Ja pse media dhe politika shqiptare mashtron për votën kundër Trump të shqiptaro-amerikanëve
Nga Avokat Altin Goxhaj – Keto dite mediat shqiptare te kapura nga Soros dhe gazetare dhe politikane te njohur si njerez te Soros kane prodhuar ne sinkron te organizuar nje lajm sikur vota e shqiptaro-amerikane kudo do te jete ProClinton!
Ky eshte nje mashtrim i organizuar njesoj si edhe lajmet e manipuluara per Zgjedhjet Presidenciale ne SHBA te prodhuara rregullisht prej muajsh ne Shqiperi dhe Kosove. Si fushata edhe kandidatet jane percjelle ne trojet tona ne formen me te manipuluar te mundshme ne menyre te sinkronizuara nga te gjithe mediat me perjashtim te disa gazetave dhe disa portaleve qe njihen per qendrimet e tyre te pavarura ndaj Soros dhe sorosizmit.
MEDIAT DHE KANDIDATET PRESIDENCIALE!
Nen koordinimin e Kryetarit te Fondacionit Soros dhe drejtorit te Institutit te Medias (i njohur ne media nga denoncimi i nje viktime te presekucionit komunist si ishSpiun i Sigurimit te Shtetit) Remzi Lani, te gjitha mediat nen lidershipin e BIRN Albania (nje media e themeluar direkt nga Soros), Tema e Mere Bazes apo Shqiptarja.com e Karlo Bolinos, TVSH, Top Channel, Opinion i TV Klan, Vizion Plus, News24, Ora News, etj kane qene ne qender te prodhimit te propagandes AntiTrump dhe te percjelljes se nje te pavertete te madhe sikur vota e shqiptareve do te jete proClinton per hir te trashegimise klintoniane ne vitet ’90 duke harruar trashegimine republikane te viteve 2000-2008 qe i ndertoi pavaresine e Kosoves, apo duke shpikur lajme krejtesisht te paverteta sikur Trump eshte proserb nepermjet falsifikimit te deklaratave te Trump sic ishte rasti i kritikes se tij per bombardimit te Serbise nderkohe qe ai kishte thene “Nuk do te bombardoja ne Serbi por do te fusja trupat tokesore ne Kosove” dhe te gjithe e dine se nese do te ishin futur trupat tokesore nuk do te kishte pasur forca ruse ne terren qe e bllokuan disi fitoren amerikane dhe shqiptare ne ate kohe ne Kosove!
Personazhet qe jane involvuar ne kete propagande antiTrump jane te gjithe persona te njohur sorosian si Veton Soros Surroi ne Kosove (ishKryetar i Fondacionit Soros dikur), ne SHBA Avni Mustafaj (dikur ishDrejtor Ekzkekutiv i Fondacionit Soros Shqiperi), ne te opoziten shqiptare Majlinda Soros Bregu, dhe nderkohe te gjitha debatet tv qe jane zhvilluar nga te gjitha mediat (me perjashtim te UTV ku gazetari Alen Xhelili ka perfshire shume mbeshtetes te Trump ne debate) kane prezantuar qe te gjithe “mendimtaret” dhe “analistet” shqiptare apo edhe politikane te te gjithe ngjyrave, qenkan te gjithe shqiptaret proClinton dhe ne rastin me te mire jane ftuar disa analiste “indiferent” ndaj te dyve!
Ne fakt mediat qe kane qene objektive deri me tani kane qene Televizioni UTV News Alen Xhelili, Agjencia e Lajmeve Sot (Arjan Prodani), Engjell Musai-Gazeta Telegraf, Gazeta Standard, portalet CityNews.al (Elvi Fundo), Exit (Neritan Sejamini, Hashtag-Albania Habjon Hasani, Gazeta Minerva (Nebil Cika), Pa rrena sot dhe dy muaj me pare edhe Civitas Media Online Armir Shkurti, etj. Ndersa te gjithe te tjeret kane qene pjese e manipulimit mediatik duke prodhuar lajme apo perkthime thellesisht te njeanshme antiTrump pa asnje perputhje me lajmin objektiv. Kjo ne fakt eshte e ndikuar edhe nga vete manipulimi mediatik ne SHBA i denoncuar rregullisht nga Trump dhe stafi i tij qe e ka detyruar elektoratin amerikan qe te perdore mediat online per informim te pavarur dhe te ftohte! Paradoksalisht sic ndodh edhe ne Shqiperi!
Sepse manipulimi mediatik ne Shqiperi eshte i gjithi nje propagande e paster sorosiane!
Sepse vota e shqiptaro-amerikaneve eshte e ndare thellesisht midis Trump dhe Clinton dhe arsyeja shqiptare me e theksuar e shprehur deri me tani nga votuesit proTrump eshte shpetimi i Shqiperise nga Edi Rama apo edhe Soros (ne shume e shume raste).
PARTITE POLITIKE DHE KANDIDATET PRESIDENCIALE!
Qendrimi zyrtar i Partise Socialiste ne cdo nivel ka qene proClinton dhe agresiv ndaj Trump. PDIU proClinton i ndikuar prej qendrimit te Mesila Dodes e cila e ka ndertuar pozicionin e saj si trend ndaj nje kandidature femer! Ben dallim LSI qe nuk eshte shprehur zyrtarisht proClinton me fjale por me pjesmarrjen e saj ne Konventen Demokrate ne Korrik duket si nje qendrim proClinton pavaresisht se disa figura te aferta me Ilir Meten dhe disa media te aferta me te jane pozicionuar me shume objektive ndaj kandidatures se Trump (cka me gjendjen aktuale te medias mund te konsiderohen proTrump) me qendrimet e tyre editoriale apo me lajmet qe kane percjelle!
Nderkohe theksohet edhe PD zyrtare ka orientuar qendrime proClinton dhe AntiTrump si pasoje e influences se Kolones se Peste te Soros ne PD dhe mbi te gjitha varesise totale qe ka Basha prej Sorosit nga Podesta i cili eshte edhe kreu i fushates e Hillary Clinton! Kjo beri qe edhe per here te pare ne 26 vjet nje delegacion i drejtuar nga vete kryetari i PDse shkoi ne Korrik ne Konventen e Partise Demokrate Amerikane e cila u intepretua gjeresisht si mbeshtetje e hapur ndaj Clinton kunder Trump (keshtu u interpretua edhe nga stafi i Trump te cilet anulluan menjehere perfshirjen e nje kongresmeni reppublikan ne perkrahjen e PDse ne Korrik 2016). Por eshte fakt se shumica e Kryesise se PD dhe baza e saj akoma dhe me shume eshte proTrump per shkak te kundershtise ndaj Rames dhe shpreses se Trump do te ndikoje per nderprerjen e mbeshtetjes se Washingtonit per Ramen si pasoje e influences se Soros.
Interesant eshte se prane stafit te Trump eshte atashuar me ftese zyrtare nga stafi Trump nje anetar i Kryesise se PD Enri Cenopor mesohet nga bashkepunetoret e tij qe ai nuk eshte pajisur me asnje leter kredenciale nga PD apo Lulzim Basha! Nderkohe Gerti Bogdani i cili njihet si politikan sorosist, dhe disa anetare te tjere te Kryesise se PD ndodhen ne kuader te nje projekti te OSBEse si vezhgues te huaj ne SHBA pa lidhje me kandidatet presidenciale apo partite ne gare per Kongresin dhe Senatin.
POPULLI ONLINE DHE KANDIDATET PRESIDENCIALE!
Ne fakt nje realitet tjeter shfaqet teresisht nese futesh ne internet dhe sheh qartas qendrimet e shqiptareve te ndare midis Trump dhe Clinton! Votuesit shqiptaro-amerikan qe nuk e duan Ramen pergjithesisht i perkasin trendit te votes pro Trump sepse te zgjedhja e Trump shohin shprese per largimin e Rames nga pushteti! Kjo edhe pse dihet diversioni i Rames i sponsorizuar sorosian ne mediat amerikane muaj me pare me fjale fyese kunder kandidatures se Trump dhe faktit qe emri i Rames eshte ne “listen e zeze” te Trump (sic thuhet ne mediat sociale e ndikuar nga reagimi i menjehershem i stafit te Trump ne Fox News TV ne ate kohe duke theksuar se Rama eshte nje kryeminister i korruptuar ne sherbim te Sorosit) si dhe theksimi nga Trump i prerjes se duarve te Soros nga influenca e tij ne politiken amerikane sidomos ate te jashtme cfare nenkupton edhe rastin shqiptar (pavaresisht se ky rast eshte heret per tu identifikuar zyrtarisht)!
AKTIVIZMI I SHOQERISE CIVILE DHE KANDIDATET PRESIDENCIALE!
Qartas shoqeria civile shqiptare dhe kosovare e kontrolluar pergjithesisht me ndonje perjashtim te vogel nga Soros dhe rrjeti sorosian eshte shprehur ne cdo forme te mundshme proClinton dhe ne shume raste ne menyre agresive kunder Trump ne te njejten linje me Kryeministrin Edi Rama, Erion Veliaj ne Shqiperi, nderkohe nepermjet lajmeve te manipuluara sikur Trump eshte ProSerb kjo gje ka qene me e thjeshte ne Kosove apo Malin e Zi. Ne SHBA ne kuader te nje projekti te Soros ne bashkepunim me Qeverine Shqiptare te quajtur “Economic Growth of Albania” ne institutin CID te themeluar nga Elayne Papulias dhe te njohur per influencen e Sokrates Kokkalis, eshte ndertuar nje rrjet i diaspores qe ne fakt eshte nje krijese fiktive me parate e Soros e cila synon ne kuadrin e disa zyrtareve shqitare te Bankes Boterore (njihen lidhjet e aferta te Soros me drejtuesit e Bankes Boterore aq sa kane qene te gjithe te ftuar edhe ne dasmen e tij ne Shtator 2013 sipas raportimeve te Reuters) te koordinoje nje manipulim mediatik sikur vota e shqiptar-amerikaneve eshte proClinton. Ne fakt sic dihet, ky rrjet eshte nje krijese joreale e sajuar vetem per tu perdorur si aset shqiptar ne zgjedhjet amerikane nga Soros dhe Edi Rama.
Levizja Kunder Oligarkise Sorosjane, nje grupim joformal qytetar me mbeshtetes ne opinionin gri dhe opozitar, e ka shprehur qarte qendrimin e vet pro Trump si e vetmja zgjidhje per nderprejen e kontrollit te plote te Soros ndaj Politikes se Jashtme Amerikane per Shqiperine si nje koncensim amerikan per Soros si pjese e shperblimit te Administrates Amerikane ndaj mbeshtetjes se Soros per Clinton. Aktiviste te kesaj levizje, perfshire edhe autorin e kesaj analize, e konsiderojne koncensionimin nga SHBA te Shqiperise per llogari te Soros si falimentim te Shqiperise dhe konsolidimin e nje regjimi diktatorial te Oligarkise Sorosiane, dhe e kane emeruar kete si kthimin e Shqiperise ne nje Ciflig te Sorosit i cili do te administrohet nga regjim satrap i njerezve te Soros si Edi Rama, Erion Veliaj dhe ne sherbim te tyre eshte edhe Lulzim Basha i cili duhet te coje ne dekadence Partine Demokratike si pjese e realizimit te ketij skenari bazuar ne mareveshjen e Lulzim Bashes me George Soros. Kjo levizje ka bere fushate aktive ne rrjetet sociale me mesazhe, spote, videmesazhe, tte cilat jane pasqyruar vazhdimisht ne mediat e pavarura nga Soros.
SHQIPTARO-AMERIKANET DHE KANDIDATET PRESIDENCIALE!
Askush s’mund te thote se si ndahet sepse nuk ka asnje sondazh minimal per ta percaktuar ate por dihet qe ka pasur nje skeme disa vjecare manipulimi sorosian ne formimin e opinioneve dhe preferencave te tyre elektorale ku me i dukshmio ka qene krijimi i mitit mashtrues te Trumpit ProSerb dhe Clintoneve Clirimtare te Kosoves! Angazhimi i sponsorizuar i Edi Rames dhe bajat i Rames kunder Trump dhe reagimi i menjehershem mediatik i stafit te Trump muaj me pare ka ndikuar realisht ne rritjen e preferences proTrump te te gjithe atyre qe e duan Shqiperine pa Edi Ramen Kryeminister. Po ashtu angazhimi i disa aktivisteve shqiptare kunder influences se Sorosit ne Shqiperi dhe prezantimit te lidhjeve te ngushta te Soros me kandidaturen e Clinton dhe drejtuesin e fushates Johny Podesta, kane bere qe trendy proTrump te rritet si nje vote proTrump per shkak te pakenaqesise ndaj influences se Soros dhe vete Edi Rames.
Pra e verteta eshte se VOTA SHQIPTARO-AMERIKANE ESHTE E NDARE MIDIS TRUMP DHE CLINTON!!! Cdo info tjeter eshte manipulim i paster i rrjetit mediatik qe kontrollohet nga Soros!