2019-11-20

Shefki Sejdiu(1936-)




Shefki Sejdiu u lind më 8.6.1936 në Albonë (ish-Pakashticë), Komuna e Besianës (ish-Podujevës), Kosovë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, Progjimnazin në Besianë, Shkollën Normale në Prishtinë (1956), Filologjinë romane në Shkup (1962) dhe studimet pasuniversitare –Linguistikën e përgjithshme me përqëndrim të vaçantë në linguistikë romane, në Zagreb (1975), ku edhe u doktorua me temën “Formalna i semantičkapodudaranja u denominacionimpostupcima u fitonimijiromanskihjezika s albanskom i hervatsko-serpskomfitonimijom”.(1985) Përkimet formale dhe semantike në proceset emërtuese në fitoniminë e gjuhëve romane me fitoniminë shqipe dhe kroato-serbe.
Ishte mësues në rrethinën e Kumanovës (1956-1957), mësimdhënës i frëngjishtes dhe i latinishtes në Gjimnazin e Podujevës (1961- 1967) dhe në Gjimnazin e Prishtinës (1967-1972). Prej vitit 1972 është ligjërues, docent (1985) dhe profesor ordinar (1991) i Historisë së gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër dhe i latinishtes pranë Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit (Filozofik) Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Ka mbajtur ligjërata si profesor i ftuar në disa institucione shkencore: në Universitetin e Sofjes (1987) dhe në atë të VelikoTërnovo-s të Bullgarisë (1987), në Universitetin e Zagrebit (1990), në Qerthullin linguistik të Zagrebit (1990) dhe në Universitetin e Elbasanit (2000). Me qëllim hulumtimi dhe thellimi të njohurive teorike qëndroi disa herë për specializim në shumë institucione shkencore të Ballkanit dhe të Evropës:në Universitetin e Grenoble-it (1985); në Universitetin e Parisit (ÉcoledesHautesEtudes, Sorbonne III, IV) ku gjatë dy viteve universitare (1971/72 dhe 1974/75), ka përcjellë ligjëratat dhe ka ndjekur mësimet nga Gjuhësia e përgjithëshme (dhe aksiologjia) te AndréMartinet, nga Indoevropistika (hetitishtja dhe italikishtja) te M. Bader dhe MichelLejeune, nga Linguistika romane (frëngjishtja e vjetër) te L. Wagner dhe nga semantika dhe linguistika logjike te BernardPottier; në Institutin e Linguistikës dhe në Universitetin e Lisbonës (Portugali) hulumtoi dhe studioi çështje të gjuhësisë iberoromane (1978/1979).

 Njohuri nga ballkanistika mori në Universitetin e Zagrebit, në Institucionet e Bukureshtit (1970, 1973, 1978, 1979, 1982) në atë të Sofjes (1987) dhe në Londër (1995) ku bëri hulumtime në fushë të antropolinguistikës dhe të etimologjisë.

Profesor ShefkiSejdiu, në komunikimin shkencor përdor (me gojë dhe me shkrim) përveç gjuhës amtare edhe kroatishten dhe frengjishten, kurse literaturën profesionale dhe shkencore e shfrytëzon edhe në latinishte, italishte, portugeze, spanjolle, rumane (dhe katalone, sardie, retoromanie), por edhe në anglishte, rusishte, bullgarishte, sllovenishte dhe polonishte.

Profesor ShefkiSejdiu përktheu dhe përshtati tekste të gjuhës frenge për shkollat fillore dhe të mesme dhe recensoi tekste të latinishtes për shkolla të mesme dhe fakultete; është autor edhe i pesëveprave të domenit të onomasiologjisë. 

Fitonimia shqipe e Kosovës –lënda, ndarja, etimologjia, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1972; Fjalorth etnobotanik i shqipes, Prishtinë 1984; Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe ballkanike, Prishtinë, 1989; Sisteme, struktura, raporte (etnolinguistikë), Prishtinë, 2002; Sprova etimologjike, Prishtinë, 2002; (Iliro-arbroro) shqiptarët dhe gjuha e tyre në Universin globalist, Prishtinë, 2017; Studime dhe diskutime, Prishtinë, 2019.

Mori pjesë me kumtesa dhe ligjërata në dhjetëra tubime shkencore të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj (Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Sofje, Zarë, Elbasan, V. Tërnovë, DonjiMilanovac).

Ishte anëtar i Asociacionit të Profesorë Universitarë për të Drejtat e Njeriut me seli në CapTawn (1988) dhe i Asociacionit të Ballkanistikës dhe të Sllavistikës të Rumanisë (1991).

Për ta ndërtuar veprën e tij autori ka hulumtuar dhe studiuar shumë gjatë marrëdhëniet dhe huazimet leksikore romano-ballkanike në fushë të fitonimisë dhe marrëdhëniet e huazimet leksikore romano-sllave e shqiptare në truall të shqipes në veçanti. Ai ka sjellë një sintezë të re të huazimeve fitonomike te shqipes.

Veçantia e këtij studimi është se e nisë hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë jo vetëm kombëtare (të burimit indoevropian dhe të formimeve të brendshme të (proto)shqipës, ballkanike dhe të Evropës Juglindore apo Mediterrane. Sipas Sh. Sejdiut, një numër i madh i fitonimeve ka hyrë në (proto)shqipe drejtpërdrejt ose tërthorazi si Komercialwörter, KulturörterdheApothekenwörter, prandaj studimet shqiptare huazimet duhej shikuar nga shumë aspekte: të natyrës, të klimës, të kushteve gjeografike, të raporteve shoqërore-ekonomike etj.

Ka botuar në revistat Gjurmime albanologjike (IAP), Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Studime (ASHAK), FoliaOnomasticaCroatica (Zagreb), Onomastika jugoslavica (Zagreb), Filologjia (Prishtinë) etj.
Për kontributin shkencor dhe arsimor tëShefkiSejdiun kanë shkruar profesorët dhe studiuesit: IdrizAjeti, RadosllavKatiçiq, VoijimirVinja, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Shefkije Islamaj, MehmetHalimi, AugustinKovačec, MensurRaifi, BegzadBaliu etj.


Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...