“Al-Baghdadi ka kërcënuar se do të dërgojë një numër të madh muxhahedinësh në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët, duke aluduar ne shqiptarët e Kosovës”,- shkruajnë mediat serbe.
Mediat serbe e lidhin këtë kërcënim me presidentin e Kosovës zt.Hashim Thaçi, i cili e ka konfirmuar tani, që dy vite më parë, mori letër kërcënuese nga Al-Bagdadi.
Kreu i Shtetit Islamik të Ebu Bekr el-Bagdadi ka kërcënuar se do të dërgojë xhihadistët e vet për të “vrarë të pafetë dhe të tjerë në Kosovë”!
Ky kërcim u bë përmes një letre dërguar autoriteteve në Prishtinë. “Më 2014-n, ISIS paralajmëroi se, prerjet e kokave në Siri, si skena, shumë shpejt do të bëhen realitet edhe në provincën jugore të Serbisë!”.
“Lufta jonë në Kosovë dhe në Ballkan, ishte vetëm në fillimet e saj. Të jeni i sigurt që potencialin tonë dhe aftësitë tona shumë më e madhe se sa ju, ndoshta mund të imagjinohet.
Ne do të dërgojmë një numër të madh të muxhahidinëve në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët. Nëse ju vazhdoni për të arrestuar njerëzit tanë, nës janë ngushtë myslimanët, nëse bëhet ndalimi i shoqatave islame, ne do të konsiderojë atë një akt të luftës – paralajmëroi El Baghdadi”,- kanë shkruar mediat serbe.
Hashim Thaçi, politika me frikën
Publikimi kohë më parë se zt.Hashim Thaçi , se na qenka kërcënuar nga vetë kreu i ISIS-it, el-Bagdadi, është shkurt e saktë vetëm politikë me frikën.
Hashim Thaçi, sië dihet kohë më parë u ka dërguar mesazh SHBA-ve nëpërmjet agjencisë franceze të lajmeve se ai ishte kandidati i duhur për president i Kosovës , pasi, veç të tjerash, është kërcënuar dhe nga ISIS-i.
Dhe jo dosido, por nga vetë kreu i kësaj organizate, el-Bagdadi, edhe pse nuk dihet në çfarë gjuhe ka qenë e shkruar letra, pasi ish-oficeri i trupave speciale irakiane njeh shumë të tilla, përfshirë edhe hebraishten.
Dhe nëse letra është një realitet, zt.Hashim Thaçi e ka mbajtur dy vjet pa publikuar, dhe kjo është normale, madje edhe pozitive.
Në raste të tilla shtetarët u drejtohen agjencive të specializuara për të kryer hetimet e duhura, dhe nuk e stresojnë publikun. Kjo pasi një nga qëllimet e organizatave terroriste, madje ai më kryesori, është që të diktojnë dhe kushtëzojnë opinionin publik nëpërmjet frikës.
Që kur terrorizmi ka qenë mjet politik, të gjithë aktorët kanë kryer akte publike më shumë për të bërë bujë sesa për të goditur një shënjestër njerëzore.
Nëse ISIS-i ka pasur qëllim të trembë Thaçin dhe Kosovën që politika e këtij vendi të kushtëzohet jo nga planet dhe programet e shpallura, por nga frika prej akteve terroriste, nuk arriti dot ta bëjë këtë dy vite më parë, por pikërisht sot.
Dhe njeriu i cili e ka ndihmuar ISIS-in që ta plotësojë këtë synim politik është pikërisht “shënjestra” e tij, Hashim Thaçi.
Thaçi, atë që nuk e kishte bërë për dy vjet, ndërsa, natyrisht, ka punuar me shërbimet e specializuara për ta analizuar dhe verifikuar letrën, e bëri publike kohë më parë .
Shkurt, mesazhi i terroristëve u përcoll, duke bërë realitet qëllimin final të letrës (nëse ekziston).
Dhe me këtë publikim, Thaçi sërish mbetet i kërcënuar nga ISIS-i, duke krijuar një precedent që edhe presidenti i Kosovës, të jetë edhe tash një shënjestër e vazhdueshme e terroristëve. ...
Një dron me tritol, një pistoletë me gaz dhe dy armë zjarri automatik e pushkë janë armët të cilat do të përdoreshin në 3 atentate të sinkronizura mes tyre dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.
Është Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuarve për lidhje me celulat e ISIS në Siri ku sipas tyre 23 personat e arrestuar në Kosovë e Shqipëri mbanin lidhje me Lavdërim Muhaxhirin.
Sipas planit të zbuluar nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipëri ka rezultuar se sulmet do të kryheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni në ambiente ku do të kishte prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares Izraelite e asaj Shqiptare.
Për këto dyshime për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë në pranga janë vënë 22 persona 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipëri.
Sipas përgjimeve, ka rezultuar se sulmet terroriste do të ishin të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në nëntor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekur.
Ja çfarë u sekuestroi policia, 22 të arrestuarve:
281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,
Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,
Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,
Një pushkë gjuetie,
Një revole me gas,
Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,
Një dron,
Radiolidhje,
Telefona celular,
Lap Topa,
Shtëpiza kompjuteri,
USB,
Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.