2019-11-20

Isuf Grajçevci (1948-)




Isuf Grajçevci është i lindur me 12 korrik 1948 , në fshatin Hade të Kastriotit , Kosovë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm dhe superior i ka mbaruar në Prishtinë.

Poeti Grajçevci ka filluar të merret me shkrime qysh si nxënës i shkollës fillore, kurse punimet e tij herë pas here janë botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik.

Atëbotë ka punuar si korrektor në Gazetën Zyrtare të ish Jugosllavisë, në Redaksinë e gjuhës shqipe dhe në Enciklopedinë e ish Jugosllavisë – në Redaksinë e gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tij intelektuale ka bërë përkthime të shumta të materialeve të ndryshme, qofshin ato zyrtare apo edhe artistike.

Poeti Grajçevci në vitin 1994 u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje punoi dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqiptare. Me fillimin e luftës, ai me shumë bashkatdhetarë ndihmoi luftën në Kosovë, duke u organizuar bashkë me patriotët e tjerë në shumë drejtime dhe duke e radhitur edhe djalin e tij në Batalionin “Atlantiku”, të cilët erdhën në Kosovë për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve të tyre në luftë kundër armikut shumëshekullor. Një kohë punoi përkthyes i gjuhës angleze në UN. 

Ndër të tjera poeti ka botuar edhe këto përmbledhje me poezi: “Hapat e tu në mote”, “Gjurmë mërgimtari” dhe “Larg teje”.

Edhe pse Grajçevci në shumicën e kohës jeton dhe vepron në SHBA, ai me vargjet e tij artistike është i lidhur ngushtë me atdheun e tij.

Në vitin 2016, Grajçevci u nderua me Çmimin e Karrierës nga Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” nga Komuna e Kastriotit.

Jeton e vepron në SHBA, ku është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane  si dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ai çdo vit është i pranishëm edhe në Prishtinë. 

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...