2019-11-24

Jahja Drançolli (1946-)


Rezultati i imazhit për jahja drancolli"

Jahja Drançolli lindi në Pejë më 10 tetor 1946. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971. 

Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjsitraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik.

 Ka magjistruar në Zarë dhe doktoruar në Prishtinë më 1981, respektivisht më 1984.

 Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj. Gjatë luftës edhe prof.Drançolli si shumica e popullit shqiptar maltretohet nga forcat policore serbe.

Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjik të posa themeluar në Prishtinë, institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. 

Gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë projektesh kërkimore-shkencore nga lëmi i arkeologjisë dhe të shkencave ndihmëse të historisë. Në vitin


Jahja Drançolli  në cilësinë e udhëheqësit dhe drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës ka zbuluar mbetjet e kështjellës së Harilaqi.e cila daton nga shekujtë IV-VI pas/Kr. 

Gjatë vitit akademik 2003/2004 ka qenë bartës i projektit “History of Religions”, të finansuar nga CEU-Budapest. 

Ndërkaq, gjatë viteve akademike, 2000/2001; 2001/2002; 2002/2003, 2004/2005, ka qenë bartës i një sërë projekteve nga lëmi i historisë dhe trashëgimisë kulturore të realizuara në Universitetin Veror të Prishtinës (Pristina Summer University). 

Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj. 

Përndryshe Drançolli është një aktivist i angazhuar në mbrojtjen e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

 Prof. Dr. Jahja Drançolli njëkohësisht është kontribuesi i vetëm shqiptar në Encyclopedia of Global Archaeology (Claire Smith, ed., Springer, 2014) me studimin "Kosova: Archealogical Heritage".



Botime të veçanta – monografi

1. Gjin Gazulli-astronom dhe diplomat i shek. XV, Prishtinë, Rilindja, 1984;

2. Raguzanët në Kosovë prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, Prishtinë, Instituti i Historisë i Kosovës, 1986;

3. Albanci v srednjem veku, in Albanci (J. Drançolli et al.), Cankarjeva Založba, v Ljubljani;

4. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Zwischen Kreuz und Halbmond, (Jahja Drançolli et al.), München, Pinguin, 1998;

5. Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pejë , “Dukagjini”, 2001;

6. Histori e Religjioneve Komparative, WUS Austria-Prishtinë 2005 (tekst universitar, co-autor Denis Janz, Ph.D., Loyola University New Orleans, Provost Distinguished Professor of Religious Studies);

7. Histori e Shkencës, WUS Austria-Prishtinë 2003 (tekst universitar).

8. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Monumentet e Kosovës, Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, 2005; Simpoziumin Ndërkombëtar Krishtërimi ndër shqiptarë, mbajtur në Tiranë 1999, botuar në Shkodër, 2000

9. Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Editor, Prishitnë, Instituti Arkeologjik i Kosovës, 2007;

10. Historiografia dhe teoritë historike të shekujve XIX-XX, WUS Austria-Prishtinë 2008 ( e- CUP, botim elektronik);

11. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb, Lazër Mjeda, 2008

Punime shkencore

1. Marrëdhëniet e Durrësit me Raguzën prej shek. XI deri më 1501, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1982/12; Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989/3;

2. Vështrim për Kosovën gjatë feudalizmit të zhvilluar, in: Kosova, Prishtinë 1983/12.

3. Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1984;

4. Tregtarët e njohur të Kosovës prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, in: Buletin i Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1984/XIII-XIV;

5. Lidhjet e bujarëve raguzanë me Durrësin gjatë shekujve XIII-XV, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1984/VIII;

6. Presence des Albanais e Raguse entre le XIIIe et le XVe siecle, in: Recherches Albanologiques, 1987/4;

7. Les rapports des nobles de Raguse avec Durrës au course des XIIIe-XIVe siecle, in: Studia Albanica, Tiranë 1987/3;

8. Rrugët e Kosovës gjatë Mesjtës, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1987/ XXIII.

9. Diaspora shqiptare në Greqi gjatë shek. XIV, in: Studime Historike, Akademia e shkencave e RPS, Tiranë 1987/3;

10. Disa aspekte të mjeksisë ilire, in: Gjurmime Albanologjike (ser. folklor e etnologji), Prishtinë 1988/18 (co-autor, Akademik Musa A. Haxhiu);

11. Marin Biçikemi në Raguzë në dritën e dokumenteve të Arkivit Historik të Dubrovnikut, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1988/17;

12. Kosova më 1448 sipas kronikave të historive të moçme të Raguzës, in: Kosova, Prishtinë 1988/17;

13. Fillët e ndikimit osman në viset e banuara me shqiptarë dhe në Bosnje e Hercegovinë, in: Gjurmime Albanologjke (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;

14. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu te kronistët dhe historianët e moçem të Raguzës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;

15. Lidhjet historike shqiptaro-boshnjake në shek. XV, in: Sdudime për Epokën e Skënderbeut, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Tiranë 1989/3;

16. Diplomatët shqiptarë në shërbim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Gjurmime Albanologjike (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1990/19;

17. Një biografi e panjohur për Mikel Marulin- Tarkanjotin, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/19;

18. Disa aspekte të strukturës etnike në Kosovë gjatë mesjetës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike) 1991/21;

19. Të dhëna të reja për jetën dhe veprën e Marin Barlecit, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/18;

20. Beteja e Kosovës në dritën e burimeve raguzane, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. historike) Prishtinë 1993/21;

21. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish-Jugosllavi gjatë shekujve XV-XVII, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1994/22;

22. Marin Beçikemi në Padovë e Venedik, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1994/13;

23. Kontribut i muzikantëve shqiptarë të Raguzës gjatë shekujve XIV-XV, in: Buletini i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1994/XXII;

24. Universiteti i Durrësit (shek.XIV), in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universitei i Prishtinës, Prishtinë 1995/XXIII;

25. Shtrirja e trojeve shqiptare deri në Krizën Lindore, in: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë 1995;

26. Skënderbeu dhe Kosova, Studime Historike, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1995/1-4;

27. Njoftime burimore rreth origjinës së Milosh Kopiliqit, in: Illyria, New York, 1995/13,14;

28. Ndërlidhjet kulturo-historike shqiptare-evropiane gjatë humanizmit, in: “Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturës shqiptare” (1555-1995), Art Club, Ulqin 1995;

29. The Albanian population of Kosova and other areas of former Yugoslavia during the XVth-XVIIth centuries, in: The Kosova issue a historic and current problem, Institute of History, Prishtina-Tirana 1996;

30. Dokumentet italiane për gjendjen në Kosovë gjatë luftërave austro-turke (1683-1699), in: Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996;

31. Llapi gjatë mesjetës, in: “Llapi gjatë shekujve”, Prishtinë 1996;

32. Mjekët shqiptarë gjatë Epokës së Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane, in: Praxis Medica, Prishtinë 1997, vol. 40, No.1. (co-autor, Alademik Musa A. Haxhiu);

33. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Pinguin, München 1998;

34. Rrënjët e qytetërimit iliro-shqiptar në Kosovë. In: Buletin i Fakultetit Filozofikë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998/XXV;

35. Kontribut për ndriçimin e toponimit Prishtinë, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1999/27;

36. Jak Pjetër Llukari, një historian i moçëm shqiptarë (shek. XVII), in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1999/27;

37. Zhvillimi i mjekësis së moçme në Kosovë, in: Praxis Medica, vol. 42, No.1, Prishtinë 1999;

38. Kontributi i dominikanëve shqiptarë për Kishën Katolike, in: Dardania Sacra, Prishtinë 1999/1;

39. Feja në Kosovë gjatë Mesjetës, in: Dardania Sacra, Prishtinë 2000/2;

40. Kosova dhe Shqiptarët në shek. XV-XVII, in: Kosova, Revistë Historike/Politike, Prishtinë-Tiranë 2000/8;

41. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Krishterimi ndër Shqiptarë (Simpozium Ndërkombëtar, Titranë, 16-19 nëntor 1999), Shkodër 2000;

42. Mbi ofiçin shtetëror të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Kosova, Prishtinë 2000/20.

43. Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës, in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001/XXVI;

44. Kontaktet shqiptaro-serbe gjatë mesjetës (shek.V-XIV), in: Vjetar, Arkivi Kombëtar i Kosovës, XXV-XXVI, Prishtinë 2001;

45. Opusi poetik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Jeta e Re, Prishitnë 2003/6, (koautor, prof. Nexhat Begolli);

46. Ndërrimi i strukturës fetare te shqiptarët e Malit të Zi, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishitnë 2004/33;

47. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kosova (të dhëna të reja), in: Simpozium ndërkombëtarë i mbajtur me rastin e 600 – vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Zagreb 2005;

48. Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën e Raguzës, in: Skënderbeu dhe Evropa, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë 2006;

49. Prania e Arbërve në Zarë, Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin e 280- vjetorit të ardhjes së arbëreshve në Zarë, Zagreb 2006;

50. Iliro-Arbërit në territorin e Malit të Zi të sotëm, in: Vjetari i Arkivit të Kosovës, XXXV-XXXVI, Prishtinë 2006;

51. Mesazhet e Lidhjes së Lezhës. 1444, in: Buletin i Fakulteti Filozofik XXVII-XXVIII, Prishtinë 2007;

52. Koleksioni Arkeologjik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2007;

53. Iliro-Arbërit në Mal të Zi gjatë antikitetit dhe mesjetës, in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;

54. Ndryshimet e strukturës fetare të shqiptarëve në Mal të Zi (përhapja e fesë islame), in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;

55. Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit, in: Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Zagreb 2008;

56. Shkolla Arbërore në Venedik dhe piktori Viktor Karpaçi, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, XXXIX-XL, Prishtinë 2008;

57. Kalaja e Shasit, in: Simpozium ndërkombëtar kushtuar Shasit në shekuj, Ulqin 2008;

58. Roli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Imzot Lazër Mjedës, in: Simpozium ndërkombëtar, “Imzot Lazër Mjeda - mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, Zagreb 2009;

59. Shën Pali në kontekstin historik dhe arkeologjik, in: 2000 – Vjetori i lindjes së Shën Palit, Prishtinë, 2009;

60. Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: World Universities Congress, Çanakkale, Turkey, 2010;

61. Illyrian – Albanian Continuity on the Area of Kosova, in: Thesis Kosova, 2010/1;

62. Illyrian State, in: Ilira Intrnational Review, Prishtinë, Universiteti Iliria, 2011;

63. Konsullatat dhe gjykatat në Bellasicë të Llapit (1424-1448), in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 47-48, Prishtinë, 2012;

64. Konsullatat dhe gjykatat në Prishtinë, 1415-1453, in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 45-46, Prishtinë, 2013;

65. Konstantini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani, in: 1700 - vjetori i Ediktit të Milanos, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Tiranë, 2014;

66. Kosova: Archaeological Heritage, in: Encyclopedia of Global Archaeology, ed. Claire Smith, Springer, 2014.

Përveç monografive dhe punimeve shkencore që u përmenden më sipër, Prof. dr. J. Drançollin e ndeshim edhe në referencat e studimeve historike ndërkombëtare.

 Botoi, gjithashtu, edhe shumë kritika e reçensione, si dhe më tepër se 100 punime profesionale-shkencore në gazeta e revista të vendit dhe botës, si në revista e gazeta: Zëri, Fjala, Ekskluzive, Drita, Rilindja, Koha ditore, Illyria, Rilindja demokratike, Shkëndija, Bujku, Bota Sot, Pavarësia, Lajm, Express, Nacional,Agjencioni Floripress etj.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...