2019-11-26

Premtim Rashiti(1978-)

Rezultati i imazhit për premtim rashiti


Premtim Rashiti u lind 6 Janar 1978 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë.

Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës e kreu në vitin 2004 me notë të lartë mesatare 9.50.

Ishte bursist i Universitetit të Prishtinës për 4 vite me radhë.

 Përveç saj, ishte edhe përfitues i bursës nga Fondacioni i Republikës së Kosovës “Xhavit Ahmeti” gjatë viteve 1996-1999.

Në vitin 2006 zgjidhet Asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë në Katedrën e Anatomisë. Njëkohësisht punoi edhe mjek i përgjithshëm në Zonën e IV tëTrupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK).

Specializimin nga Mjekësia Interne dhe Subspecializimin nga Kardiologjia i mbaroi në intervalin kohor 2007-2013.
Në vitin 2013 është punësuar në Kardiologji-Emergjencë në QKUK.

Gjatë stazhit specialistik dhe studimeve të Doktoratës ka qëndruar në shumë qendra të njohura të jashtme Universitare :

• Trajnim ndërkombëtar ne “Cardiac Image” në Salzburg-Austri në vitin 2011,

• Në Klinikën e Kardiologjisë - Spitali Universitar i Vienës

 “Allgemeines Krankenhaus-Vienna” Austri në vitin 2013

• Në vitin 2014 në Turqi, Kardiologji Invazive në “Yuksek Ihtisas Hastanesi Ankara”.

Studimet e Doktoratës i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.
Titullin e Doktorit të Shkencave të Mjekësisë e fitoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2018, në temën Ndikimi i adiponektinës dhe parametrat antropometrik në sëmundjen e arterieve koronare"

 Në të njejtin vit akademik zgjidhet – avancohet në titullin Profesor Asistent i lëndës së Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Ka publikuar numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore si autor dhe koautor.

 Pjesëmarres aktiv në shume simpoziume, kongrese, konferenca, takime profesionale, debate, prezantime shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më 2017 nëTiranë, fitoi cmimin e parë ”Ylli Popa” nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë në Konferencën e XXI Kombëtare ”Infarkt i imiokardit me ngritje të ST” .

Eshtë anëtar i Shoqatë Evropiane të Kardiologjisë (ESC),

Anëtar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës (SHKK).

Eshtë pjesëtar i Forcave të Sigurisësë Kosovës (FSK), Oficer i lartë me detyrën Udhëheqës, në Komponentën Rezervë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Batalionin e Dytë.

Botime :

Ass.dr.Premtim Rashiti “A New Horizontal Plane of the Head” Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences, Shkup 2018 

Ass.dr.Premtim Rashiti “Anatomic Variations of pancrreaticobiliary Union” Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences, Shkup 2018 

Ass.dr.Premtim Rashiti “Cardiac Myxomas A single center experience with 33 cases” Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences, Shkup 2018

 Ass.dr.Premtim Rashiti “Establishing cardiopulmonary resuscitation services in sub-Saharan Africa: a survey of suggestions made by health care workers in Cross River State, Nigeria” Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences, Shkup 2018 

Eshtë i martuar, ka dy fëmijë, jeton dhe vepron në Prishtinë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...