2019-11-20

Rauf Dhomi(1945-)

Rezultati i imazhit për rauf dhomi"

Rauf  Dhomi , lindi në qytetin e Gjakovës më 1945 në një familje me tradita në këngën qytetare. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për muzikë i filloi në Shkollën e Muzikës në Prizren në degën e teorisë (1961-1965). Studimet e larta për muzikë i kreu në Akade­minë e Muzikës në Sarajevë, në drejtimin e kompozimit dhe diri­gjimit në klasën e prof. M. Spiller në vitet 1965-1969. Pas studimeve punoi asistent (lënda e harmonisë) pranë të njëjtës Akademi (1969-1970) në të cilën mbrojti dhe diplomën në vitin 1970. Më pas, në vitet 1972-1973 kreu studimet pas­universitare për kompozim pranë Akademisë së Sarajevës, në klasën e prof. M. Spiller.
Pas diplomimit u kthye në Kosovë, ku filloi punën pranë gjimnazit H. Dushi (1969-1970). Krahas punës së pedagogut, u aktivizua dhe në je­tën kulturore të Gjakovës duke themeluar Korin e Burrave të qytetit, në vitin 1965 dhe duke bërë me të një jetë koncertore intensive. Në vitin 1971 u punësua pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në degën e Muzikës dhe që prej vitit 1975, kur u hap Fakulteti i Arteve i Prishtinës, e deri në pensionim punoi si profesor pranë këtij institucioni. R. Dhomi është anëtar i Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që prej vitit 1993. Më 1 mars të vitit 2003, themeloi trupën e Operës së Kosovës, dhe me 1.01. 2004 themeloi Konservatorin Artistik pranë këtij Institucioni.
Krijimtaria e R. Dhomit është e pasur dhe e larmishme. Ka kompo­zuar në të gjitha gjinitë e muzikës, me një prirje të veçantë për muzikën vokale (koralet e shumta dhe veprat skenike ku përveç operave duhet përmendur muzika për teatër, në një numër impresionues prej rreth 300 shfaqjeve për të cilat ka bërë muzikën në teatrot e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Shkupit, Prizrenit etj.).
Muzika e tij është luajtur në të gjitha aktivitetet kryesore të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë, si dhe në Shqipëri dhe është botuar në Kosovë dhe në Shqipëri.
Për aktivitetin dhe veprën e tij, është nderuar me çmime, dekorata të shumta, ndër të cilat duhet përmendur: Qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979), Shpërblimi i Dhjetorit (1980), Dekorata me merita për popull me rreze të arta (1981) si dhe Shpërblimin për muzikën më të mirë në festivalin e teatrove në Beograd, në vitin 1990 (e refuzuar).

Veprimtaria

Skenike:

Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).

Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).

E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.

Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).


Vokalo-instrumentale:

Rondo, për violonçel dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986).
kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.

Requiem, e papërfunduar, 1966-1968. Këngë solemne, për solist e orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.

Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.

Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).


Orkestrale:

Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.

Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.

Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.

Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.

Suitë sinfonike, 1993.


Këngë solo për zë dhe piano:

Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.

Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.

Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.

Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1969.

Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.

Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.

Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.

La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.

Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.

Etj.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...