2019-11-25

Branislav Sinadinovski






Branislav Sinadinovski , është Akademik Profesor doktor i historisë  shkrimtar, diplomat,  nga Maqedonia e Veriut.

Është djalë i Jakim Sinadinovskit, i cili gjat kohës së LNÇ-së ka qenë i rreshtuar për krah radhëve partizane në Shqipëri, me emrin Gjergj Pranga. Sinadinovski është shqiptar ortodoks është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

“Emrin e kom Branko Sinadinosvski, po jam shqiptar, ortodoks shqiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shyp me mija vjet, mirëpo mas ni kohe e ndrran e u asimillun e u bonë slloven (sllav)”.

Pas deklaratës së motrës Liljana Sinadinovska - Andreevska, në të cilën ajo thotë se i vëllai është një mashtrues ordiner dhe se s’ka lidhje me të qenit shqiptar ortodoks, Sinadinovski është përgjigjur :

“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.

Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, siç transmeton ina, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Liljana Sinadinovska Andreevska, doktoreshë specialiste e epidemiologjisë deklaroi dje se se nuk ka gjë kundër shqiptarëve i respekton si popull, por reagon kundër keqpërdorimit të emrit të familjes për qëllime personale politike dhe financiare nga Branisllav Sinadinovski. Ajo shpjegon se vëllai i saj ka bredhur nga LSDM-ja në VMRO në kërkim të posteve, për të përfunduar tani në BDI.

“Ajo është gënjeshtër jo-njerëzore dhe brutale, që figura e ndritur e babait tonë, të ndjerit Jakim Sinadinovski, dhe familja më e ngushtë dhe e gjerë Sinadinovski, të kryqëzohen si shqiptarë ortodoks, kjo është skajshmërisht jo-njerëzore dhe jo-humane. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Titiste ai u kthye në Maqedoni, duke kërkuar funksion më të lartë nga LSDM-ja.

Pasi nuk iu mundësua, shkoi në VMRO DPMNE, ku u emërua si ministër pa portofol për punë të jashtme. Pas 2-3 vitesh braktisi edhe atë parti, madje duke u prezantuar si themelues i VMRO-së, që është gjithashtu gënjeshtër brutale”, deklaroi Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.



Ai është profesor universitar, u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Prof. Dr. Branko Sinadinovski është autor i më shumë se 40 librave.

Disa nga librat e botuar nga Branislav Sinadinovski :

•"Palestinsko nacionalno pitanje i blisko istočna kriza"

• "Jaser Arafat"

• “Josif Bagerin”

• “Hasan Prishtina”

• “Shqiptarët ortodoks në republikën e Maqedonisë”

• “Skënderbeu” etj.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup.




• Prof. Dr. Branko Sinadinovski është themelues i “Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni” dhe autor i librit “Skënderbeu”

Në librin e Branisllav Sinadinovskit për Skënderbeun, vëren diçka të veçantë nga librat e tjerë për këtë figurë të madhe kombëtare dhe botërore. Madje, të mahnit si asnjë libër tjetër që ke lexuar në gjuhën maqedonase e me alfabet cirilik. Branisllavi e shkruan këtë libër me përkushtim të madh, dhe ai, siç duket nuk dëshiron të shkruaj për këtë vigan në mënyrë të mbyllur, në një rreth me të, por e nxjerr atë me rrënjë që nga e kaluara e largët e tij, duke përshkruar të parët e tij në mënyrë gjithëpërfshirëse: si për genin, kulturën, gjuhën, zakonet, virtytet, duke e paraqitur shumë natyrshëm edhe trimëritë e të parëve të tij, gati të papërsëritshme në botë.
Në mënyrë të thuktë, me plot fakte dhe argumente, Sinadinovski e paraqet komunikimin gjuhësor të kohës së Lekës së Madh dhe raportet mes popujve e këtyre hapësirave. Këto gjëra i paraqet me fakte të cituara, ashtu siç nuk i ka bërë asnjë shkrimtar apo studiues i këtij shekulli të fundit. Duke folur për Gjergjin, Sinadinovski i përshkruan gjërat në hollësi rreth tij, sa Skënderbeu na duket se është rreth nesh dhe i gjallë, na mëson, na këshillon, na sugjeron për veprime të kësaj kohe ndër popujt e Ballkanit, sfida këto që kryetrimi i kishte kaluar që në Mesjetë dhe ne rropatemi ende pa zgjidhur problemet, sikur të përgjumur e të humbur, edhe përkundër fakteve që flasin vetë.


Akademiku Sinadinovski  është rrahur me  5 mars 2018  para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës.

Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë..

Flori Bruqi




Palestinsko nacionalno pitanje i bliskoistočna kriza

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...