Hivzi Muharremi( 1948 -)


Rezultati i imazhit për hivzi muharremi"


Hivzi Muharremi,lindi më 1948 ne Pejë . Është historian i arteve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

 Gjimnazin  "11 Maji" e kreu në Pejë(1963). Më 1973, ka kryer Fakultetin e Historisë së Artit në Beograd. Më 1986 ka kryer Magjistraturën dhe më 1995, kreu Doktoratën.

Zona e hulumtimit në opusin e tij kreativ është kryesisht materia që trajtohet në historiografinë e arteve vizuale, duke filluar nga antikiteti e deri tek tendencat bashkëkohore të artit.

Nga viti  1974, është profesor i historisë së artit në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative në Pejë,

Më 1981, Profesor i Historisë së Artit në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Më 1995, Profesor i rregullt.

Prej vitit1986-1990 Drejtor i Teatrit Popullor në Pejë.

Prej vitit 1997- 1999, Prodekan i Akademisë së Arteve.

Prej viteve 1999-2001, 2001- 2003 dhe 2005- 2007 si Dekan i Fakultetit të Arteve Prishtinë.

Prej vitit 2003- 2005, Ka qenë Anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës.

Prej vitit 2007- 2009, ka qenë Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit.

Drejtori Teatrit Popullor në Pejë.(vitet 2001- 2007). Profesor në Universitetin e Tetovës Akademia e Arteve në vitet 1995- 2010

Prej viteve 2004- 2011, ka qenë Profesor në Fakultetin Filologjik –Departamenti, Gjuhë Angleze dhe Letërsi.

Profesor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Bisnesit-Pejë. nga viti 1990 deri 2010.

Prej vitit 2009 Profesor në UBT. (Ligjerues i lendës Histori e artit dhe Histori e arkitekturës).

Prej vitit 2011 e në vazhdim Profesor në Albanian University,Tiranë dhe Berat

Më 2015 Dekan në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Albanian University.

Në periudhën e dertanishme është zgjedhur në këto vende:

1979-1983, Themelues dhe Kryetar në dy mandate të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Pejës.

1983-85, Anëtar i Komitetetit Nacional të Historianëve të artit të ish Jugosllavisë.

1983-85, Anëtar i Kryesisë së Pedagogve të Kosovës.

1984, Anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ Të Kosovës.

1985, Anëtar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës.

1992. Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Artit Jugosllav.

1993-97, Kryetar i Shoqatës gjithëkombëtare për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturo-Historike të Pejës dhe rrethinës.

1997- 99, Anëtar i Kryesisë së Shoqatës për tërë Diasporën shqiptare për Trashigimi Kulturo_historike.

2000 - Kryetar për ngritjen e Kompleksit Memorial “Ademi Jashari”, Prekaz. -2000 – 2006, Kryredaktor i Revistës “Ars Poetica”

Botimet:

1986, "Pasqyrë e shkurtër e Historisë së Artit", tekst Universitar, botues: Universiteti I Prishtinës.

1986 , "Metamorfozat e gjuhës figurative", Rilindja.

1986, Monografia V. Radoviq,

1989, Kultura Figurative për klasën e II të shkollave të Mesme.

2000, Monografia "Muslim Mulliqi", Botues Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

2005, " Historia e artit I", Universiteti i Prishtinës. -2005, "Historia e Artit II", Tekst Universitar.

2006, Monografia: " Arti Bashkëkohor i Kosovës", Botues, Galeria e Arteve-Prishtinë.

2007, Kultura Figurative, Tekst shkollor për klasën e X. - 2005, Arti Figurativ për klasën e XII.

2010, Maestro Mulliqi (Monografi), botues, Ministria e Kulturës- Maqedoni.

2014, Autor i teksteve nga artet pamore për monografinë “Komunikimi dhe Bashkëpunimi Miqësor Kosovë- Kroaci”.

2014, Anëtar i Redaksisë dhe autorë i zërave për Enciklopedinë e Kosovës. Botues: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

2015, "Qasja Vizuale", Botues, Kuvendi Komunal I Prishtinës Departamenti i Kulturës,

Kontributet:

2006, Ligjeratë për "Tendencat zhvillimore të Arteve vizuale Shqiptare”, Kairo.

2007, Ligjeratë në Edinburg " Arti mesjetar shqiptar"

2008, "Interferencat ndërmjet Arteve vizuale dhe poetike”, Oher.

Që nga viti 1973 mirret me kritikë figurative ku ka botuar mbi 800 vështrime,, kritika, ese dhe parathënie të katalogëve për ekspozita personale dhe kolektive si të krijuesve vendor po ashtu edhe të jashtëm.

Punimet më të rëndësishme nga vështrimet kritiko-estetike janë:

1984, Impresionizmi – etapë e re në Historinë e Artit modern.

1987, Të respektohet roli I Historisë së Arteve.

1977, Barometër Frymëzimesh e ngjarjesh Autoktone.

1977, Pasqyrim real i arritjeve të një viti.

1980, Ritëm dinamik i kompozicioneve.

1980, Sintetizimi dhe integrimi i realitetit me abstrakcionin.

1980, Suprematizmi si shprehje e Konstruktivizmit dhe neoplasticizmit.

1981, Konceptualizmi si sinonim i komunikimit.

1982, Motive me kolorit të pasur.

1981, Trajtim i gjerë i elementeve dhe i formave Figurative.

1982, Trajtim i gjerë i formave dhe i figurave në hapësirë.

1982, Invencioni lartë kreativo-figurativ.

1983, Në stilin e konstruktivizmit dhe Abstrakcionit.

1983, Ngërthim i motiveve të llojllojshme.

1984, Atmosferë metafilozofike.

1984, Vizione me përmbajtje Shumëkuptimore.

1985, Motive nga vendlindja.

1985, Shumësi shprehjesh dhe stilesh.

1985, Spektër i gjerë motivesh.

1986, Shpalim I shtresimeve psikike.

1993, Gërshetim i momenteve dhe imazheve tragjike.

1993, Vizatimi si reifikim i shpirtit.

1996, Drita buron nga brendësia e shpirtit.1997, Burim i dritës nga brendësia e imazhit.

1998, Tërësi e pasur koloristike.

2000, Shembëlltyrë e paharruar për brezat.

2001, Lashtësia e profilizuar artistikisht.

2001, Piktura e shqetësimit tragjik.

2012, Mbresa nga Kolonia artistike botërore “Antalia 2012”,

2012, Monografia “Teatri i Pejës”, vepër Antologjike,

2012, Shqiptarët në artin botëror, Me një mijë Artistë e vepra,

2012, Ritëm dinamik i kompozicioneve,

2013, Bardi i Pikturës që sfidon kohën,

2013, Enciklopedia “Shqiptarët në artin botëror”

2013, Për njeriun, kohën dhe profilin në monedhë,

2014, Monografi me vlera të veçanta, Kosova sot.

Tekste për Enciklopedinë e ish Jugosllavisë-për pjesën e Arteve Figurative të Kosovës.

Merret kryesisht me kritikën e artit figurative.

Pjesmarja në manifestime ndërkombëtare:

1989, Cite Internacional des Arts, Paris

1989, Grozhnjan, Kolonia e artistëve, Kroaci

1989, Lubjanë, Tryeza e rrumbullakët me Karakter evropian prej “Ekspresionizmit deri në Ekspresionizëm”

2011, Antalia, Pjesmarrja në Koloninë Botërore, Antalia, Turqi,

2012, Antalia, Manifestimi i Festivalit botëror për kulturë, Turqi

2014, Festivali botëror i kultures Antalia, Turqi,

Etj.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)