2016-11-15

Kryeprokurorja rumune Codruta Kovesi, gruaja e hekurt që futi në burg 80 ministra e zyrtarë



Codruta Kovesi


Njihet si gruaja e hekurt e Rumanisë. Fjala është për kryeprokuroren e Rumanisë Laura Codruța Kövesi. Codruta Kovesi mban postin e kreut të akuzës në vendin e saj që nga viti 2013, duke u kthyer në një simbol të luftes kundër korrupsionit zyrtar.

Ajo ka tashmë një listë të gjatë “viktimash” të nivelit të lartë në CV e saj. Vetëm në vitin 2015, 42 vjeçarja e famshme ka ngritur 1250 akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Deri më sot numërohen mbi 80 ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, që kanë përfunduar në burg për krime institucionale dhe korrupsion, nga akuza të inicuara prej saj.

Vitin e shkuar Codruta Kovesi ngriti akuzë edhe kundër ish-kryeministrit Adrian Nastase, por edhe kryeministrit në detyrë Victor Ponta, duke kërkuar ngrirjen e pasurisë së tij. Kështu që kur dëgjoni kryeprokurorin e Shqipërisë që premton arrestime të bujshme prej tre vjetësh, më mirë shihni Rumaninë, se aty fjalët ja lenë vendin veprave

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...