2016-11-16

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, në krye të listës së Trump për Sekretar Shteti

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani shihet si alternative e mundshme e Presidentt Trump për ta vendosur në postin e Sekretarit të shtetit.
Në një kohë kur Donald Trump ka nisur punën për të ndërtuar kabinetin qeverisës, mediat amerikane kanë raportuar se Presidenti i zgjedhur ka projektuar ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, për këtë post.
Lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por mediat kanë cituar burime nga skuadra e tranzicionit të Donald Trump. Emri i Rudi Guilianit ka qënë surprizues për ekspertët duke qënë se 72-vjeçari nuk gëzon eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Ai është ka qënë fillimisht një avokat, e më pas një biznesmen i suksesshëm.
Giuliani i ka provuar pothuajse të gjitha kampet politike, pasi fillimisht ka qënë një demokrat, më pas ka garuar si politikan i pavarur në vitet 70-të, ndërkohë që me partinë republikane është bashkuar në vitet 80. 72-vjecari e arriti kulmin e karrierës së tij politike në vitin 1994, ku fitoi edhe mandatin e tij të parë si Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, post të cilin e mban deri më datë 31 dhjetor të vitit 2001.
Përgjatë fushatës presidenciale, Giuliani ka qënë një mbështetës i vazhdueshëm i republikanit Donald Trump, duke kontribuar me fonde dhe me përfshirje të drejtpërdrejtë në takimet e tij elektorale. Për këtë arsye, mendohet se Presidenti i zgjedhur mund t’a shpërblejë Gulianin me postin më të lartë diplomatik të Shteteve të Bashkaura. Ndërkohë, Donald Trump ka nisur që të formësojë edhe pjesën tjetër të strukturës administrative me të cilën do të qeverisë vendin. Aktualisht emrat qëndrojnë vetëm në trajtën e konfidencialitetit, por Presidenti i ardhshëm është shprehur në deklaratat e tij se me prioritet do të shohë personat që e përkrahën gjatë fushtës.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...