2016-11-17

Nga Flori Bruqi : Ballkani , sera europiane e drogës


Mali i Zi: 12.5 mln euro vlen 250 kg. kokainë që vinte nga Ekuadori në Shqipëri

kokaina nga Ekuadori foto gazeta Vijesti mali i Zi


Sasia e konsiderueshme e kokainës u sekuestruan sot në portin e Barit në Malin e Zi. Autoritetet saktësojnë se bëhet fjalë për substancë “jashtëzakonisht të pastër”



Autoritetet doganorë të Malit të Zi kapën 250 kilogramë kokainë që sipas të dhënave fillestare ishte nisur nga Ekuadori e fshehur në një ngarkesë bananesh që do të shpërndahej në Shqipëri.
Fillimisht ishte agjencia e lajmeve “Preshevajone” që raportoi se policia malazeze e Portit në Bar ka konfiskuar sot sasinë e drogës të fshehur në banane.

Droga është gjetur në një nga tre kontejnerët që vinte në Shqipëri nga Ekuadori.

Sasia e madhe e kokainës është zbuluar përmes skanerit, ku oficerët e policisë doganore kanë zbuluar kokainën, e ndarë në 223 paketa, raportoi “preshevajonë”.

Vlera e llogaritur e shitjes së drogës arrin deri në 12.5 milionë Euro.

Vëmendje ky lajm ka marrë dhe nga gjermania “Bild”, që shkruan se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Malin e Zi.

Të njejtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për substancë “jashtëzakonisht të pastër”.

Për sasinë më të madhe të kokainës së pastër, të kapur në historinë e Malit të Zi, siç shkruajnë mediat malazeze ka folur edhe Drejtori i Autoritetit të Doganave, Vladan Jokoviç.

Ai tha se kontenieri është dërguar nga kompania “Vimticorp SA”, nga Ekuadori, ndërsa marrësi ishte kompania shqiptare “Rrapo”, shkruan “Vijesti”.

Image result for droga ne shqiperi

Sipas zotit Jokoviç, droga u zbulua në një kontroll rutinë nga zyrtarët e Departamentit të Luftës Kundër Kontrabandës.

Sipas regjistrit zyrtar të Shqipërisë, “Rrapo” është një kompani e regjistruar në mars të vitit 2013 nga Nazike Rrapi.

Kompania u krijua për të importuar fruta dhe sipas regjistrit kjo është dërgesa e saj të parë.
Ajo që dihet është se bananet kishin si destinacion Shqipërinë, ndërsa ende nuk saktësohet se ku do të shpërndahej kokaina e pastër pasi të mbërrinte në Shqipëri

Avionë të ushtrisë italiane, kontrolle për kanabis në Shqipëri

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se  po kryhen fluturime-fotografime të aviacionit ushtarak italian mbi vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se fluturimi i mjeteve ushatarake po bëhet për percaktimin e zonave te mbjella me kanabis.
“Prej dy ditesh po kryhen fluturime-fotografime te aviacionit ushtarak italian mbi vendin tone, per percaktimin e zonave te mbjella me CANABIS.
Image result for droga ne shqiperi

NJE ZHVILLIM POZITIV, PER TU PERSHENDETUR KY, NE SAJE TE MBESHTETJES SE ITALISE NE LUFTEN TONE ME KRIMIN E TRAFIQET.” shprehet Shehu.
Deputeti demokrat thekson se fluturimet fotografuese duhet të kryhen jo vetëm në zonat e rekomanduara nga policia shqiptare. Sipas Tritan Shehut, vendi eshte mbushur si kurre me pare me siperfaqe kanabisi. “Por qe ky operacion te tregoje realitetin para opinionit, qe te dhenat e tij te sherbejne me tej per hapa konkrete ne shkaterrimin e siperfaqeve te mbjellla e goditjen e grupeve kriminale pergjegjese duhet:

– FLUTURIMET FOTOGRAFUESE TE ZHVILLOHEN JO VETEM MBI ZONA TE REKOMANDUARA NGA POLICIA JONE, POR SHUME ME GJERE BAZUAR KJO DHE MBI NJE MORI INFORMACIONESH TE TJERA.

Nje gje eshte e qarte, vendi eshte mbushur si kurre me pare me siperfaqe te mbjella me Canabis.
Related image

– TE DHENAT NGA FOTOGRAFIMET AJRORE DUHET QE DIREKT NGA PARTNERET ITALIANE TE VIHEN NE DISPOZICION EDHE TE KOMISIONIT TE SIGURISE SE KUVENDIT, PER TU BERE ME TEJ TRANSPARENTE KETO PER OPINIONIN.” vijon më tej postimin deputeti demokrat. 
Shehu sugjeron se duhet krijuar një grup ndërkombëtar ekspertësh për të përdorur rezultatet nga këto fluturime, në mënyrë që të bëhet koordinimi për shkatërrimin e drogës. “Deri ketu eshte faza e identifikimit te droges, me tej duhet te ndermiren hapa konkrete e energjike per shkaterrimin e saj, ndryshe do te thote te “rahesh uje ne havan”.
Image result for droga ne shqiperi

– PER TE PASUR REZULTATE REALE DUHET QE KRAHAS PERPUNIMIT TE TE DHENAVE TE FLUTURIMEVE NGA STRUKTURAT ITALIANE, TE KRIJOHET SA ME PARE NJE GRUP NDERKOMBETAR EKSPERTESH, PSH ME PJESEMARJE ITALIANE, AMERIKANE, GJERMANE, GREKE ETJ, PER T’I PERDORUR ATO E KOORDINUAR HAPAT E METEJSHME TE SHKATERRIMIT TE DROGES E LUFTES ME KRIMIN.

Kjo eshte e vetmja menyre per te minimizuar kete rrezik te madh, qe i kanoset vendit tone, te rinjve tane, te ardhmes sone.
Image result for droga ne shqiperi

KY KULTIVIM MASIV I CANABISIT ESHTE ME PASOJA SHKATERRUESE JO VETEM PREJ PERDORIMIT TE ASAJ DROGE, POR DHE PER KANOSJEN QE I SJELL NE TERESI VENDIT E DEMOKRACISE FORCIMI E DOMINIMI I KRIMIT I LIDHUR ME ATE.” përfundon deputeti demokrat Tritan Shehu.
Brenda Lazaratit, aty ku nuk ka këmbë polici

Image result for droga ne shqiperi

Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri. Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike.

Të gjitha këto janë të diskutueshme, por ka një fakt të pakundërshtueshëm, që do të mjaftonte për t’a bërë Lazaratin të famshëm, madhësia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri.


Related image

Adrian Ll., lindur në Elbasan, prej tre muajsh është i punësuar në platacionet e hashashit në Lazarat, fshati që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës. Ende pa lindur dielli, Adriani e gjen tek sheshi “Omonia” për të kapur furgonin e linjës Lazarat-Gjirokastër.

“Në Lazarat ka punë për të gjithë, mjafton të kesh krahë dhe dëshirë për të fituar lekë”, pohon Adriani. Adriani thekson se sivjet hashashi është i mbarë. Puna është me normë, por edhe fitimi është i mirë.

Related image

“Ke fuqi të punosh gjithë ditën, askush nuk të ndalon”, vijon Adriani. Sipas tij, gushti është muaji i procesit vendimtar të prodhimit të hashashit. “Lënda narkotike në Lazarat, thotë Adriani, është cilësor. Sivjet pritet prodhim i madh”.

“Në pjesën perëndimore të fshatit janë mbjellë me mijëra bimë. Deri tani hashashi është dymetrosh, ndërsa në shtator pritet të korret”, thekson Adriani, djali i vetëm i pesë motrave.

Adriani saktëson se çdo ditë nxjerrë 3 mijë lekë të reja, afro 80 mijë lekë në muaj. “Nuk ka ditë pushimi në këtë kohë. Vetëm të jesh budalla të mos punosh”, specifikon Adriani, i cili shton se gjysmat e lekëve që nxjerrë në Lazarat i dërgon në shtëpi.

Image result for droga ne shqiperi

Adriani thotë se në Lazarat janë të punësuar mbi 700 persona, pjesa dërmuese janë nga Shqipëria e Mesme. “Lazarati është hambar për të gjithë ata që duan punë. Lekët i merr çdo ditë. Prodhuesit janë njerëz të mirë. Ata interesohen për gjithçka, por nuk të falin nëqoftëse i tradhëton”, nënvizon Adriani.

Adriani tregon se çdo person që hyn në Lazarat është i monitoruar nga një grup njerëzish. “Të gjithë janë të “skeduar”. Personat e padëshirueshëm identifikohen në kohë dhe dëbohen me forcë nga fshati Lazarat. Ka pasur raste që “të padëshiruarit” janë larguar me dajak ose me kërcënimin e kallashnikovit”, thotë Adriani.


Për herë të parë një ekip xhirimi i Deutsche Welle-s sjell pamje ekskluzive nga fshati i Lazaratit, i cilësuar si fshati i drogës. Gazetarët e DW biseduan me disa lazaratas dhe sollën këtë reportazh.
Related image



Një erë e rëndë të pret sapo hyn në fshatin e Lazaratit. Është era e mariuanës. Në fshatin në malet në jug të Shqipërisë, kultivohet droga shumë e kërkuar. Thuajse të gjithë këtu jetojnë prej saj, ndonëse edhe në Shqipëri kultivimi privat i mariuanës është i paligjshëm.
Zakonisht banorët e fshatit nuk pranojnë të flasin me të huajt. Ne jemi i pari ekip xhirimi që mund të shohë çfarë bëhet këtu, i pari qëkurse në fshat praktikohet kjo bujqësi e veçantë. Jemi miq tek një familje që tashmë prej dhjetë vjetësh merret me kultivimin e mariuanës. Kjo familje prodhon çdo vit rreth 1000 kilogramë mariuanë. Një biznes fitimprurës ky, por familja nuk ka dëshirë të flasë për shifra. Sidoqoftë nga vjelëset ne mësojmë se kjo punë ia vlen: ato fitojnë gjashtë herë më shumë nga sa mund të merrnin për punë të tjera. Çmimi për një kilogram mariuanë është rreth 300 euro.
Shpjegimet për pyetjen, se si është e mundur që mund të kultivojnë drogë pa pengesë në Lazarat, janë të pakta. Por sipas kultivuesve të mariuanës në Lazarat kjo është një mënyrë për të mbijetuar në fshatin me popullsi të madhe dhe pa perspektivë.
Related image
Autoritete të pafuqishme?
Sot Lazarati gëzon një status të veçantë. Deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim, ligji dhe drejtësia këtu nuk vlejnë, na thonë banorët. Kontrolle policie ka vetëm në fshatrat fqinjë. Katër tonë mariuanë u sekuestruan vitin e kaluar, një pjesë e papërfillshme në krahasim me sasinë që kontrabandohet në drejtim të Evropës. Një nga të intervistuarit tanë mendon se e di përse autoritetet nuk i japin fund situatës në Lazarat: Sipas tij ata e tolerojnë kontrabandën, sepse pas saj qëndrojnë kontrabandistë të fuqishëm droge nga Italia, Greqia dhe Gjermania. Disa të dhëna flasin për teorinë e tij: fshatarët në Lazarat e marrin farën për bimët e mariuanës ekskluzivisht nga Italia. Për të parë se sa është fitimi i mafies në këtë biznes, hetues fiskalë italianë kanë fluturuar me avionë matës mbi plantacionet e Lazaratit.
Biznes fitimprurës
Bimë kanabisi
Përmasat e biznesit të mafies: 900 tonë mariuanë prodhojnë fshatarët në Lazarat çdo vit. Vlera e përllogaritur e tregut: 4,5 miliardë euro. Sipas zërave që qarkullojnë në Shqipëri edhe disa politikanë të nivelit të lartë me gjasë përfitojnë nga tregtia e drogës, hotelet luksoze në bregdet janë në pjesën më të madhe objekte për larje parash dhe një raport i shërbimit të fshehtë për lidhjet e bosëve të mafies me politikanët mbahet prej tre vjetësh i mbyllur.


Image result for lazarati dhe droga

GAZETARET E HUAJ

Kohë më  parë, tre gazetar investigativë, dy shqiptar dhe një francez, u kërcënuan me vdekje, pasi ata tentuan të filmonin fshatin Lazarat. Jeta e tyre u vu në rrezik, ku një automjet tip “Ford”, me targa “Lazarat” u zuri rrugën. Jeta e tyre përpak sa nuk përfundoi tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima.

Gjatë investigimit treditor, gazetarët konstatuan një organizim të përsosur të “vijës së gjelbërt”. “Vetë shteti shqiptar do ta kishte zili këtë organizim të përkryer. Ata dinë të ruajnë kufinjtë e Lazaratit, më mirë se Policia e Shtetit”, tregon Camille Le Pomellec, gazetari francez. Camille thotë se hashashi i Lazaratit tashmë është bërë i njohur në mbarë Europën për cilësinë e saj.

Related image

“Nuk ka të krahasur hashashi i Lazaratit. Shumë konsumatorë europianë janë gati ta paguajnë si “frëngu pulën” këtë lëndë narkotike”, specifikon Camille. Sipas tij, shteti është dorëzuar pa kushte përpara Lazaratit. Në fakt, deklarata e tij, u vërtetua dy ditë më parë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit.

Image result for droga ne shqiperi

TREGTIA DHE FITIMI

Plot 4.5 miliardë euro kushton tregëtia e hashashit, prodhuar nga Lazarati. Stefano Bastoni, drejtori i Repartit të Aviacionit të “Guardia di Finanza”, e cilëson marramendëse vlerën, por banorët e fshatit mendojnë të kundërtën.

“4.5 miliard euro? Shumëëëë! Nuk them që “dhelprën ta lëjmë pa bisht”, por të paktën të ulin vlerën, pasi ne nuk konkurrojmë shtetit”, shprehet me humor R. A., banor i fshatit Lazarat, i cili preferoi të ngelet anonim. R. A, është një kultivues i bimës narkotike. Ai thotë se sivjet prodhimi dhe fitimi parashikohet të dyfishohet. Shkak u bënë zgjedhjet parlamentare.

“Një vit më parë policinë e kishin nëpërkëmbë. Sivjet u zhdukën, nuk u shfaqën fare”, shprehet kultivuesi. “Unë nuk jam një person i dhunshëm. Thjesht dua të jetoj pa vështirësi financiare. Prodhimin tim do ta mbroj si sytë e ballit”, shton R. A.




Image result for droga ne shqiperi


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një hartë në lidhje me zonat e kultivimit të drogës në Shqipëri.

Basha ka publikuar pamjet e hartës së Shqipërisë së vitit 2013 dhe 2015, ku sipas tij, dy vite më parë si zona ku mbillej lënda narkotike mbillej në një zonë në Malësinë e Madhe, Lazarati dhe Lumi i Vjosës.

Ndërsa në 2015, sipas hartës së publikuar nga Basha, rezulton se droga mbillet në cdo zonë të vendit



Image result for lazarati dhe droga


Corriere Della Sera: 
Shqipëria,sera europiane e drogës



Corriere Della Sera: Shqipëria, sera europiane e drogës


“Metastazat e drogës kanë pushtuar të gjithë vendin. Trafikantët nuk arrestohen në Shqipëri”
Shqipëria është sera europiane e drogës, kështu titullohet reportazhi më i fundit i italianes “Corriere della sera”, e cila publikon shifrat për drogën “Made in Albania”.

42 misionet përtej kufirit të policisë italiane që nga janari i këtij viti, kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë në një territor prej 213 mijë hektarësh.

Related image

Kështu nis reportazhi i italianes "Corriere della sera" për Shqipërinë ku vendi ynë cilësohet si sera europiane e drogës.

Duke u kthyer në gushtin e 2004-ës, reportazhi tregon se si trafikantët – padronë të fshatit Lazarat shihnin të vinte një helikopter i policisë italiane, 400 metra mbi tokë, për të vëzhguar plantacionet e marijuanës. Sapo u afrua drejt tij u qëllua me kallashnikov. Në bord ndodheshin dy hetues, një marshall i guardia di finanza dhe një zyrtar shqiptar i antidrogës. Për meritë të pilotit asnjë nuk u plagos, dhe pse plumbat qëlluan serbatorin kryesor, po helikopteri arriti të kthehej në bazë, që atëherë lartësitë kanë ndryshuar, por dhe gjeografia, mjetet, njerëzit dhe mënyrat e ofensivës. Teknikat e hetimit dhe në të njëjtën kohë niveli i trafikantëve. Por jo thelbi: Shqipëria është sera europiane e marijuanës.
Image result for droga ne shqiperi

Sipas marrëveshjes Itali – Shqipëri, avioni i Guardia di Finanza, nëj model i vjetër por i besueshëm Piaggio, fluturon çdo vit për të monitoruar 20 për qind të territorit, përjashto qytetet, malet dhe lumenjtë. Që nga muaji janar janë bërë vëzhgime në 213 mijë hektarë të mbuluar nga plantacionet. Avioni i cili fluturon në periudhën qershor – shtator, që është dhe periudha e rritjes së bimëve, nuk kalon më mbi Lazarat ku dy vjet më parë ndërhynë forcat e policisë për ta marër nën kontroll pas 20 ditësh betejë.

Related image

Metastaza tashmë ka pushtuar të gjithë vendin. Nga muaji janar i këtij viti në 42 misione janë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë. Kudo. Duke llogaritur se një nga këto bimë prodhon mesatarisht dy kilogramë e gjysëm drogë, por ndonjëherë dhe dyfishin, llogaritet se vlera e saj është rreth 1300 euro për kilogramë. Kjo do të thotë se në treg ato bimë, që u shkatërruan nga policia e Tiranës do të kishin nxjerrë një fitim prej më shumë se 2 miliard eurosh. Pothuajse një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

Image result for lazarati dhe droga

Por ky nuk është momenti për të fajësuar një popull të tërë. Edhe pse me një përpjekje të vagët e që përqendrohet në temën e drogës duke provokuar tensione, politikanët shqiptarë po lëvizin, përpiqen. Por nuk mund të lihet mënjanë përpjekja e madhe e guardia di finanza, në mënyrë të vecantë I grupit të misionit në Shqipëri nën drejtimin e kolonelit Joselito Minuto. Përkundrazi, vetëm në tre vitet e fundit, avioni Piaggio ka monitoruar 600 mijë hektarë territor dhe është rinovuar herë pas here për të mos humbur ritimin e trafikantëve. Këta të fundit kanë zgjedhur të nisen nga ishujt grekë për të qenë brenda Bashkimit Europian, duke pasur një rrjet të gjerë mbrojtjeje sidomos në Puglia, duke u bërë pasardhës të denjë të skafistëve të viteve ’90, por më të mirë teknologjikisht, më të guximshëm, aventurierë që nuk kanë frikë të udhëtojnë dhe kur në Adriatik ka stuhi. Por fitimet që marrin nga kjo veprimtari në fund e justifikojnë këtë rrezik. Kërkesat për marijuanë janë të vazhdueshme dhe në rritje, e klanet reagojnë menjëgerë. Më pas në këto gomone, transportohen kokainë dhe armë por dhe muxhahedinë që bëjnë vajtje – ardhje për luftën e shenjtë në Lindjen e Mesme.

Image result for droga ne shqiperi

Avioni italian i monitorimit është i pajisur me sensorë që gjurmojnë territorin. Të dhënat që merren përpunohen në fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Studimeve në Napoli. Në këtë laborator teknikët dhe eksperti personal i financës lexojnë rezultatët e sensorëve. Lëvizja e rradhës ka të bëjë me shpejtësinë e reagimit. Brenda 48 orësh bimët shkatërrohen në mënyrë që të identifikohen dhe kriminelët që menaxhojnë këto plantacione. Piaggio, fluturon një mijë metra lart në një distancë të domosdoshme sigurie. Por në aparatin shqiptar ka raste korrupsioni. Pagat e agjentëve të policisë janë të vogla, dhe pavarësisht ndjenjës për të nderuar uniformën dhe respektit për veten ka nga ata që janë blerë nga trafikantët. Trafikantë të pushtetshëm, mafiozë, të pasur dhe me njohje të rëndësishme.

Image result for droga ne shqiperi

Një nga hetuesit shprehet se problemi i marijuanës nuk ka pasur një rritje të papritur, por ka ekzistuar gjithnjë. Por është përmirësuar ndërgjegjësimi për këtë problem. Por tashmë është më e fortë dhe vetëdija se arrestimi i fshatarëve që kujdesen për plantacionet apo shoferëve të furgonëve që cojnë drogën tek gomonet, nuk mjafton. Duhen zbuluar drejtuesit e organizatave. Dhe në këtë rast krerët e këtyre prganizatave bëjnë vajtje – ardhje nga Shqipëria në Itali, kthehen atje dhe fshihen kur e shohin se situata është e trazuar dhe rrezikojnë arrestimin. Për cfarë arsye? Ndodh që një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet italiane, në Shqipëri nuk ekzekutohet dhe të kërkuarit në mënyrë të pabesueshme arratisen, dhe më pas zhduken. Ata mbrohen nga klanet, nga terrori, nga kërcënimet ndaj më të varfërve që detyrohen t’i fshehin edhe në shtëpitë e tyre madje, dhe më pas të heshtin. Dhe ai që refuzon, kërcënohet se do i vrasin një të afërm. Por ka një shifër: me 400 mijë euro një i arratisur arrin të jetojë i qetë dhe larg prangave. Çmimi i një kilogrami marijuana në Puglia është 1300 euro, nëse shitet në veri të Italisë, ky cmim rritet shkon në 1800 euro.


*******

Image result for droga ne shqiperi

OKB: Fitimet nga droga në Shqipëri 340 milionë USD në vit, sa 2.6% e PBB-së



Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), për vitin 2016, e rendit Shqipërinë një një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë.

Raporti u referohet të dhënave të vitit 2014, si të dhënat e fundit zyrtare, sipas të cilave, në Shqipëri në atë vit u prodhuan 540 ton drogë dhe u zbuluan 551.414 bimë.

Raporti nuk ka të dhëna mbi sipërfaqen reale të kultivuar.

Related image

UNODC thotë se Shqipëria, Kolumbia, Xhamajka, Holanda dhe Paraguaji janë vende –burime të rëndësishme të kanabisit të shitur në tregjet ndërkombëtare [Reports by Member States over the period 2009-2014 indicate that Albania, Colombia, Jamaica, the Netherlands and Paraguay are important source countries of the cannabis herb sold in international markets].
Image result for droga ne shqiperi

Shqipëria zë vend kryesor në raportin e UNODC edhe përsa u përket fitimeve vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave. UNODC thotë se kjo tregti zë 2.6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pra të sasi që prodhon ekonomia shqiptare në një vit.

Image result for droga ne shqiperi

Në raport thuhet se fitimi nga trafiku i drogës në Shqipëri është më i lartë se ato në vendet e zhvilluara, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në vendet e zhvilluara fitimet luhaten nga 0.07 – 0.19 % të PBB, ndërsa në vendet me PBB të vogël si Shqipëria (2.6 %), Irani (1.66 %) dhe Bullgaria (1.22 %), fitimet janë më të larta. [However, profits from the illicit opiate trade in those countries accounted for a significantly smaller proportion of GDP (0.07-0.19 per cent) than in countries with a relatively small GDP, such as Albania (2.60 per cent of GDP), Iran (Islamic Republic of ) (1.66 per cent) and Bulgaria (1.22 per cent)]


Image result for droga ne shqiperi

PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit. Fitimi nga drogat përllogaritet në rreth 340 milionë USD në vit. Revista Monitor, përllogarit se kjo është shuma vjetore e valutës që hyn në Shqipëri në një vit, ndërsa mënyra e përdorimit të tyre (si pastrohen këto para) është e panjohur. “Ky burim i paligjshëm hyrjesh valutore shpjegon edhe arsyen pse monedha vendase është e fortë në tregun e këmbimeve valutore, pavarësisht se vendi ka një deficit ndër më të lartit në rajon të llogarisë korente -diferencës së valutës që hyn dhe asaj që del- prej mbi 11% të PBB-së”, shkruan ajo.

Related image

Raporti i UNODC thekson se fitimet nga tregtia e ligjshme e drogave përbëjnë nxitës të konsiderueshëm financiarë për grupet e rganizuara kriminale.

Një studim i fundi i UNODC zbuloi se të ardhurat e drogave të kontrabanduara nga Ballkani drejt Europës janë rreth 28 miliardë dollarë në vit. Pothuajse gjysma e këtyre fitimeve u gjeneruan në katër shtete europiane, që janë tregu më i madh ilegal për drogat: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Image result for droga ne shqiperi

UNODC: Pastrimi parave të drogës

Në raportin e UNODC thuhet se pastrimi i parave kryhet me mënyra të ndyshme, nga përdorimi i teknikave të vogla të centralizuara, që përfshijnë dërgesat e parave apo remitancat, deri tek përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetës; në të gjitha rastet, gjithësesi, të ardhurat nga trafiku i paligjshëm i drogës riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme.

Image result for droga ne shqiperi

Në shumë raste, këto të ardhura të paligjshme mund të injektojnë sasi të mëdha parash “cash” në ekonominë e një vendi dhe mund të kenë efekte të rëndësishme makroekonomike, si ndryshime në vlerat e monedhave dhe rritje të buxhetit dhe të vlerës monetare, siç ka ndodhur në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, disa prej të cilave janë ndikuar në mënyrë domethënëse nga trafiku i kokainës. Në Guinea-Bissau, për shembull, rezervat valutore të huaja u rritën nga 33 milionë dollarë në vitin 2003 në174 milionë dollarë në 2008; dhe në Gambia, vlera e dalasi u rrit me shpejtësi, pa ndryshime të dukshme në flukset e kapitalit.

Image result for droga ne shqiperi

Një pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës të gjenerruara nga vendet konsumatore transferohen në qendrat financiare, ku të ardhurat e kompanive, institucioneve financiare, rezidentëve dhe shërbimeve financiare profesioniste përdoren për të grumbulluar dhe shpërndarë flukset financiare.

Related image

Disa shembuj të fundit të pastrimit të parave ilustrojnë se si të ardhurat e paligjshme janë riqarkulluar përmes institucioneve të mëdha financiare në vendet e zhvilluar. Në vitin 2012, Departamenti i Drejtësisë në SHBA, gjobiti një bankë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar me 1.9 milionë dollarë, për "dështime të mbikëqyrjes" duke lejuar pastrimin e të paktën 881 milion dollarëve të ardhura nga trafiku i drogës. Dështimet e tilla përfshirë dështimin për të monitoruar të paktën 670 trillion dollarë të transferuara në një bankë në Meksikë.

Related image

Paratë e kishin origjinën nga karteli Sinaloa në Meksikë, nga karteli Norte del Valle në Kolumbi dhe organizata të tjera më të vogla të trafikut të drogës.Raporti thekson se fluksi i finacimeve të paligjshme mund të minojë integriretin e sistemit financiar të një vendi, përshirë sektorin financiar ndërkombëtar.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...