Berim (Bajram) Ramosaj, lindi më 04 qershor 1962, Deçan.
Studimet e larta, Berimi i kreu në vitin 1983, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Zagrebit.
Me të kryer studimet e larta këthehet në vendlindje ku nga viti 1984 fillon të punojë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, fillimisht bashkëpunëtor e pastaj si ligjërues i lëndës se Menaxhmentit. Krahas kësaj ndjekë mësimet dyvjeçare pas universitare në drejtim të qeverisjes së ekonomisë në Univeristetin e Zagrebit, të cilat i përfundon si magjistër më 1985.
Në vitin 1999 është zgjedhur Profesor Inordinar për lëndën e Menaxhmnentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Me hapjen e Universitetit në Tetovë, fillon edhe ligjërimin në këtë universitet në lëndën e qeverisjes së sipërmarjes dhe ndërmarjes.
Më tej, po këtë lëndë, e ligjëron dhe në studimet pasuniversitare në Fakultetin Teknik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe në Universitetin e Europës Juglindore.
Krahas kësaj, në periudhën janari 2000 – shkurt 2003 ishte kryeshef i ekzekutivit (CEO) në Komunën e Prishtinës.
Në periudhën 2003-2006 ishte këshilltar i Presidentit të Kosovës për çështjet ekonomike.
Në vitin 2007, zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe aty është kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së.
Nga nëntori i vitit 2009 është emëruar këshilltar i jashtëm i Presidentit Sejdiu për ekonomi, pozicion të cilin e mbanë dhe tani (2011).
Ka publikuar 25 punime shkencore në revista shkencore me recension nga fusha e menaxhmentit; ka botuar pesë libra nga fusha e Menaxhmentit (Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës, viti 1991, Bazat e Menaxhmentit, viti 1993, - katër ribotime, Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes, viti 1998 dhe Menaxhimi financiar i ndërmarrjes ekonomike, viti 2003 dhe Menaxhmenti kreativ&lidership viti 2006.
Ishte pjesëmarrës i disa projekteve shkencore-hulumtuese dhe i konferencave shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Njihet si profesor qe vlereson ne menyr jo te drejt studentet e tij .
Bazat e Menaxhmentit, Sjellje Organizative, Lidership, Menaxhment Financiar (2011-)
Shef i Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikes pranë Fakultetetit ekonomik, ku gjendet edhe sot (2009-)
Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL): Fakulteti
Administrim Biznesi (2009-2012)
Profesor në Kolegjin “Iliria”: Fakulteti Ekonomik (2008- )
Profesor në Kolegjin “Dardania”: Fakulteti Ekonomik (2008-2011)
Profesor në Kolegjin “Globus”: Fakulteti Ekonomik (2008-2011)
Profesor inordinar (Asocuar) në Universitetin e Prishtinës: Fakulteti Ekonomik (2000)
Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës: Fakulteti Ekonomik
(1996-1999)
Docent (Profesor Asistent) në Universitetin e Prishtinës: Fakulteti
Ekonomik (1995-2000)
Asistent në Universitetin e Prishtinës: Fakultetin Ekonomik (1984-1995)
Studimet themelore: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik (1983)“Ekonomist i Diplomuar”
Studimet pas-universitare (Magjistratura): Universiteti i Zagrebit (1985)“Magjistër i Shkencave Ekonomike”
Doktorata në Universitetin e Prishtinës (1994)“Doktor i Shkencave Ekonomike”
LIBRA SHKENCORE TE BOTUARA
Management: Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi;Vatra,
Prishtine (2006)
Management: Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes
ekonomike -Dukagjini, Prtishtinë (2004)
Management: Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërrmarjes
ekonomike - Dukagjini, Prishtinë (2003)
Management: Bazat e menaxhimit- Universiteti i Prishtinës, Teksti
universitar i lejuar sipas Vendimit të Kuvendit të Universitetit të Prishtinës nr.165/74,1993, Prishtine (Pesë ribotime 1996, 2000, 2003, 2006, 2008).
Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës - Rilindja, Prishtinë (1991)
Etj.