2019/11/21

Gazmend Shaqiri(1936-2019)


Rezultati i imazhit për gazmend shaqiri"
Prof. dr. Gazmend I. Shaqiri, dr. sc.med.,u lind në Shkodër në vitin 1936. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, fakultetin e mjekësisë në Beograd, specializimin e kirurgjisë së përgjithshme në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd (1969), ndërsa specializimin e kirurgjisë kardio-vaskulare në UKECH të Pragës (1970-1972) dhe Texas Heart Institute, Houston SHBA (1986-1987).

Është themelues i kirurgjisë vaskulare në Kosovë. Para hapjes së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, është angazhuar në shkollimin e kuadrit të mesëm mjekësor. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë zgjidhet ligjërues (1969), prodekan (1973-1975) dhe dekan i këtij fakulteti (1976-1979). 

Pas mbrojtjes së doktoratës nga lëmi i kirurgjisë së enëve të gjakut (1974), merr thirrjen docent, më vonë profesor inordinar (1977) dhe profesor ordinar (1983) për lëndën e kirurgjisë së përgjithshme. 

Udhëheq Klinikën e Kirurgjisë dhe tëOrtopedisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, prej vitit 1987 deri në shtator të vitit 1990, kur, si pasojë e represionit serb, dëbohet nga puna. 

Dëbimi i tij nga puna e ka ndërprerë realizimin e projektit për themelimin e kirurgjisë kardiake në Prishtinë. Pas kësaj vazhdon të punojë në kirurgjinë kardiotorakale në Klagenfurt, Austri.

Autori, ka pasur nderin të shkollojë, të edukojë dhe të avancojë një plejadë të tërë mjekësh dhe kirurgësh kosovarë. Ka botuar mbi 210 punime shkencore.

 Ka marrë pjesë në tubime të shumta shkencore në vend dhe jashtë tij. 


Vdiç me  15 korrik 2019.

Librat e botuar :

“Sëmundjet e arterieve”(1989)

“Kirurgjia e zemrës dhe aortës”(1994)

 “Doracakët medicinalë në praktikën ditore”(1996) 

“Kirurgjia urgjente, Lëndimet“(1999);

 “Kirurgjia urgjente, Pjesa e përgjithshme”(2001) 

 “Kirurgjia, Sëmundjet akute, Pjesa speciale”(2001). 

 “Ndërhyrjet kirurgjike“(2005),

Ditari i kirurgut”(2006)

“Patokirurgjia“(2010).

  “Pagjakësia e anësive trupore – Sëmundjet e arterieve periferike“(2016),  

“Kirurgjia e enëve viscerale të gjakut”(2019).(koautorë: Prof.Dr.Gazmend Shaqiri dhe  Dr.sc. Luan Jaha)  .


Autori, ka pasur nderin të shkollojë, të edukojë dhe të avancojë një plejadë të tërë mjekësh dhe kirurgësh kosovarë. Ka botuar mbi 210 punime shkencore. 

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...