2019-11-17

Dijana Toska(1965-)




Dijana Toska,  është lindur në Shkup, Republikën e Maqedonisë së Veriut më datë 04.06.1965. Rjedh nga një familje veprimtarësh, Familja Shuku. 

Shkollën fillore dhe të mesme i mbaron në Shkup. Ciklin e parë të studimeve i përfundon në Universitetin shtetëror të Tetovës në Fakultetin për Gjuhë dhe letërsi angleze dhe merr titullin Profesor i Gjuhës dhe letërsisë angleze. 

Në vitin 2012 e përfundon ciklin e dytë të studimeve në UEJL në Tetovë në Fakultetin e shkencave politike dhe administratës publike, dega Diplomaci dhe me mbrojtjen e temës të magjistraturës me titull “Lobimi si mekanizëm i rëndësishëm i ndikimit diplomatik” merr titullin Magjistër i Diplomacisë.

 Vite të tëra ka punuar si Profesor i Gjuhës angleze ndërsa që nga viti 2012 mban postin më të lartë në administratën shtetërore si Këshilltare shtetërore për promovimin e eksportit dhe marrëdhënieve ndërkomëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Agjencinë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të RMV-së.

 Ka ndjekur shumë trajnime dhe seminare të ndryshme nga fusha e administratës publike si dhe ka qenë anëtare në grupe të ndryshme punuese në vend dhe jashtë saj dhe njëkohësisht ka marrë pjesë në grupin e ekspertëve si dhe ka qenë koautor në përpilimin e “Manualit për zgjidhjen e konflikteve mes qeverive dhe sindikatave” në kuadër të ITC/ILO, në Torino të Italisë.

Me poezi merret që nga rinia e hershme. Në vitin 2014 e boton dhe promovon librin e parë me poezi në gjuhën shqipe “Gërsheta malli” e cila përmban gjithsej 70 poezi. 

Në vitin 2017 e boton dhe promovon librin e saj të dytë “Rruazat e jetës”.

Në vijim është duke punuar intenzivisht në tre libra nga të cilat dy përmbledhje me poezi dhe një përmbledhje me tregime të cilat duhet të botohen në vitin 2020. 

Ajo është e njohur si autore e teksteve për këngë për fëmijë dhe ka qenë aktive me pjesëmarrje nëpër festivale mbi dhjetë vite me rradhë në vend dhe rajon. 

Poezitë e saj rregullisht botohen në portalet letrare elektronike si dhe janë të përfshira në shumë antologji si: Antologjia e poezisë moderne shqipe; Panorama e krijimeve të zgjedhura për nder të manifestimit – Ora e Astritit; Antologjia e parë Ars-Albanica; përmbledhja e krijimeve letrare nga autorë të njohur shqiptarë “ILLZ” i cili botohet në Tiranë, përmbledhja letrare MAPO Letrare në Tiranë si dhe në shumë tjera.

 Në mënyrë aktive merr pjesë në organizimin e ngjarjeve kulturore, kryesisht në ngjarjet letrare në vend dhe në rajon.

DijanaToska çdoherë thot:

“ Qëndrimi im çdoherë ka qenë dhe do të jetë ky: Të jesh grua është më shumë se kompleksitet i mënyrës të të menduarit. Do të thotë, një forcë interaktive, forcë njerëzore e cila e inspiron intelegjencën e saj, botën e lirë, kreativitetin i cili e karakterizon me të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Personalisht unë Gruan e më shumë e shoh si një potencial kryesor në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë”


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...