2019/11/29

Abdullah Troshupa ( 26 nëntor 1953 -)

Fotografia e Ismail Sahiti


Abdullah Troshupa lindi më 26 nëntor 1953 në Ribar të Madh të Lipjanit. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Unversitetin e Prishtinës. 

Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga viti 1972.

Shumicën e vjershave i ka botuar në gazeta dhe revista të Republikës së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.

Ka botuar këto vepra:

1.“Porosia e vëllait”, poezi për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë, 1995

2.“Dallgët e shpresës”, 2006

3.“Cigareshitësja”, dramë për fëmijë, 2008

4.“Kush më solli në jetë”, 2011

5.“Një det kujtimesh”, 2016

6.“Ora e gjyshit”, poezi për fëmijë e të rinj, 2017

Është kryetar i klubit letrar “Fazli Grajçevci” të Lipjanit. 

Është redaktor i revistës letrarer “Aurora”. Është profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në SHFMU “Hasan Prishtina” të Llugaxhisë së Lipjanit.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...