Hydajet Hyseni lindi më 10 mars1954, në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar gazetari-diplomaci dhe ka punuar gazetar i “Rilindjes” së Prishtinës.
Në rini – disa vjet ilegal, pjesë e Lëvizjes së fshehtë çlirimtare të kohës dhe i shtypit ilegal; për shumë vjet – në burg politik, pas lirimit – veprimtar politik i Alternativës së kohës, i lidhur me Lëvizjen e fshehtë, LPK-në.
Njëkohësisht edhe anëtar dhe nënkryetar i KMDLNJ-së, gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i gazetës,”Bujku” (“Rilindja”).
Njëri nga pjesëtarit në Konferecën e Rambujesë, anëtar i Qeverisë së përkohshme dhe bashkëdrejtues në strukturat e përbashkëta administrative.
Deputet shumëvjeçar, anëtar i kryesisë, përfaqësues disavjeçar i Kuvendit të Kosovës, në KGJK si dhe në Asamblenë Parlamentare të KE-së…
Nga viti 1995 – kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë; nismëtar i Këshillit të Paqes në Kosovë, bashkëkoordinues i Këshillit Shqiptar për Paqe dhe anëtar i Këshillit Global të FPU-së.
Është kryesues i KP të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Flet gjuhën frënge, angleze, serbe dhe në mënyrë pasive edhe italisht e gjermanisht.
Jeton në Prishtinë.
Deri tash ka botuar:
“Këngët e lirisë“,
“Pushka amanet“,
“Përrallat flasin gjuhën time“,
“Paraverë në katër pamje“,
“Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion“,
etj.