Koço Kokëdhima Dritan Hila
Hila: Ka edhe një akuzë të OSBE që ju cilëson si njeri të mafies ruse.
Kokëdhima: Ju i bëni gjysma të vërteta gjërat. Nuk ka një raport të OSBE-së dhe ajo ka dhënë përgjigje për këtë çështje. Ka një raport të shtypit shqiptar. Meroja shkruan sonte për mua…ka shkruar që jam njeri i Afganistanit, kinezëve, indianëve, i alienëve, apo të këtyre shërbimeve që imagjinojnë Merot e këtij vendi që nuk mbarojnë.
Gjirizet e politikës të këtij vendi e kanë shumë të sofistikuar teknologjinë e përbaltjes të të gjithë njerëzve që i kualifikojnë si kundërshtarë.
Nuk shpif dhe nuk e pranoj shpifjen si teknologji e botimit publik. Në shtypin tim nuk kam lejuar kurrë që të përdoren fakte që nuk janë të vërteta. Ka politikanë Shqipëria që gjirizet e tyre të paguara në shtyp, i thonë bëj këtë shpifje për Kokëdhimën.
Si ka mundësi që një person si unë tre vjet deputet, 30 mijë publike ka bërë shtypi, sajtet dhe portalet shqiptare. Në qoftë se ka një shkelje të vërtetohet. Në 20 vjet opozitë kam bërë në Shqipëri me gjithë kryeministrat e këtij vendi përjashto zt.Majko. Gjithë këto vite, këto qeveri nuk gjetën asnjë shkelje për mua.