Portretin e Profesor Mustafa Demirit, shkencëtarit të njohur e të panjohur nga breznitë e tanishme, e kam njohur vonë, madje vetëm përmes veprës së tij konkrete. Libri referencë shkencore "Flora Eskursioniste Shqiptare e Parkun Natyror" prej vitesh shesh xhirimi i famshëm për të sapomartuarit Kopshti Botanik emblemë të Tiranës.
Studimi para disa viteve sot in memoriam i doktorit të shkencave dhe ish-studentit e mikut të familjes Demiri Miti Koçi është një amanet i kryer denjësisht para kolegëve të rrafshit të Natyrës Dijes e miqve të vlerave të Botës Shqiptare. Kolana u plotësua me botimin Mustafa Demiri Botanisti më i shquar me trajtesën e disa rrafsheve njerëzor, akademik e pedagogjik jetën e këtij personaliteti mbarkombtar.
Arkitektura e mjedisit ose inxhineria e peisazhit urban janë sot degë të kërkuara të tregut aktual të ndërtimit të metropoleve. Gurë kilometrik për të gjithë profesionistët e dalë nga Universiteti Bujqësor e Fakultetiti Inxhinierisë mbetet vepra themeltare e profesorit vizionar Njeriut pasionant të luleve shqipe.
Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin Profesor Mustafa Demiri, Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit, vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetsore.
Studjuesi pasionant e insistues, Koçi ia mbërriti me durimin e bletës të mbledhë e filtrojë lëndë të pasur e të plotë nga arkivat e kujtesës studentore, familja Demiri si dhe institucionet shkencore ku gjalloi punën kërkuese pa rreshtur ë harruar misionin e tij.
Vetë studjuesi Miti Koçi i diplomuar në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës dega biologji kimi e më vonë thelluar në filozofi realizoi kualifikime me ambicie te disa rrafshe si gazetari, psikologji, ekologji ekonomi agrare, bioetikë, politika dhe menaxhim të arsimit të lartë. Formimi enciklopedik ia lehtësoi realizimin e botimit si qasje multidisiplinore mbi dy kolonat e veprës së Profesor Demirit.
Roli i tij produktiv shihet në publiçistikë ku përmbledh 100 artikuj e 50 punime shkencore duke referuar si pjesmarrës aktiv te 20 kongrese dhe konferenca ndërkombtare. Tekste e monografi të autorit janë “Njohuri të filozofisë", “Filozofi e biologjisë”, “Bioetikë”, “Ekologji” dhe finalja ishte kurorzimi i mirënjohjes e vlerësimit ndaj profesorit të tij më të parë “ Personaliteti më i shquar në shkencën e botanikës”.
Sipas studiuesit Koçi, në studimin e botuar nga shtëpia botuese Dudaj me mbështetjen e familjes Demir profesor Mustafai portretizohet si Eksplorues i florës së mbarë Shqipërisë.
Shënimet e blloqet e mbajtura nëpërmjet ekspeditave pasqyrohet në harkun kohor ng pranvera e vitit 1952 deri në atë të vitit 1985.
Vetëm në arealin e Zagorisë së Gjirokastrës vërehet kujdesi i botanistit të përkushtuar Demiri si vëzhgues i imët e analizues i natyrës shqiptare.
Një pasuri e rrallë e profesorit nga ekspeditat botanike janë mijëra diapozitiva ku shpërfaqet pothuajse gjeografia floristike shqiptare nga Vermoshi në Konispol e nga Prespa në Durrës. Relievi me malet , fushat, luginat, ranishtat e ligatinat të shkelura e prekura mbi 30 vjet shoqërohen edhe me përshkrime e vizatime të sakta që tregojnë vrojtime topografike e gjeologjike të truallit, një sy i ri mbas luftës së dytë botërore mbi klimën e motin për secilën zonë.
Risia e profesor Mustafa Demirit mbetet edhe lëvrimi i drejtimeve të reja të shkencës botanike si fitogjeografia ose gjeografia e bimëve.
Përhapja gjeografike e llojeve bimore mbi sipërfaqen e Tokës lidhur ngushtë me faktorët klimaterikë dhe motivet mjedisore.
Vepra “Bimët e egra e të dobishme e të dëmshme të vendit tonë" u mirprit mirë jo vetëm nga ekspertët e sferës botanike por nga personalitete të lartë të kohës. Personaliteti i njohur Profesor Jakup Mato i Ministrisë së Arsimit e komentoi duke e vlerësuar si “dhurata më e mirë për një biolog pasi është një vepër e mirëfilltë praktike e shkencore"
Libri është vlerësuar nga opinioni shkencor dhe personalitetet e kohës sepse ngërthen një sintezë enciklopedike me të dhëna shkencore e fitofolklorike të bashkombasve mbi vlerat shumzërshe të bimëve të egra autoktone të njohura si bimë endemike ose sesleria. Njëra prej tyre është edhe princesha e Kështjellës së Krujës emërtuar sesleria Schanderbegi në nder të kryezotit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit.
Profesor Mustafa Demirit nuk iu akordua ndonjë lloj titulli i lartë për realizimin e ndërtimit modern të Kopshtit Botanik Kombtar të Tiranës. Kjo u vlerësua nga ekspertët si vepër monumentale, unike e shkencore mbarkombtare duke i mahnitur vizitorët e pamoshë të kostumeve prej kategorive sociale.
Prania e mungesës së Profesor Mustafa Demirit e dishepullit të tij Miti Koçit larguar me amanetin e kryer dhe ëndrrën e realizuar si miq të lartë të natyrës shqiptare më zgjon tek ekrani i kujtesës një tregim radiofonik:
"Bashkudhëtarja e profesorit zyshë Vizhdani mëma e tre djemve profesionistë të zotë e dinjitarë rrëfente para disa vitesh para kasetofoni të gazetares Valdete Antoni se edhe kur bora e ngrica mbulonte kryeqytetin zemra e profesor Mustafait nuk flinte por shkonte në mes të natës për tu dhënë ushqimin e prekjes e përkujdesjes prej merakliu e dashurinë secilës prej miseve të natyrës që flinin tek serra që ruhet edhe sot pranë Kodrës së Diellit. Vetëm pasi bimët ishin të mbrojtura si bijzat e tij të dashura ai mund të flinte një sy gjumë i qetë".
Botanisti Lulëzim Shuka po e vijon rrugën e shtruar me referencë “Florën Ekskursioniste Shqiptare” duke ecur zbulimit të luleve shqiptare me Tulipanët e Shqipërisë e të Kosovës.
Dijetari Mustafa Demiri me vizionin e tij të qartë e të largët na dhuroi me lartësinë e kërkimit të tij e dritën e shpirtit një lule që për nga kualiteti mund të quhet një Miss i Natyrës Shqiptare e Europiane mes bukurive të panumërta ajo quhet Stellina Alpine e stolis si një princeshë kurorën e Alpeve shqiptare!”. Nga Andi Bica