2019-11-20

Gani Xhafolli (1945-16.06.2015)


Rezultati i imazhit për gani xhafolli"


Gani Xhafolli u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945.



Ndryshe, ai punoi në arsim: në Drenofc, Barilevë, në Lipjan dhe në Magure, si mëusues.



Në Radiotelevizionin e Prishtinës prej vitit 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë. Në vitin 1990 pushtetarëte shtetit Jugosllav e largojnë me dhunë nga puna së bashkume 1340 punëtorë të RTP-së. Xhafolli ka të kryer Akademinë pedagogjike në Prishtinë. Ka fituar shume çmime letrare.



Gani Xhafolli punoi redaktor i programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës dhe drejtoi revistën "Zanore". Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,si:



"Te porta e edhave",

"Zog shiu",

"Vjershën s'e zë gjumi",

Shtëpia me kulm teposhtë",

"Po",

"Të dua",

"Në gojë të gjarprit",

"Princesha që fluturon",

"Zgjedhje"



“Dosjet në kutinë e zezë”

“Gishtat me flutura”



Etj.



Ishte stilist i përsosur i përmasave të paimagjinueshme e poetikës letrare.



Xhafolli me letërsinë e tij mbetet i veçantë si shkrimtar në sferën e imagjinatës krijuese, në këndvështrimin e tij origjinal e në konceptimin modern tekstor e mjaft interesant të larushisë së temave, do të hyjnë imagjinata e semantizimit të shenjave të ndryshme grafike, të grafemave dhe të shkronjave.



Gjeneratat e mëhershme e mbajnë në mend gjithnjë si një shkrimtar që ka thyer kodet e regjimeve të hekurta me liberalizimin e tij jetësor e letrar, si dhe emisionet që përgatiste për radiotelevizionin e Prishtinës.

Fëmijët do e mbajnë në mend si shkrimtar të dashur, për paraqitjet e tij spektakulare të një komunikimi të papërsëritshëm deklamues të vargjeve, me emocionet që zgjonte dhe me porosinë tejet të lirshme e me frymë moderne, që e përcillte te ta.

Gani Xhafolli ishte i veçantë si në krijime ashtu dhe kur i performonte ato, ai asnjëherë nuk i recitonte thjeshtë ose veç t’i lexonte, por bënte një lloj shfaqje me to. Ai do të mbahet mend si artist i letërsisë. Ai vargjet i bënte si shfaqje, herë besa edhe i këndonte. Ai ishte i afërt, i veçantë, karakteristik në vargjet e tij.



Ndarja nga jeta e Gani Xhafollit(70 vjeç), është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

Gani Xhafolli , me veprat e tij letrare, do të mbetet një zë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, sidomos i asaj për fëmijë.

(Flori Bruqi,17 qershor 2015).

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...