Për paraqitje me krijime letrare në takimin letrar “Esad Mekuli”, më 17 dhjetor 2016 në Prishtinë.
1.Sesioni letrar “ Njëqindvjetori i lindjes së shkrimtarit Esad Mekuli”. (Aspekte të veprës letrare, revistës “Jeta e re”, përkthimeve, kontributit shkencor etj.)Sesioni letrar organizohet nga LSHK dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.Kumtesa deri 3 faqe kompjuteri, 14 pikë. Përzgjidhen 6 kumtesa.
2.Përurime të 6 veprave letrare botuar më 2016. Recensioni 1 faqe kompjuteri, 14 pikë, ndërsa tri kopje të veprës letrare dorëzohen në përurim.
3.Akademia letrare me poezi, prozë poetike, fragmente proze e drame,ese, humor etj. Krijimi letrar 1 faqe kompjuteri, 14 pikë, dhe i papublikuar.
Përzgjidhen 30 krijime letrare. Për krijimet letrare jepen çmimet Bardi 1, 2, 3 .
4. Konkurrimi bëhet me emër të autorit dhe vetëm për një pikë të programit. Punimet përzgjidhen të koduara nga juria letrare. Autorët e punimeve të përzgjedhura ftohen të lexojnë në këtë takim letrar.
5. Punimet dërgohen në e-mailin e revistës letrare “Metafora” , me shënimin Për takimin letrar “Esad Mekuli”2016.LSHK Prishtinë(metafora-lshk@hotmail.com)
Afati i paraqitjes është deri më 25 nëntor 2016.
Nuk merren parasysh punimet që nuk i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ato jashtë afatit.
Kryetarja e LSHK-së,
Dr. Flora BROVINA