Marjan Dema ,lindi më 27 maj 1957 në Klinë, Kosovë.
Ka të kryer Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.
Fitoi titullin magjistër i shkencave matematike më 1984 me tezë "Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësira të Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike në vitin 1987 me tezë “Interpolimi i shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit”, nga Universiteti i Prishtinës.
Marjan Dema ka filluar karrierën në Departamentin e Matematikës të FSHMN-së në vitin 1980.
Në vitet e nëntëdhjeta është transferuar në Fakultetin Ekonomik, ku ka ushtruar edhe detyrën e prodekanit, ndërsa me të shpërthyer lufta në Kosovë, është larguar me familje në SHBA ku ka qëndruar deri në vitin 2005.
Atëherë është kthyer për një kohë në Departamentin e Matematikës, ndërsa në vitin 2007 ka vazhduar karrierën në FIEK.
Po atë vit është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prishtinës, në kohën kur rektor ka qenë Prof.Dr. Enver Hasani.
Në periudhën 2009-2012 shërbeu si anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Në mars 2016 ai u emërua rektor i Universitetit të Prishtinës.
PUBLIKIMET SHKENCORE
2. Muje Gjonbalaj, Marjan Dema, Iliriana Miftari., “The Role of Statistics in Kosovo.Eenterprises:, Journal of Applied Quantitative Methods, Vol. 4, No. 3 Fall 2008
3. Xhevat Z. Krasniqi, Huseyin Bor, Naim L. Braha and Marjan Dema, “ On Absolute Matrix Summability of Orthogonal Series”, Int. Journal of Math. Analysis, Vol. 6,2012,No 10, 493-501
4. Dr Marjan Dema. “On a Problem of Multiple Interpolation in Hp Spaces.” – Liet. Matem.Rink., Vilnius, Lithuania.1985
5. Dr Marjan Dema. “Një problem mbi interpolimin në Hapësirat Hp”- Buletini I FSHMN,Prishtinë 1995
6. Dr Marjan Dema, . “Interpolimi I shumëfishtë mbi hapësirat Hp”. – Buletini I FSHMN,Prishtinë 1995
7. Dr Marjan Dema. “Mbi interpolimin e shumëfishtë më peshë në klasat Hp(p≥1)”.Kërkime, Prishtinë 1997
8. Marjan Dema. “Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësirat të Hilbertit”,punimi i magjistraturës, Prishtinë 1984
9. Marjan Dema.“Intrerpolimi I shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit.,punim i disertacionit të doktoratës, Prishtinë 1987.
TEKSTET UNIVERSITARE
1990 Dr Marjan Dema, Probleme te zgjidhura nga Gjeometria Deskriptive,Prishtinë (dispense)
1995 Dr Marjan Dema, Dr Fuat Rizvanolli. Matematika për ekonomistët,Prishtinë 1995
1997 Dr Marjan Dema, Dr Nexhat Muhaxheri, Testet për provimin
klasifikues, Prishtinë, 1997
KARRIERA PROFESIONALE DHE THIRRJET AKADEMIKE
1978-1981 Profesor ne gjimnazin “Sami Frashri” ne Prishtine
1981 Asistent ne FSHM, Departamenti i Matematikes,
Universiteti i Prishtinës,
1984 Ligjërues për lenden Gjeometri Deskriptive , Universiteti
i Prishtinës, FSHMN
1988 Është zgjedhur në thirrjen e docent për lëndën e Gjeometrisë
Deskriptive, FSHMN, UP
1994-2001 Është zgjedhur në thirrjen e profesorit inordinar për lëndën
POZITAT NË UNIVERSITET
1981-1985 Sekretar i Katedrës se Matematikes ne FSHMN
1996-1998 Ka qenë prodekan për qeshtje materiale në Fakultetin
Ekonomik të Universitetit të Prishtinës
2006/09 Zgjidhet Prorektor për burime dhe infrastrukture dhe
zëvendës Rektor në Universitetin e Prishtinës
2009 Zgjidhet Rektor, u.d. I Universitetit të Prishtinës
2009-2012 Anëtar i Këshillit Drejtues te Universitetit të Prishtines
Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup nga viti 2019.
Flori Bruqi