2016-11-13

Kyeministri shqiptar Edi Rama flet nga New York-u për fitoren e Donald Trump/ Jam në telashe sepse e kam sulmuar

Edi Rama ka komentuar nga New York-u, ku ka hapur një ekspozitë me piktura, fitoren e zgjedhjeve nga Donald Trump.

Rama flet nga New York-u për fitoren e Trump/ Jam në telashe sepse e kam sulmuar

Kreu i qeverisë është shprehur se është në telashe, për shkak të kritikave në adresë të presidentit të ri të SHBA-ve.

Nisur nga reagimet në politikën shqiptare, Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht se ka zbutur tonet ndaj Trump në krahasim me kritikat ndaj tij gjatë fushatës thotë se fitorja e kandidati republikan është një fitore “e thjeshtë”.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Rama ishte shprehur se “Trump është një kërcënim për SHBA-të dhe botën”.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...