2019-11-30

Bejtullah D. Destani (1960-)


Rezultati i imazhit për bejtullah destani"


Bejtullah Destani ka lindur më 13 gusht 1960  Blaç  të Opojës në Prizren. Destani është studiues shqiptaro-britanik.


Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë, ‘Bibloigrafi e Zgjedhur e Librave mbi Shqipërinë 1850-1984’. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikëshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.


Destani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë. Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapohapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar, pozicion të cilin e mban akoma dhe sot. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare.

Bejtullah Destani është njëri ndër studiuesit dhe hulumtuesit e mëdhenj të historisë shqiptare në arkivat e Britanisë së Madhe, e Vatikanit në Itali, Turqisë, dhe ka publikuar ose ka qenë bashkautor i disa librave të botuara jashtë Kosovës, në Britani të Madhe.

Veprat

Në 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:



“Shqipëria dhe Kosova, Kufinjtë Politikë dhe Etnikë, 1867-1946”, Dokumenta dhe Harta, nga Bejtullah Destani, Slough (sot Cambridge Archive Edition-Cambridge University Press) 1999

“E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, Çështje Historike dhe Kritike”, nga Vaso Pasha, Londër 1999

Harry Hodgkinson: “Skënderbeu”, Londër 1999

Faik Bej Konica: “Korespondencë e zgjedhur 1896-1942”, Londër 2000; Wadham Peacock: “Shqipëria e Egër”, Londër 2000

M. Edith Durham: “Shqipëria dhe Shqiptarët, Artikuj dhe Letra të Zgjedhura, 1903-1944”, Londër 2001

Bejtullah Destani (editor): "Mali i Zi-Kufinjtë Etnikë dhe Politikë 1840-1920” (2 vëllime), Londër 2001

Dayrell R. Okley-Hill: “Një Anglez në Shqipëri, Kujtimet e një Oficeri Britanik, 1929-1955”, Londër 2002

Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Etnike në Ballkan, 1860-1971”, (6 vëllime), Slough 2004

Duncan Heaton-Armstrong: “6 Muaj Mbretëri-Shqipëria 1914”, Londër 2004

Bejtullah  D. Destani (editor): “Minoritetet në Lindjen e Mesme, Minoriteti Izraelit në Vendet Arabe, 1841-1974”, (3870 faqe të përmbledhura në 6 vëllime), Slough 2005

Bejtullah Destani (editor): “Komunitetet Fetare në Jeruzalem dhe Minoritetet në Izrael, 1843-1974”, (2900 faqe të përmbledhura në 4 vëllime), Slough 2005

Gjergj Fishta (përkthyer nga Robert Elsie): "Lahuta e Malësisë", Londër 2005

Robert Elsie: "Historia e Letërsisë Shqipe", Londër 2005

Bejtullah  Destani (editor): “Komuniteti Kurd, 1918-1974”, (4 vëllime) Slough 2006

Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Druzh, 1840-1974”, (4 vëllime), Slough 2006

Owen Pearson: “Shqipëria në Shekullin e Njëzetë: Një Histori”, (3 vëllime), Londër 2006

Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Myslimane në Vendet Arabe”, (4 vëllime), Slough 2006

Clarisa de Waal: “Shqipëria sot”, Londër 2007; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Kristiane në Lindjen e Mesme", (10 vëllime), Slough 2007

Arthur Evans: "Iliria e Lashtë", Londër 2007

Bejtullah Destani dhe Robert Elsie (editor): "Eduard Liri në Shqipëri”, Londër 2008

Fatos Lubonja: “Ridënimi”, Londër 2009

Anna Di Lelio: "Beteja e Kosovës", Londër 2009; Bejtullah Destani dhe Jason Tomes (editor): Miku më i Madh i Shqiptarëve-Aubrey Herbert dhe Krijimi i Shqipërisë Moderne", me parathënie të Noel Malcolm, Londër 2011

Sir Arthur Evans: “Letra Shqiptare: Nacionalizmi, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare", Londër 2011.

 Më 9 korrik 2015,  në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë përuruar 3 librat të edituar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar,  Destani dhe Prof.dr.Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimi në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". 

Ky promovim librave  ishte i organizuar  nga “Qendra për Studime Shqiptare në Londër” si dhe “Instituti i Çështjeve Kombëtare” në Tiranë: 

 „Komiteti Qendror Shqiptar“ i Korfuzit- dokumente historike 1883 – 1885;

 „Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes” – dokumente historike nga Departamenti i Inteligjencës Politike Britanike;


Gjeneral G.F. Phillips dhe Komiteti „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ – dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913 -1921.

Në muajin maj të vitit 2018 në  Muzeun Historik të Shqipërisë u publikuan dy libra me vlera për historinë e vendit: “Letra shqiptare” nga Arthur Evans dhe “Kosova – një Histori përmes dokumenteve”, që u përgatit nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani. Libri mbi Kosovën përmban një mori dokumentesh nga Lufta Ballkanike deri në Luftën e Dytë Botërore.




Destani tha se “me porosi të fundit nga i ndjeri Robert Elsie, ai do të përgatisë edhe vëllimin e dytë të librit Kosova përmes dokumenteve, nga viti 1945 deri në ditët e sotme.

“Robert Elsie ishte një punëtor i madh i historisë së Shqipërisë. Pak para se ndërronte jetë, ai më tha se kishte ende edhe 50 libra për temat shqiptare. Ai u shkroi shumë institucioneve në Tiranë dhe Prishtinë, por nuk mori përgjigje”, tha Destani, bashkëpunëtor për shumë vite i studiuesit Elsie.

Librat sjellin mundësinë për të studiuar mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës mbi bazën e dokumenteve origjinalë, duke lënë mënjanë mitet, spekullimet dhe legjendat.

Libri “Letrat shqiptare” i Artur Evansit përmban tema mbi nacionalizmin, pavarësinë dhe Lidhjen Shqiptare dhe u përgatit nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomas.

Librat janë të dy në gjuhën angleze dhe synojnë që të mbërrijnë auditorët e lexuesve dhe studiuesve anglishtfolës dhe janë një nderim për autorët Artur Evans dhe Robert Elsie.

Librat përmbajnë prova dhe fakte të sakta, dokumente origjinalë për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës, material që forcon dhe ndihmon në seriozitetin e historiografisë shqiptare.


Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...