Skendër R.Hoxha ,lindi në vitin 1949 në Jabllanicë (tash Shqiponjë), e Dushkajës, komuna e Gjakovës.
Në vendlindje dhe ne disa fshatra përreth kryen shkollimin fillor. Në Gjakovë kryen Gjimnazin dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në Universitetin e Prishtinës mbaron Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shipe.
Ndërsa në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka mbaruar Studimet Pasuniversitare.
Ka gradën shkencore Magjistër i letërsisë shqipe dhe gjatë gjithë karrierës, deri kur u pensionua, punoi profesor i lëndës Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Jeton dhe vepron në Pejë dhe në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
Deri më tash ka botuar 27 vepra zhanresh të ndryshme:
1. Vepra letrare:- “Pëllumbi në fluturim” (poezi), Klubi letrar “Karagaçi” Pejë, 1990; “Kalorësit e mortit” (poezi), Fjala, Prishtinë, 1993; “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), Shkëndija, Pejë,1995; “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), Lidhja e Veprimtarëve të Kulturës, Pejë, 1997; “Vjersha dhe poema” (poezi), Art poetika, Pejë, 2004; “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), Art poetika, Pejë, 2007; “Në mes meje e dhimbjes”, (poezi), Art poetika,Pejë, 2010; “ Këndimi i muzave” (poezi,haiku dhe sibila, shqip-anglisht),Tiranë,2011.“Udhëkryqet e Fatamorganës” (poezi, shqip – rumanisht), Bukuresht, 2012. “ Lirikë për këngë harrimi” (poezi), Penat e Dushkajës, Cërmjan, 2015.
2. Vepra studimore:
- “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)”, botoi “Përparimi”, Prishtinë, 1992; - “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2000; - “Toponimia e Dushkajës”, botoi “Jakova”, Gjakovë, 2007. - “Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.
- “Prozat e dramatizuara të Azem Shkrelit – shtresime gjuhësore, letrare e stilistike”, Art poetika, Pejë, 2016.
3. Vepra publicistike:
- “Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës” (monografi), SHMT “Shaban Spahija”, Pejë, 2002; - “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2004; - “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2005; - “Poet i trazuar” (libër – bisedë me shkrimtarin Hasan Hasani), Art poetika, Pejë, 2007; - “Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmbledhje kritikash për veprat e H. Hasanit), Art poetika, Pejë, 2008;
- “Rrugëtimi për në panteon – Aspekte të krijimtarisë letrare të Hasan Hasanit”, ( Vështrime, ese, recensione, kritika, këndvështrime, për veprat e Hasan Hasanit), Art poetika, Pejë, 2009; - “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre (I)”, Art poetika, Pejë, 2011. - “Beci i Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2013. -“Muza e Dushkajës” (Qasje nga autorë shqiptarë krijimtarisë letrare pesëdhjetëvjeçare të Hasan Hasanit), Faik Konica, Prishtinë, 2017; “DUSHKAJA – Gjurmime etnokulture e historie”, Art poetika, Pejë, 2017. “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre (II), Art poetika, Pejë, 2019.
4. Vepra historike:
- “Kolonizimi dhe rikolonizimi i Dushkajës me sllavë(sipas burimeve shkrimore dhe informatorëve në terren)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.
5. Përfaqësimi nëpër antologji dhe përkthimet në gjuhë të huaja: - “Roje drite”, përmbledhje krijimesh letrare të anëtarëve të klubit letrar “Karagaçi” i Pejës, Pejë, 1988 Etj.