2016-11-13

Fitorja e Donald Trump/ Andi Bejtja- Edi Ramës: Kujdes çfarë flet ose lere Kryeministrinë


Fitorja e Trump/ Bejtja-Ramës: Kujdes çfarë flet ose lere Kryeministrinë

Pas deklaratave të mëparshme të kryeministrit Edi Rama, ku sulmonte ashpër presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, ka reaguar analisti Andi Bejtja.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare duhet të respektojë disa protokolle, të mos përzihet në çështjet e shteteve të mëdha pasi ne jemi një vend i vogël.

Bejtja i kujton kryeministrit Rama edhe qëndrimet publike të krerëve të qeverive të tjera europiane, të cilat nuk u përfshinë në deklarata të tilla publike.

Ja çfarë shkruan Andi Bejtja:

“RAMA QENKA NDJERE I PREKUR NGA DEKLARATAT E TRUMP! NUK KA FAJ

Po lexoj reagimin e Kryeministrit, ku thote se jam shprehur kunder per Trump se e kane prekur si qytetar dhe kryeminister deklaratat e tij per Kosoven, myslimanet dhe emigrantet. Po mo po, te gjithe u prekem, por nuk pame ndonje lider europian t’i thoshte ato fjale qe the publikisht, anglisht dhe shqip dhe ne Amerike dhe ketu. Kujtohu nganjehere qe je Kryeminsiter, qe duhet te respektosh ca rregulla protokolle, e mos perzihesh publikisht ne punet e nje vendi tjeter…Per me teper kujtohu sa te vegjel jemi dhe ku po perzihesh, ku i fute hundet…Kujtohu ose perndryshe lere Kryeministrine dhe behu drejtor i Galerise se Arteve dhe fol cte duash….Nejse, nga ana tjeter respekte per Kryeministrin tone, se dhe nga gomarlleqet prape do te nxjerre vota….Nuk eshte cudi t’i bjere prape Greqise neser ne Parlament”.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...