Nga Prof.Dr.Shpend Bardhi.Ph.D
Flori Bruqi
Kritikë dhe autorë të ndryshëm pohojnë se përballë krijimtarisë me vlera ka dhe nga ato që lënë për të dëshiruar. Flori Bruqi në kuadër të Poezisë u shpreh se kur flitet për poezinë, në Kosovë dhe Shqipëri mungojnë politikat kulturo-letrare nga institucionet që duhet ti vijnë në ndihmë krijimtarisë dhe shkrimtarëve.
Studiuesi Flori Bruqi , thotë : ”Kur flasim për poezinë shqipe, gjendet sot më shumë në përpjekje individuale se sa në politikat kulturore të dy Ministrive të Kulturës, se sa në politikat e botuesve dhe të shpërndarjes së librit.
Me këto probleme, në këtë moment poezia shqipe në Kosovë dhe Shqipëri është në krizë të pranisë së saj, se sa të mundësive për ta verifikuar atë.
Në momentin kur organizohen konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, pse nuk mendohet të integrohet poezia shqipe kudo që shkruhet?”, shprehet Bruqi.
Në reagimin e tij publikë , Flori Bruqi për mungesën e shpërndarjes së librave me poezi shprehet se duhet ta kenë në vëmendje dy Ministritë e Kulturës.
Për shpërndarjen e librave të poezisë, Ministritë e Kulturës duhet të detyrojnë libraritë që të pranojnë librat poetikë, sepse nuk ka.
Ndërkaq që ndërmjet institucioneve të politikbërjes dhe atyre shkencore e shkollore, duhet të organizohen herë pas here debate mbi gjendjen e poezisë, jo të mbetet tek situata që ka poezi gjeniale apo nuk ka poezi, pohon për gazetën tonë shkrimtari i mirënjohur nga Kosova,zt.Flori Bruqi.
Përballë këtyre problemeve, Bruqi shton se kur flitet për prirjet e poezisë, ajo që mund të cilësohet krijimtari e mirë mungon për shkak të problemeve.
Poezia fjala vije sot në Kosovë ka më tepër prirje për t’u çliruar nga detyrimi i tematikave shoqërore dhe ideore.
Është poezi erotike dhe herë-herë erotizëm i panevojshëm. Është më moderne, por realisht gjendet në një situatë që ka më shumë poetë se sa poezi.
Kjo do të thotë që poezia e mirë mungon, për shkak të gjitha problemeve që folëm”, cilëson në fjalën e tij Flori Bruqi.
Për mendimin e Bruqit , vitet e fundit poezia shqipe në Kosovë ka prurje të shumta, por cilësia vihet në diskutim edhe nga mungesa e kritikës letraree cila sjell çoroditje.
Në poezinë shqipe në Kosovë vitet e fundit ka ardhje të shumta, por mungon kritika letrare për të vlerësuar dhe për të nxjerrë në dritë cilësinë dhe mediokritetin.
Mungesa e kritikës sjell çoroditje në perceptimin e poezisë më të mirë dhe ka probleme në krijimtari. Megjithatë kemi pasur dhe krijime të mira poetike, madje dhe në nivelin më të mirë në gjithë botën letrare .
Në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh.Ato recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.
Poetet përmes recitaleve të tyre të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura, etj, e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t’i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin, që shpeshherë shihet si dikush që nuk është më në modë.