomuzikolog i cili botoi 8 libra për folklorin. Ai është një ndër pishtarët e parë të arsimit muzikor.

Filloi punën në Shkup, pas luftës së dytë me 1948 dhe me 1953 kalon në Prizren dhe fillon me punë në shkollën e mesme të muzikës si mësimdhënës dhe drejtor i shkollës deri sa kaloi në Radio Prishtinë. Autori i monografisë Akil Koci, në libër, prezanton punën pedagogjike të Lorencit, por edhe flet edhe për veprat e tij duke i cituar ato duke u përqendruar edhe në analizën e tyre.

Këto të dhëna të autorit bëhen edhe më të argumentuara, me rrëfimet dhe bisedat që Akil Koci i zhvillon me muzikologen Alma Bejtullahu, arsimtaren Vera Gashi.

Por Koci, shpreh revoltën e tij për trajtimin dhe konsideratën që kanë disa gazetarë e intelektual për Lorencin.

Lidhur me këtë ai shkruan se “nuk më habisin gazetarët e shumtë që shkruajnë për te duke e emërtuar si autodidakt, por më habisin muzikologët dhe etnomuzikologët tanë që po ashtu shkruajnë, duke e ditur fortë mirë se ky emërtim në literaturën e vendeve të Evropës nuk praktikohet për asnjë krijues i nivelit siç është Lorenc Antoni”.

Në monografi Koci, sqaron se si krijimtaria e Lorenc Antonit është e qëndisur me motivet e perlave të muzikës popullore, të cilat kompozitori i bënë si tërësi të melodisë dhe veprës së re, në një vepër artistike.

Në libër Akil Koci pyet se” ç’po bëjmë për veprën e Lorencit? Qeveritar, a e dini sa pak keni ba për 100-vjetorin e tij ?”. Me këtë autori shpreh përkushtimin dhe kujdesin e tij për vet kompozitorin dhe ndaj krijimtarisë së tij, sidomos krijimtarisë muzikore sakrale, që është ruajtur dhe botuar në radhën e veprave të botuara nga kisha katolike.

Një kapitull të veçantë në këtë libër monografik, Koci ia kushton Nënës Tereze, meqë për këtë humaniste, Lorenc Antoni pati shkruar edhe këngë.

Duke shpreh mallëngjimin për këtë figurë emblematike të muzikës në Kosovë, Koci bënë thirrje ”ku je mësuesi im Lorenc? Edhe vetë Nexhmije Pagarusha rrinte e heshtur para teje, për të dëgjuar këshillat që i jepje për të interpretuar më mirë”.

Kjo mbase ka të bëjë edhe me temat që autori Koci i prek, për këngët popullore, që në kohët e sotme po bastardohen e çoroditen dhe si për çudi këto këngë gjejnë vend në programet e radiove dhe televizioneve të Kosovës, që për fat të keq, brenda këtyre shtëpive ka edhe specialist, të cilët do të duhej të reagonin ndaj këtyre dukurive dhe zhvillimeve jo të mira.

Ky libër është një përmbledhje e vlerave jo vetëm të krijimtarisë së Lorenc Antonit, por edhe gjithë andej të artistëve dhe protagonistëve të librit të Akil Kocit.

Prezantimi i denjë i kompozitorit Lorenc Antonit përmes kësaj monografie ku autori jep sqarime të bollshme për gjithë krijimtarinë dhe idealin, ndjenjën shpirtërore të kompozitorit, për arritjen më të madhe në edukimin e brezave të ri dhe ngritjen e nivelit artistik të këtij populli, në nivelin evropian.

Mbase edhe synimi i autorit, të këtij dhe librave të tjerë të tij, është po me këtë qëllim, që vlerat tona të prezantohen në mënyrën sa më të mirë të mundshme në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë(Shefqet H. Hoxha )

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...