Begzad Baliu, u lind në fshatin Makresh i Poshtëm (Gjilan, 1966), ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Më 1992 mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës - Fakultetin e Filologjisë, Degën e Gjuhës dhe të letërsisë shqipe, ku mbaroi ehe studimet e magjistraturës.
Në vitin 2000 magjistroi, ndërsa në vitin 2004 mbrojti disertacionin e doktoratës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, institucion në të cilin punoi nëntë vite.
Në vitin 2005 filloi punën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit, ku mori të gjitha thirrjet universitare dhe u propozua anëtar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në këtë institucion ishte kryeredaktor i revistës shkencore “Educologia” dhe ligjëron në studimet themelore dhe master.
Në vitin 2008 Qendra e Studimeve Albanologjike e nominoi për çmimin vjetor, për veprën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, ndërsa në vitin 2009 bashkë me kolegë të Universitetit të Korçës dhe të Universitetit të Europës Juglindore organizojnë Konferencën e parë dhe themelojnë kolonën e botimeve universitare “Sociolinguistika shqiptare” (Korçë-Tetovë-Prishtinë). Në vitin 2011bshkëmentoron projektin e gjashtë studentëve polakë të masterit nga Universiteti i Varshavës, me titull: “Kosova e pavarur në sytë e të rinjve të saj (shoqëria - kultura - politika)”, ndërsa në vitin 2013, drejton ekipin e studentëve sianëtar i projektit “Eposi në pesë shtete të Ballkanit” dhe bartës i nënprojektit të tij “Eposi në ndërdijen kombëtare”, me të cilin Projekti mori çmimin special EuropaNostra, nga Këshilli Evropian). Ishte edhe drejtues apo anëtar në projektet:Gjuha e teksteve të historisë në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Indiana, SHBA); Struktura letrare dhe didaktike e Librit të leximit në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Lubjanës) etj.
Ishte ligjërues dhe kumtues në disa universitete, konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si në Universitetin e Turunit “NikollaKoperniku”, Universitetin e Shkupit, Universitetin e Varshavës, Universitetin e Europës Juglindore (Budapest) etj.
Organizator dhe koordinator i shumë konferencave me karakter ndërkombëtar, pothuajse në të gjitha universitetet dhe institutet shkencore shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë etj.
Tri dekadat e fundit i është besuar përgatitja e veprave studimore të Eqrem Çabejt, JupKastratit, ShefkiSejdiut, ZenunGjocajt, NuhiVeselajt etj.
Vepra të botuara:Në fushë të albanologjisë:
GustavMajer dhe albanologjia, Prishtinë; 2000; Tiranë, 2001;
Vepra bibliografike e profesor JupKastratit, Prishtinë, 2005;
Semantika e fjalësit(Vepra albanologjike e ZenunGjocajt),
Prishtinë, 2009; Kërkime albanologjike, Prishtinë, 2010;
Referenca albanologjike, Prishtinë, 2010; Hulumtime albanologjike, Prishtinë, 2015;
Testamenti shkencor i Profesor JupKastratit, Prishtinë, 2016;
Rrapi shekullor - Akademik IdrizAjeti (bashk.), Prishtinë, 2016 (në shtyp);
Sprovë për një histori të albanologjisë, Prishtinë, 2016;
Studime për historinë e albanologjisë, Shkup, 2018; Gjurmime albanologjike, Prishtinë, 2019.
Në fushë të onomastikës dhe të leksikografisë:
Onomastika e Gallapit, (I), Prishtinë, 2016;
Onomastika dhe dokumenti, Prishtinë, 2016;
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2014;
Onomastikë dhe identitet, Prishtinë, 2012;
Onomastika e Kosovës - ndërmjet miteve dhe identiteteve, Prishtinë, 2009;
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashk.), Prishtinë, 2005;
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Prishtinë, 2006;
Kontributi i Eqrem Çabejt në fushë të onomastikës, Prishtinë,
2000.
Në fushë të bibliografisë:
Çabej 1, Prishtinë, 2006;
Bibliografia përmbajtjesore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2008;
Mbi autorësinë e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, Prishtinë, 2005.
Në fushë të studimit të letërsisë dhe të krijimtarisë letrare:
Struktura e vlerave përfaqësuese, Prishtinë, 2014; Kujtesa letrare, Prishtinë, 2013;
Pesha e komunikimit (bashk.), Prishtinë, 2010;
‘Dhembje e bukur’,(bashk.), Prishtinë, 2012;
Vareni kryengritësin e shenjtëruar, Prishtinë, 2010;
Kafeneja ballkanike, Prishtinë, 1996 (e përkthyer edhe në kroatisht, italisht dhe holandisht); Grua e dashuruar, Prishtinë, 1996;
Mbileyimi i kujtesës historike, Prishtinë, 2019.
Vepra e tij është recensuar dhe vlerësuar nga studiues, si: Prof. Jup Kastrati, Prof. dr. David Luka, Akademik Gjovalin Shkurtaj, Prof. Shefki Sejdiu, Prof. dr. Petrit Kotorri, Prof. dr. Rami Memushaj, dr. L’ubor Kralik, Prof. dr. Rexhep Doçi, Prof. dr. Shaban Sinani, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. dr. Tefë Topalli, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Prof. Mentor Quku, dr. Ledi Shamku, Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, dr. Musa Ahmeti, Prof. dr. Jusuf Osmani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Merxhan Avdyli, Prof. AvdylSulaj, Prof. dr. Zhyljeta
Kadilli etj.