2019-11-20

Dhimitër Nica(1963-)




Dhimitër Nica ka lindur në Berat të Shqipërisë më 15 korrik 1963. Ka studiuar për ekonomi, letërsi si dhe në Selanik të Greqisë ka studiuar për disa vite rresht në leximin dhe mësimin e gjuhës greke. për të cilën ka garantuar edhe një çertifikatë nga ministria e arsimit e Greqisë për njohjen e mire të kësaj gjuhe. 

Që në moshën 20-vjeçare ka botuar poezi dhe vjersha të ndryshme. Gjithashtu, është marre herët  me shkrime, përshkrime, reportazhe, tema ekonomiko-shoqërore, etj. të cilat i ka botuar në organet e shtypit lokal dhe qendror në Tiranë. 

Por kushtet e vështira, rrugët e kurbetit, bën që librin e pare ta nxjerrë vetëm  më 2012-tën, nga shtëpia botuese “Toena” Tiranë, me titullin simbolik “Pesha e fjalës".  

Në vitin 2015, botoi librin e dytë me poezi, të titulluar : “Të gjitha lulet kanë emrin tënd"  po në Tiranë, nga shtëpia botuese “Muzgu”. Në vitin 2016 botoi në Prishtinë librin e tretë me poezi të titulluar: “ Nesër do të jemi më të mirë "  Në janar të vitit 2018-të, botoi librin e parë në gjuhën greke me titull: “ ΟΤΑΝ ΟΙ ΚΑΡΔΙΕΣ ΣΤΑΖΟΥΝ ΠΟΝΟ ’’ ( Kur zemrat pikojnë dhimbje ).

 Në qershor të vitit 2018-të nxori nga shtëpia botuese Fan Noli në Tiranë librin e pestë me poezi:  “ Puthjet na bëjnë më të bukur". Ka në duar gati për botim edhe tre libra të tjerë, dy me poezi dhe të tretin me tregime me tema të ndryshme nga jeta social – kulturore - atdhetare dhe sidomos nga maratona e gjatë e kurbetit, të cilët i ka pllakosur si sëmundje e shekullit të gjithë shqiptarët, por edhe vet poetin, ku që nga viti 1991, punon e banon në Selanik të Greqisë. 

Boton here pas here tregime e novela të ndryshme, si dhe shkrime në organet, revistat e gazetat e  ndryshme, si dhe botimet onlive, shkrime, përshkrime, reportazhe, cikle me poezi, novela, tregime, etj. 

 Është pjesëmarrës në më shumë se tridhjetë antologji poetike. Kështu gjendet në Antologjinë e dhimbjes, kushtuar të madhit Ali Podrimja në Prishtinë, midis 101 autorëve shqiptarë.

 Gjendet në disa antologji të botuara nga “Prishtina Press”, në më shumë se 10 antologji të botuara, në Tiranë nga shtëpia botuese Muzgu.

 Është gjithashtu pjesëmarrës në antologji të ndryshme të botuara nga lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Selanikut “Dega e blertë”, anëtarë i së cilës është prej shumë vitesh. 

Është pjesëmarrës edhe në disa antologji poetike të botuar nga lidhje të ndryshme shkrimtarësh dhe artistësh si në Shkup, Tetovë, Përmet, etj.

 Në vitin 2012-të, dega e shkrimtarëve dhe artistëve të Selanikut e vlerësoi me çmimin e tretë, për poezitë lirike më të mira të vitit dhe një vit më vonë, më 2013-të, po kjo juri e vlerësoi me çmimin e parë “Ziko Kapurani” për poezitë më të mira lirike të shkruara e të botuara në gazetën e Athinës. 

Në vitin 2016 Këshilli i Kulturës dhe drejtoria arsimore pranë bashkisë së Podujevës në Kosovë e vlerësoi me çmimin e pare për poezinë më të mire, për nder të festave të Nëntorit, ndërsa në  konkursin ndërkombtar të organizuar nga klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri  në Përmet u vlerësua me çmimin e tretë për poezitë më të mira të këtij organizimi poetiko-letrar…

Bën jetë aktive me klubin letrar Dega e Blertë në Selanik të Greqisë antarë i së cilës është prej shumë viteve.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...