2019-11-30

MYRVETE DRESHAJ – BALIU(1996-)


Rezultati i imazhit për myrvete baliu"
MYRVETE DRESHAJ – BALIU  lindi më 1966 në Vrellë të Istogut, Republika e Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Pejë.
Në vitin 1984, deri sa ishte maturante e Gjimnazit të Pejës, për veprimtarinë e saj atdhetare dhe pjesëmarrjen në themelimin e grupit ilegal “Ideali” u dënua me pesë vjet burg politik. 


Ndërsa në vitin 1989, për aktivitetin e saj në demonstratën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë burgoset prapë dhe dënohet me dy muaj burg.

Në vitin 1990 ishte njëra prej themelueseve të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1992).


Myrvetja  Fakultetin e Filologjisë, Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe,e kreu  në Universitetin e Prishtinës(1989-1993).

Rezultati i imazhit për myrvete baliu"
Po këtu ka përfunduar edhe studimet e magjistraturës dhe të doktoratës(1994-2002) 

Para më shumë se dy dekada ka filluar punën si asistente në Universitetin e Prishtinës(1997-2003: asistente për grupin e lëndëve gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës;2002: ligjëruese e lëndës Histori e letërsisë shqipe në Fakultetin e Edukimit ), ndërsa tani është profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

Është autore e disa studimeve dhe veprave shkencore, si dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.




 Veprat e botuara: 

1.Pajtimi i gjaqeve 1990-1992, (bashkautore), Instituti Albanologjik i Prishtinës

2.Jusuf Gërvalla - jeta dhe vepra (tezë e magjistraturës)

3.Konteksti i shkrimit (studime dhe ese), Prishtinë, 2004;

4.Pesha e komunikimit (ese) Prishtinë, 2009;

5.Jeta dhe vepra e Jusuf Gërvallës(monografi), Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2010;

6.Enciklopedisti i kërkimeve albanologjike (Studimet historiko - letrare të Jup Kastratit) (monografi), Prishtinë, 2014;

7.Letërsia për fëmijë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2019.

Etj.



Myrvete Dreshajn Baliu , tema e lidhur me emrin e Jusuf Gërvallës, fillim­isht  ishte vetëm me jetën e tij, që e  ka nxitur të merret që kur ishte nxënëse dhe prej saj  ajo nuk ka mundur të lirohem as si gjimnaziste, kur bashkë me disa shokë e shoqe kishim themeluar një grup politik në frymën e idealeve dhe të idealistëve si ai, as si studente kur dijes së sajë , përtej biografisë së tij jetësore, i ishte shtuar edhe biografia e tij intelektuale dhe krijuese. 

Kjo mund të duket mbase krejt personale, por duke dëgjuar fillimisht tregimet e bashkë­ko­­hësve për misionin e tij dhe duke dëgjuar më vonë rrëfimet e nënës Ajshe për fatin tragjik të familjes së saj, nuk ka  mundur  Myrvetja të mos e ndërtoj edhe  një botë më vete për historinë e tij jetësore, familjare dhe më në fund kombëtare.

 Që nga manifestimet përkujtimore, (të filluara së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, që më 1988) kur ajo fillon t’i recitoj poezitë e tij dhe të shkruaj më vonë për veprën e tij (në temën e diplomës së Universitetit të Prishtinës), ngacmimi i sajë  shfaqet  veçmas në çaste ballafaqimi me nënën e tij. 

Nga ajo kishte  dëgjuar, në një qetësi dhe krenari, për fëmijërinë, për fatin tragjik të familjes dhe sidomos për misionin e tij. 

Ishin disa rrëfime, të cilat, në fund të fundit, nuk dilnin jashtë kornizave të baladave e këngëve të lashta, që vinin nga thellësia e botës shqip­tare, duke u përsëritur nga brezi në brez deri në fund të shekullit XX.

Nga ajo që ajo  kishte  dëgjuar nga miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e Lëvizjes ilegale për rolin e shum-anshëm të tij në procesin e rezistencës së popullit të robëruar të Kosovës dhe të luftës për liri e pavarësi, biografia e tij më së miri i reflektonte gjeniun e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij e të popullit të tij me push­tuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vetes. 

Për­masa e angazhimit të tij i dilte e shum­anshme: publicist, përkthyes, krijues, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe organizues e ide­olog i saj.

Ndoshta mu për këtë, fati i këtij autori dhe reflektimi i jetës dhe i veprës së tij në ndërti­min e kësaj monografie, ndeshen me një element të përbashkët, me kujtesën e sajë dhe me ndikimin e saj në këtë proces krijues. 

Ky element, si shenjë e kujtesës së përbashkët për veprimtarinë brenda së njëjtës Lëvizje, mund të jetë veçoria personale  e Myrvetes , që në këtë rast i bashkojë  si objekt dhe si subjekt.

Në këtë rrjedhë, interesimi i sajë  për t’u marrë me hulumtimin dhe me studimin e veprës jetësore, intelektuale dhe letrare të Jusuf Gërvallës, lidhet me përpjekjen e sajë  për ta rikthyer atë si objekt kërkimi, në kohën kur për studimin e jetës dhe veprës së tij ende mungonte guximi i mjaftueshëm intelektual dhe qytetar ndër studiuesit dhe ndër institucionet tona shkencore.

 Vepra e tij letrare ishte bërë objekt i kritikës vetëm deri në vitin 1979 (Ali Aliu, Emin Kabashi, Teki Dervishi e Sylejman Syla), por pas largimit nga Kosova, në jetën kulturore e letrare ishte kthyer pjesërisht vetëm në Tiranë (Ismail Kadare, Pandeli Koçi, Ramadan Vozga e Lumira Berati), ku ishin botuar edhe dy vepra letrare të tij: Bekimi i nënës (përmbledhje me poezi të zgjedhura) dhe romani Rrotull. Ai do të rikthehet në letrat shqipe në Kosovë vetëm pas vitit 1990, kur do të botohen shumë shkrime rasti, me theks të veçantë për aktivitetin e tij politik dhe kur do të botohen disa prej vlerësimeve më të plota për veprën e tij letrare-artistike nga veprimtarë dhe studiues: Kadri Rexha, Sabri Hamiti, Hydajet Hyseni, Agim Vinca etj.

Pavarësisht nga këto, veprimtaria e tij jetësore dhe sidomos vepra e tij krijuese, ende nuk janë bërë objekt i një studimi më të thelluar apo i një monografie të plotë, prandaj këtë përpiqet ta arrijë studimi  i sajë.

Pas viteve nëntëdhjetë një numër i studiuesve dhe i kritikëve shqiptarë, në vazhdimësi kanë botuar studime në trajtën e monografive për vepra, autorë e çështje të ndryshme të letërsisë shqipe. 

Këto monografi studimore janë kryesisht të trashëgimisë letrare, por më së shpeshti të autorëve të ndaluar për një gjysmë shekulli. 
Studimet, zakonisht kanë karakterin e rivlerësimeve letrare e historike dhe të paraqitjes për njohje, vlerësim dhe vendosje të autorëve e veprave në kontinuitetin e vlerave letrare shqipe. Edhe qëllimi ynë është që në rrjedhat e këtij kontinuiteti të shprishur me kritere jashtëletrare, ta rivendosim edhe Jusuf Gërvallën (me pjesën më të madhe të veprës letrare të botuar dhe të mbetur në dorëshkrim) me një studim që është e zakonshme t’i rrijë pranë veprës. 

Jo thjesht, për të shtuar një emër në listën e shkrimtarëve të përmendur, që bëjnë historinë e letërsisë shqipe, por në radhë të parë, për të hapur për diskutim artin krijues letrar të Jusuf Gërvallës. 

Po e bëjmë këtë me qëllim që të mos na ngjajë, si rëndom, që ndaj vlerave krijuese letrare të reagojmë me vonesë.

Pra, projekti i sajë synon që Jusuf Gërvallën ta shpërfaq jo vetëm si veprimtar të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si emër të dalluar të letrave shqipe.

Ajo, jetën e tij e shef të arsyeshme që ta paraqesë përmes pjesës së parë dhe brenda tre kapitujve: Jetës, Kulturës dhe Mitit të vrasjes, veprën e tij letrare e shef  të arsyeshme që ta vlerësojë përmes tri njësive: Poezisë, Prozës dhe Dramës.

 Kjo vepër ka edhe një shtojcë që përmban të hulumtuar mjaft shterueshëm Bibliografinë përmbajtësore të botimeve të tij. 

Një numër i madh i këtyre teksteve (kryesisht nga publicistika) nuk kanë mundur të komentohen brenda studimit, sigurisht për shkak se ato nuk kanë ndonjë rol të veçantë për qasjen e tashme, por kanë rëndësi për opusin e përgjithshëm krijues të tij, prandaj bibliografia përmbajtësore e botimeve është dhënë në pjesën e tretë si evidencë e zgjeruar.

 Arsyeja e një paraqitje të tillë ka qenë fakti se sot, përkundër një numri të madh të shkrimeve kryesisht publicistike për Jusuf Gërvallën dhe veprimtarinë e tij, vepra e tij jo vetëm nuk është botuar e plotë, por është e panjohur në disa aspekte të saj. 

Në këtë bibliografi, në interes të krijimit të një pasqyre më të plotë, sidomos të mendimit të tij politik, ajo ka  paraqitur edhe elementet ndihmëse të teksteve, si: mbititujt, nëntitujt, mestitujt, hyrjet ose rezymetë e tyre.

Nuk mund të mos i përmenden edhe  vështirësitë e dala gjatë hulumtimit dhe grumbullimit të materialit që ka bërë studiuesja Myrvete Dreshaj-Baliu.... 

Jeta e tij në shumë aspekte, aq sa ka qenë e njohur, po aq ka qenë edhe e panjohur, pavarësisht se për jetën ka shumë tekste të publikuara, kryesisht në përvjetorët e vrasjes së tij. 

Mirëpo, dokumentet autentike (materialet e Lëvizjes, letër­këmbimi, dorëshkrimet, shtypi ilegal) ishin të shpërndara kryesisht në mërgatë dhe në Tiranë. 

Në diasporë (në arkiva private) gjendet pjesa më e madhe e literaturës që lidhet me veprimtarinë politike të Lëvizjes Kombëtare për çlirim, anëtar i së cilës ka qenë edhe Jusuf  Gërvalla. 

Për këtë arsye ajo ka qenë e  detyruar që të shfrytëzoj disa forma të kërkimit.

 Në Tiranë ajo ka  hulumtuar në Arkivin Shtetë­ror, Bibliotekën Kombëtare dhe në arkivat e disa puno­njësve shkencorë dhe të kulturës; në Prishtinë ka hulumtuar Arkivin e Kosovës dhe Bibliotekën Kombëtare, arkivin e të përjavshmes “Zëri i rinisë”, arkivin e të përditshmeve “Flaka e vëllazërimit” dhe “Rilindja” etj., ndërsa nga mërgata ka marrë kopjet e dokumenteve dhe të shtypit të Lëvizjes: “Zëri i Kosovës”, “Liria”, “Lajmëtari i lirisë“ dhe “Bashkimi”.

Me këtë rast  studiuesja Myrvete Dreshaj-Baliu e ndjenë  të nevojshme t’ju shpreh mirë­njohje të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre i kanë dalë në ndihmë për hulumtimin dhe grumbullimin e materialit: ish drejtorit të Arkivave të Shqipërisë prof. dr. Shaban Sinanit, ish drejtorit të Arkivave të Kosovës, dr. Jusuf Osmanit, si dhe punonjësve të këtij institucioni: Ismail Ismailit, Fikrije Berishës, Fatime Sylejmanit; punonjësve të Bibliotekës Kombëtare: të ndjerit Tahir Foniqit dhe dhe të tjerëve; punonjëses së bibliotekës së Institutit Albanologjik, z.Shpresa Krasniqit, studiuesve, publicis­tëve e pjesëtarëve të Lëvizjes ilegale për çlirimin e Kosovës brenda dhe jashtë vendit: Fahridin Tafallarit, Kadri Rexhës, Ibish Nezirit, Hasan Ukëhaxhës, Zymer Nezirit, Reshat Sahitajt, Behare Rexhepit, Musa Berishës, Skënder Blakajt, Xhevë Gërvallës etj.; ndërsa respekt të veçantë ajo ju  shpreh lexuesve të parë të dorëshkrimit: akademik prof.dr. Rexhep Qosjes (kryetar i Komisionit për mbrojtjen e tezës së magjistraturës), prof. dr. Emin Kabashit (mentor) dhe prof. dr. Agim Vincës (anëtar i Komisionit), sugjerimet e të cilëve i ndihmuan t’i jap formën përfundimtare këtij projekti kapital  të  studiuesës Myrvete Dreshaj-Baliu " Jusuf Gërvalla-Jeta dhe vepra".

Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...