2019-11-29

Xhevdet Shala(1958-)

Fotografia e Xhevdet Shala

Xhevdet Shala , lindi në Loxhë të  Pejës me 03.08.1958.

 Shkollën fillore dhe Gjimnazin e mbaroi në Prishtinë.

 Studimet themelore dhe ato të magjistraturës i kreu në Fakultetin Juridik në Prishtinë. 

Ka arritur titullin Doktor i të drejtës civile me temë: Komasacioni i tokës bujqësore (pengesat ligjore në zbatim të Komasacionit të papërfunduar).

Përvojën profesionale e filloj në Gusht të vitit 1980. Nga viti 1986 ka filluar punë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

 Ishte pjesë e zhvillimeve për demokratizimin e jetës në vend. Ishte njëri nga themeluesit e Sindikatës së pavarur të punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës. 

Pas largimit masovik nga puna në vitin 1990, u angazhua në krijimin e institucioneve të Kosovës ashtu që në vitin 1991 ishte në krye të adminstratës së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Si njëri ndër themeluesit e Sindikatës së pavarur të punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës në Kongresin e I-rë të mbajtur në Kaçanik u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.

 Për shkak të aktivitetit të tij në jetën publike në vitin 1994 ishte i detyruar të largohet nga vendi. 

U vendos në Shqipëri ku mbajti lidhjet në mes Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të shëndetësisë me shumë institucione homologe jashtë Kosovës. 

Pas gjashtë muajsh kaloj provimet për ushtrim të profesionit të avokatit dhe ishte anëtarë i Dhomës së Avokatisë së Republikës së Shqipërisë.

Nga viti 1999 ishte pjesë e lirimit dhe themelimit të institucioneve të Kosovës. 

Pas vitit 1999, u përzgjodhë Zëvendës Drejtor i Qendres Klinike Universitare në Prishtinë. Pastaj udhëheqi zyrën Ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe ishte kryesues dhe pjesëmarrës në shumë projekte për hartimin dhe propozimin e dispozitave ligjore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave pronësore.

Aktualisht është Dekan i Fakultetit Juridik në Kolegjin Universitar “Iliria” në Prishtinë ku mban titullin akademik Profesor Asistent i të Drejtës civile dhe Sendor .

 Eshtë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Arbitër i përhershëm në Këshillat e Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës.


Publikime :

1. Shala Xh., Land consolidation in Kosovo (legal obstacles) PhD Thesis, February 2017, European University of Tirana (http://www.uet.edu.al/images/doktoratura/Xhevdet_Shala.pdf)

2. Shala Xh., Vertical organization of cadastral services, European Academic Research, Vol. IV, Issue 2/ May 2016, Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), ISSN 2286-4822 (http://euacademic.org/UploadArticle/2544.pdf)

3. Meha M., Shala Xh., and Kadiri Q., Border between Kosovo and Montenegro According to official documents and international agreements, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës - Vjetar 52, Pristina, 2016

4. Shala Xh., Self-financing of the cadastral services, European Academic Research, Vol. IV, Issue 2/ May 2016, Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), ISSN 2286-4822 (http://euacademic.org/UploadArticle/2543.pdf)

5. Shala Xh., The Kosovo Cadastral Agency: An Analysis on Financing Methods, European Academic Research, Vol. IV, Issue 2/ May 2016, Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), ISSN 2286-4822 (http://euacademic.org/UploadArticle/2504.pdf)

6. Shala Xh., Self-financing of the cadastral services in Kosovo, ICTEA 2015, Dubrovnik, Croatia, 27-29 March 2015;

7. Shala Xh., Meha M., and Ahmedi S., Reform of the cadastral legislation, World conference of FIG 2015, Bulgaria, Sophie 2015;

8. Meha M., Shala Xh., and Kadiri Q., The Model of Defining the Cadastral Zone and Archiving the data for Terrritory of Kosovo, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës - Vjetar 51, Pristina, 2015

9. Shala Xh., Law, women and poverty, The World Bank publication, 2014 (ISBN 9-781-4729-0643-4) Washington DC, 2014;

10. Shala Xh., Ahmedi S., Land consolidation and exchange of destination of the agricultural land, International science conference, Rule of law and democracy, State University of Tetova – Faculty of Law, Tetovo, 2014

11. Old form of the land regulation, Niels Otto Haldrup, Murat Meha, Xhevdet Shala, Nicolai Anderson, BVVG, Berlin, Germany, 2014;

12. Shala Xh., Decentralization process of the municipal solid waste, Institute on international politic studies, International conference related to the process of the decentralization in Republic of Macedonia, Skopje, 2013;

13. Shala Xh., Legal framework of solid municipal waste, International Conference on public services, State University of Tetovo, ex Republic of Macedonia, 2012;

14. Shala Xh., Discrimination and property rights in Kosovo from 1990 to 1999 on Kosovo, European University of Tirana, 2012
15. Shala Xh., Public notary and trade enterprise, Mater thesis, University of Pristina, Faculty of Law, 2010

16. Shala Xh., Legal framework on agricultural land protection, European University of Tirana, 2011

17. Shala Xh., Not solved Land consolidation in four municipalities in Kosovo (Klina, Gjakova, Prizren dhe Rahovec), International food conference, Budapest, Hungary, 2007

18. Shala Xh., Licensing of the public companies on water and bulk water supply, Regional water conference, Tirana, 2005

19. Shala Xh., Licensing of the public companies on collection, transport and treatment of the solid municipal waste, Tema, Pristine, 2004


F.B.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...