2016-11-13

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe : Donald Trump ka punuar me shqiptarë, gëzon respekt për ta


VIDEO/ Ish-kongresmeni: Trump ka punuar me shqiptarë, gëzon respekt për ta

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump ndaj shqiptarëve.
Në nje intervistë për “Vizion Plus”, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?
“Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Donald Trump? Kjo mbetet për t’u parë”.
Por DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja per Shqipërinë e shqiptaret aty ku është më e rëndësishme dhe ku duhet lobuar me fort: “Në Kongres.”

“Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president”, është shprehur ai.

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.


Dioguardi by PanoramaVideo

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...