Bedri Halimi , lindi më 5 mars 1963, në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik në burgjet serbosllave(Goli Otok, etj).
Ka të kryer Fakultetin e bujqësisë në Universitetin "Hasan Prishtina", në Prishtinë.Është Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.
Bedri Halimi ka botuar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore (nga lëmia e agronomisë) në revista të ndryshme të hapësirës shqiptare.
Deri tash ka botuar disa libra vepra:
Ditar Dardanie, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1992
Plagë shpirti, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1995
Cubat fshehin Hënën, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1999
Rugova – ngritja dhe rënia, publicistikë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2000
Kafshët e botës sime,poezi për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë, 2001
Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj, KL“Luigj Gurakuqi”, Sharr, 2002
“Haxhi Ymer Prizreni” (përgatiti për botim), revista “Sharri”, 2006
Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore, studim, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2009
Karnavalet e djajve, poezi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2013
Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2014
Opoja – aspekti historik (përgatiti për botim), monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2016
Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017
Panoramë opojane, poezi për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2017
Opoja – aspekti folklorik, monografi (përgatiti për botim), shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017
Ecje nëpër furtunë, roman, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017
Etj.
Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”, Sharr.
Flori Bruqi