2019-11-20

Bedri Zahiti(1950-2018)


Rezultati i imazhit për bedri zahiti"

 Bedri Zahiti lindi më 10.07.1950 në Kçiq të Madh të Mitrovicës 
- Shkollën fillore e kreu në Skënderaj.
- Shkollën e mesme – gjimnazin e shkencave matematikore në Mitrovicë në vitin 1969
- Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mbarim të viti 1974.
- Specializimin e Mjekësisë Interne e kreu më 22.09.1982 në Klinikën  Interne B të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Beogradit me çertifikatën nr. 1/1388 me 01.10.1982.
- Subspecializimin ( specializimi i ngushtë )  nga Kardiologjia e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit me çertifikatën nr. 1/1225 me 20.12.1984.
- Punimin e  magjistraturës me titull: “ Mundësia e vlerësimit elektrokardiografik të madhësisë së infarktit akut të miokoradit “e ka mbrojtur në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me çertifikatën nr. 1086. me  02.08.1997.
- Mbrojtjen e punimit  të doktoratës me titull “ Sëmundja e shurdhët iskemike e zemrës – dilemat dhe vështërsitë e verifikimit të saj “ e ka bërë me 27.08.1999 në  Fakultetin e Mjekësisë të Universiteti të Prishtinës me çertifikatën nr. 829, 21.09.1999.
- Gradën në Doktor të Shkencave të Mjekësisë e merr më 29.12.2003, nr.132 në Universitetin e Prishtinës
- Gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë për 3 vite ushtroi studentetë e gjeneratave të më vonshme si “demonstrator” nga lënda e mikrobiologjisë të prof. dr. Osman Imami.
- Pas mbarimit të Fakultetit të  Mjekësisë me insistimin e të madhit dekan prof. dr. Musa Haxhiut detyrimisht zgjedhet asistent pranë Instituteve dhe Katedrave në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, me Aktvendimin Nr.1-467. Në mungesë të kuadrit nga Tirana dhe Beogradi për një vit mbanë ushtrimet dhe ligjeratatë nga lënda  Higjena dhe me kërkesën e dekanit të atëhershëm prof. dr. Mehmet Begraca mban provimet nga kjo lëndë.
- Pas kryerjes së ushtrisë së atëhershme ishte i interesuar për të specializuar lëndën e Mjekësisë Interne dhe kalon të punojë në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri, ku i ndahet i njejti specializim dhe më vonë specializimi i ngushtë nga kardiologjia - subspecializimi.
- Me veprimtari të tjera është marrë në rend të parë duke ligjëruar Lëndën e Mjekësisë Interne në shkollën e mesme të Mjekësisë në Mitrovicë për 10 vite. Ndërsa, në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri punoi si Internist - Kardiolog për shumë vite. Ushtroi dhe kreu detyrenë e drejtorit të kësaj organizate Shëndetësore për 4 mandate deri sa u vuan masat e dhunëshme nga regjimi serbë, udhëhoqi shumë komisione mjeko-shëndetësore në nivel komunal, regjional dhe qëndror të Kosovës.  Është diferencuar disa herë nga politika e atëhershme, është maltretuar nga policia serbe si dhe është marrë në pytje shumë herë nga shërbimi informative serbë, është rrethuar në shtëpi me tankse dhe është kontrolluar nga ushtria dhe policia serbe për shkak të aktivitetit dhe veprimtarisë së tij kombëtare.
- Pas luftesë me shumë mundime ka kaluar në Kliniken Interne në Shërbimin Kardiologjik edhe këte nëpër mjet të krahut të luftës vetëm pse ishte me të gjithë titujtë profesional dhe shkencor si dhe kardiologu i vetëm me çertifikatë-shkollë të kardiologjisë dhe magjistër i kardiologjisë sepse deri atëherë ishin dy apo tre individë të cilët kishin mbrojtur doktorratën pa lëmi të ngushtë dhe studime postdiplomike. Në fillim nuk e angazhuan në procesin mësimor me arsye se nuk punon në Klinikën Interne, e pas pranimit shpallen tri herë konkurs dhe po të njejtitë njerëz u zgjidhnin në komisione recenzuese dhe më vonë ipnin dorëheqje me qëllim të mos pranimit të tij dhe pritnin deri sa të tjerët të doktorronin siç dhe ndodhi.
- Tani qe 10 vite punon si kardiolog në Departmentin e kardiologjisë të Klinikës Interne të QKUK-së dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur ligjerata, kumtesa shkencore, referime si dhe ka përcjellur shumë specializantë të mjekësisë familjare, të internës dhe kardiologjisë duke qenë  njëherit mentor i tyre dhe pytës në shumë kolekfiume. Tani kryen ushtrimet nga lëmia e mjekësisë interne si asistent i angazhuar.
- Është bashkëpunëtor i Alb – Shkencës, në të cilën ka prezentuar disa punime me karakter shkencor nga lëmia e kardiologjisë. Shkruan për revistenë, “Medicus” të Shoqatës së mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve të Maqedonisë. Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së kardiologëve të Kosovës dhe njëherit sekretar i të njejtës, po ashtu është anëtar i redakësisë së revistesë “Zemra” të posaformuar nga kjo shoqatë. Për punën e tij ka marrë shumë mirënjohje dhe dekorata nga institucionet relevante të vendit – të të gjitha nivelëve, por edhe pas luftesë është shpallur me “Mirënjohjepunëtor i dalluar 2004”. për kontributin e dhënë në lëminë e Shëndetësisë Kosovare.
Në kongresin e fundit të kardiologëve të Europes në Stockholm i është ndarë diplama FELLOË of the European Society of Cardiology (FESC).

Ishte  profesor i lëndës së mjekësisë interne në lëmin e kardiologjisë si dhe  drejtor  i Klinikës së kardiologjisë në QKUK.
Ishte shef  kardiologjise II per nje kohe te gjate dhe Drejtori i pare i klinikes se Kardiologjise.Në dy vite te fundit ka percjellur si mentor dhe antar i komisionit 4 studenta ne Bachelor te cilat jane mbrojtur me sukses.
Me datën 29 qershor 2018 u varros në fshatin Begaj të Vushtrisë me nderime mjeku dhe humanisti Bedri Zahiti.

Veprat shkencore: 

1).Bedri F Zahiti
   “Fenomeni i Agut të mengjesit tek  dy të sëmurë në Shtëpinë e Shëndetit    në Vushtrri”. (Takimet Tradicionale të punëtorëve shëndetësorë të   Kosovës , maj , 1988,Brezovicë).

2).Bedri F Zahiti , Xh. Shkodra, S. Zahiti etj.
    “Sëmundja lumbo ishialgjike se shkaktar I apsentizmit tek punëtorët e  Komunes së Vushtrrisë”. (Takimet Tradicionale të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës , maj , 1988,Brezovicë).

3).B. Zahiti, S. Zahiti etj.
    “Vështrimi I gjendjes së tuberkolozit në Komunen e Vushtrrisë”.    
    (Takimet Tradicionale të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës , maj , 1988,Brezovicë).

4).B.Zahiti,S.Hyseni,.S.Zahiti,XH.Shkodra etj. “Rëndësia dhe organizimi I Shërbimit të patronazhes polivalente në Sh.
    Sh. në Vushtrri , në zbulimin e sëmundjeve masovike kronike”.
    (Takimet Tradicionale të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës , maj ,     1988,Brezovicë).

5).G.Dragusha,A.Fusha,O.Halo,R.Manaj,B.Zahiti etj.
    “Ndikimi medikamentoz ne zgjatjen e systoles elektrike te ethet
     reumatike”.   (Banja e Kllokotit,1986) 
   
6).O.Halo,A.Fusha,G.Dragusha,B.Zahiti etj.
     “Perikarditi reomatik-analiza elektrokardiografike”
  (Besianë,1987)

7).M.Ristiqi,G.Dragusha,B.Zahiti etj. “Projekti per ethet reumatike”.

8).Xh.Nurboja,B.Zahiti etj.
     “Rëndesia rentgenografike e mushkërive në reumatologji”
     (B.Kllokoti,1989)

9).M.Ristiqi,R.Izahiri,S.Regjepi,B.Zahiti etj.
     “Bymorali në nus-reaksionet gastrike ne terrapin e artritit reumatoid    (B.Kllokotit,1989)
    

    PUNIMET PAS DOKTORRATES:

1. B. Zahiti,Y.Elezi, G.Dragusha.etj. Hipertensioni arterial në shtatëzënsi.Simpoziumi i dytë i shoqatës së Internistëve të Kosovës 12,13 Shtator 2003      Prishtinë
 2. B. Zahiti,Y.Elezi, L.Prenkpalaj, Shfaqja spontane e epizodeve iskemike të miokardit me theks të veqant gjatë gjumit tek një i sëmurë gjatë dializës    monitoruese me holter.Simpoziumi I dytë I Shoqatës së Internistëvë të kosovës  12,13 Shtator  2003,Prishtinë.
 3. B. Zahiti,G.Dragusha, A.Bakalli, F.Shatri, D.Gorani, A.Lahu. Rëndësia e vlerësimit ekokardiografik të funksionit të ventrikulit të majtë te  të sëmurët më regurgitim mitral.Simpoziumi ndërkombëtar :Risitë në Kardiologjin jo invasive.Shkup  30 Shtator  2005.

 4. Zahiti, B. Dragusha. G, Shatri. F, Manaj. R, Hajdini. S, Asymptomatic Ischemia of the Myocardium Deparment of Cardiology, Internal Clinic, UCCK –  Prishtina. International Symposium of  Cardilolgy,8-9 Tetor  2005 Prishtinë.
5. B. Zahiti,G.Dragusha,A.Bakalli,S.Gjoka,A.Lahu.Ndryshimet ekokardiografike të ventrikulit të majtë te të sëmurët më hypertension arterial gjate mjekimit me Amlodipinë.Simpoziumi I       Kardiologjise mbi Hipertensionin arterial.Dhjetor  2005 Prishtinë(E pranuar per botim në rëvisten”Internisti”.
 6. B. Zahiti.Terapia trombolitike në mjekimin e Infarktit akut të miokardit-temë e pranuar per botim në revisten “Internisti”
 7. B. Zahiti, G.Dragusha etj.Metodat profilaktike jo medikamentoze në mjekimin e hipertensionit arterial.Simpoziumi i Kardiologjise mbi Hipertensionin arterial,Dhjetor  2005,Prishtinë.
 8. B. Zahiti, G.Dragusha, etj.Rëndësia e Ergo-testit në zbulimin e Hipertensionit arterial latent.Shoqata e Internistëvë-Simpoziumi i tretë, Prill  2006, Banja e Kllokotit.
 9. S. Zekaj,Z. Kabashi, A. Haziri, B. Zahiti etj. Incidence of liver tumors diagnosed ëith ultrasound at our department from June 2000 to June 2002.The second International Scintific  symposium,
diagnostic ultrasound in medicine.Prizren  2003.

10. H. Berisha,U.Gashi, B.Zahiti. Korelacioni në mes të CK,CKMBdhe madhësisë se infarktit te miokardit.Simpoziumi  parë ndërkombëtar i Shoqates së Biokimistëve klinikë të Kosovës,16-18 tetor  
11. T Bekteshi, B.Sejdiu, L.Prekpalaj, B.Zahiti. Mjekimi i  të sëmurëvë me insuficiencë kronike të zemres me beta-bllokues selektiv.Praxis medica Prishtinë 2002.
      2003.
12. Bedri Zahiti, Gani Dragusha, Aurora Bakalli, Daut Gorani, Faik Shatri, Ali Lahu.
     Importance of Echocardiografice Evaluation of the left Ventricular Function Patients Ëith Mitral Regurgition.
     Service of Cardiology Internal Clinic, UCCK, Prishtinë. Medicus 2006, supl. (1) VI (2) : 90-91 Nr. 2 Tetor, 2006. Strugë 27.10.2006
13. Case Report
       Giant Left Atrial Myxoma in an Elderly
       Patient: Natural History Over a 7 – Year Period
       Gani Bajraktari, MD,Merita Emini, MD, Venera Berisha, MD,
       Fitnete Gashi, MD, Artan Beqiri, MD, Bedri Zahiti, MD,
       Hamza Selmani, MD,Faik Shatri, MD, Rexhep Manaj, MD,                                                                                                                                                                                                                                         
       Second  Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic,
       University Clinical Centre of Kosovo, Received 21 December 2005;
       accepted 26 june 2006.
14.  P03  ROLI KLINIK I AMLODIPINËS SI MONOTERAPI NË VLERAT E TENSIONIT ARTERIAL DHE NË 
       FUNKSIONIN E VM- NË FAZËN E SISTOLËS SË VM.
       Bedri Zahiti
       Shërbimi kardiologjisë, Klinka Interne, Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
       - Kongresi i Parë i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës ( Libri i abstrakteve ), 26-28 Shtator 2008 Prishtinë.
15.  FIBRINOLIZA E DOMOSDOSHME NË FAZËN E HERËSHME TË MJEKIMIT TË IAM-SË
       Dr. Bedri Zahiti, Dr. Daut Gorani, Dr. Sami Gjoka
       Shërbimi kardiologjisë, Klinka Interne, Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
-Kongresi i Parë i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës ( Libri i abstrakteve ), 26-28 Shtator 2008 Prishtinë.
16.  SINDROMA ELLIS-VAN CREVELD
       D.Gorani, B.Zahiti, etj
       Shërbimi kardiologjisë, Klinka Interne, Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
       - Kongresi i Parë i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës ( Libri i abstrakteve ), 26-28 Shtator 2008 Prishtinë.
17.  Homodynamic evalution and the confirmation of ischemic heart disease ëith Holter monitoring of EKG, ëith emphasis on the 
       premature changes ( aberrations ) on QRS complexes   
       Bedri Zahiti, PhD, MD. Daut Gorani, MD.
       Published by Albanian American Academy of Sciences.  Nr. 8  Neë York ● 2008.

 Etj.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...