2019-11-20

Salih Sh. Krasniqi(1956-)


Rezultati i imazhit për salih krasniqi doktor"

Dr. Salih Sh. Krasniqi Dr. Sc. kirurg-laparoskopist, është lindur me 02.06.1956 në Tuxhec KK (Kamenicë) Dardanë – Ko­sovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mba­ruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare ka mbaruar në Zagreb 1988-1989, ndërsa te­mën e magjistraturës e ka mbrojtur në Prishtinë në Fakultetin e Mjekësisë më 2002 me titull “Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”. Doktoraturën e ka mbrojtur në Universitetin e Mje­kësisë në Tiranë,2013, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, me titull “Eksperienca jonë në trajtimin e kalkulozës biliare me laparoskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avancuara” me mentorProf. Asc Dr. Arben I. Beqiri.
Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës. Është pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë 1998-2001.
Ka qenë asistent i autorizuar i lëndës së kirurgjisë 1996-2011 në Klinikën e Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.Ka qenë mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në FSHMN në vitin 2008-2010, mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Kristal- Fakulteti i infermierisë dega në Kukës. Që nga Janari i vitit 2014 është pedagog i lëndës së Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dega në Kukës.
Ka qenë Këshilltar Komunal i KK Prishtinës 2009-2013.
Ka qenë Drejtor mjekësor në QKUK 2008-2011.
Nga viti 2016 është mësimdhënës në fakultetin e Infermierisë në UBT dhe nga Shtator 2017 është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit të UBT-ës deri në Mars 2019.
Është autor dhe bashkautor autor i këtyrelibrave:
1. Bashkautor i librit “Kujdesi Shëndetësor” për klasën e 4 të shkollave të mesme, shtëpia botuese Libri Shkollor 1999,
2. Bashkëpunëtor i librit “Urgjenca Mjekësore” botuar nga Enti i Teksteve Dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, më 2002
3. Bashkautor i librit “Ndihma e Parë” (Prishtinë, 2010) .Është autor i dy monografive.
4. Autor i monografisë“Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”, 2013 dhe monografia e dytë e Dr. Salih Sh. Krasniqit është
5. Autor i monografisë “Përvoja në trajtimin e kalkulozës biliare me la­pa­roskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avan­cu­ara”.2013.
6. Bashkautor i librit “Kirurgjia Laparoskopike” Dr. Salih Sh. Kra­sniqit dhe Dr. Arben Beqiri (nga Tirana), 2015
Libri i shtatëi autorit dr. Salih Sh. Krasniqi,
7.KRIMET DHE KEQTRAJTIMET E PACIENTËVE DHE PER­SONELIT MJEKËSORE NË QENDRËN KLINIKE UNI­VER­SITARE TË KOSOVËS NGA FORCAT POLICORE DHE USHTA­RAKE TË SERBISË GJATË LUFTËS NË KOSOVË 1998-1999” Prill 2018 Prishtinë
Librin me bashkautor Salih Sh. Krasniqi, Petrit Bara, Gani Shabani, Fadil Beka:
8.“Diagnoza diferenciale e infarktit akut të miokardit (IAM) me emergjencat abdominale dhe torakale”, Dhjetor 2018 Prishtinë.

Dr. Salih Sh. Krasniqi ka të botuara mbi 30 punime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.
CITED BY
S Krasniqi, E Ahmeti, SA Hoxha, H Ymeri, I Shaqiri, NB Kastrati-Spahija, ...
Cases journal 2 (1), 6198
5
2009
B Lenjani, S Krasniqi, N Baftiu, I Bunjaku, A Jakupi
JLS 7 (1), 92-95
2
2013
B Lenjani, S Zeka, S Krasniqi, I Bunjaku, A Jakupi, B Elshani, A Xhafa
medical archives 66 (3), 162
2
2012
B Lenjani, S Krasniqi, N Gashi, I Bunjaku, T Zaimi
Journal of Acute Disease 1 (2), 107-109
2
2012
B Elshani¹, S Krasniqi¹
Conference Book of Proceedings, 22
2018
I Haxhiu, X Çuni, E Haxhiu, R Kasumaj, R Haxhiu, S Krasniqi, B Elshani, ...
2018
S Krasniqi, B Elshani, I Shaqiri, I Haxhiu, D.S Krasniqi, R Gjyliqi, ...
2018
B Elshani, S Krasniqi, R Gjyliqi
International Journal of Business and Technology 6 (2), 1-8
2018
B Lenjani, S Krasniqi, H Dervishi, A Hamiti, H Gani, N Kodra, A Tahiri, ...
Lijecnickivjesnik 131, 63-65

Punon në QKUK në Qendrën Laparoskopike në Prishtinë ku ka kryer mbi 4000 operacione laparoskopike.


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...