2019-11-20

Kujtim (Muhamet) Shala(1974-)


Rezultati i imazhit për kujtim shala"


Kujtim (Muhamet) Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë. U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike e magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, teori e forma letrare dhe në estetikë.

Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), për t’u zgjedhur profesor i rregullt, më 2016.

Gjatë këtyre viteve, ka ligjëruar në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorate lëndë të letërsisë shqipe e të fushës teorike.

Po ashtu, ka ligjëruar Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (2010-2011). Ka redaktuar revistën e kulturës Fjala (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009). Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.

Në vitet 2000-2002 ka qenë drejtues i Sektorit të Bibliotekave dhe të Publikimeve të Departamentit të Kulturës të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2003 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve për reformimin e Planprogrameve të letërsisë.

Më 2014, si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e me votë të drejtpërdrejtë popullore, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë zëvendës­kryeministër dhe ministër i Kulturës i Kosovës. Është deputet I Parlamentit të Kosovës.

Anëtar correspondent I Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.

Bibliografia

Veprat:

Epistemologjia e dytë, “Buzuku”, Prishtinë, 2016

Revela?ia, “Librarium Haemus”, Bukuresht, 2016

Kujtesa e Rugovës, “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2016

Ernest Koliqi: authentica et urbana, “Buzuku”, Prishtinë, 2015

Zbulesa, Buzuku, Prishtinë, 2015, “Onufri”, Tiranë, 2016

Prishtina letrare: petit Paris, “Buzuku”, Prishtinë, 2014

Analepsa, “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2013

Portret semiologu në rini, “Buzuku”, Prishtinë, 2013

Gjenetika vs. Poetika, “Buzuku”, Prishtinë, 2013

Kujtimi i Zonjës n’zi, “Buzuku”, Prishtinë, 2012

Rugova i letërsisë (bashkëautorësi), “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2012

Prolepsa, “AIKD”, Prishtinë, 2011

Prishtina letrare, “ALBAS”, Tiranë, 2011

Sendet, “Buzuku”, Prishtinë, 2010

Acta Albanica, “Buzuku”, Prishtinë, 2009

Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë, 2008

Elipsa, “Buzuku”, Prishtinë, 2007

Expo (Letërsia shqipe në katër pamje), “Buzuku”, Prishtinë, 2007

Shekulli i letërsisë shqipe, “Buzuku”, Prishtinë, 2006

Kuteli i pa/zbuluar, “Buzuku”, Prishtinë, 2006

Pro/Classica, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Miniatura, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Vepra e vetmisë, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Gjuha dhe letërsia shqipe (bashkëautorësi), “ALBAS”, Shkup, 2005

Etj.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...