2019-11-21

Hajro Ulqinaku (1938-)

hajro ulqinaku-250x150

Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë jugosllave, sot pjesë e Malit të Zi. Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti.Hajro Ulqinaku është autor i disa veprave teatrale, më e njohura ndër ta është drama Tërë bota Kosovë.

Libra për fëmijë :Fëmijët e detit;Margaritarët e zez;Çelësi i artë;Kolovajza e florinjtë e Hënës

Mbrëmje pulëbardhash;Fëmijëria në bregdet;Gjiri i Shpresës; Ligji i detit;Ani, Ben, ani;Bukuria e detit;Panorama e detit;Thesari i piratëve;Pëllumbat në antenë;Mos qaj Kestrina;Barka me vela (ose Barka me visare);Limani i Qetësisë;Lulekuqet mbi banka;Ishulli i Gjelbër;Libri për detin 6 + 1

Drama:Tërë bota Kosovë

Hajro Ulqinaku është shkrimtari i ekzotikës bregdetare të Ulqinit, njohës shumë i mirë i mjediseve të detit, nga ku e merr temën pothuajse tërë krijimtaria e tij letrare për fëmijë.

Hajro Ulqinaku, duke qenë edhe poet, tërësinë e veprës së vet e ka parë dhe trajtuar me një kolor mbresëlënës poetik, çka e ka bërë mjaft tërheqëse dhe interesante, por edhe emocionale, veçantisht për lexuesin fëmijë e të riun. Krijimi i emocioneve nëpërmjet përjetimeve që përfton lexuesi gjatë shfletimit të veprës, luajnë një rol efektiv e ngacmues në pasurimin e botës e të ndërgjegjes, si dhe në edukimin në frymën e dashurisë për të bukurën, për detin, për jetën.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...